Vdiq profesor Ajeti, po kush mbeti?

0
378
Idriz Ajeti

Kujtimet për Dritëro Agollin, poet e profesor Idriz Ajetin, që i publikova pra dy ditëve, kur u publikuan e pash se për profesor Ajetin, kisha harrua me i dërgua fjalët e shkruara. Kjo edhe nga shkaku se nipi im Fatmir Bajra, pa nevojë kishte përdor disa fjalë vend e pavend, gjithsesi të mira, sipas Fatmirit por që nuk i ka pas nevoje të thuhën për profesor Ajetin.

Dje mora vesh (14. Shkurt 2019) që vdiç profesori Idriz Ajeti. Vdiq profesori i profesorëve e mësuesi i mësuesve.

Një miku im, me vendbanim në Gjermani, Xhafer Leci më thirri që të shkojmë bashkë për një vizitë te profesori por unë nuk isha në Prishtinë dhe kush mendonte se nuk do ta shoh më profesorin?

Më tegoi ai se profesori vitet e pleqërisë ka jetua në kushte të rënda ekonomike dhe pa ndihmën e “shtetit”.

  • Pse?
  • Sepse profesori kuk ishte sahanlëpirës e nuk iu shkonte prapa politikajve. Ata kanë pasur obligim që profesori të ket një ndihmëse ose dy, përveç gruas plakë që ndoshta edhe ajo ka pasur nevojë për mbikqyerje.

Të tjerët, ata që ishin si ata merrnin nga 200.000 euro për botimin e pamfleteve të tyre e disa të tjerë, për “kontributin” në politikë, jo në çështjen kombëtare, iu dhanë edhe kerre luksoze, shoferë e shëbëtor dhe nga 1.000 euro, pagë mujore-

-Po ty profesorçka të dhanë? Ty që në vitet 1970-ta e `80-ta do të kishin pasur dëshirë të kishin shumë univerzitete jugosllave e ballkanike si profesor.

Profesor Ajetin e njoha dhe dhe e takova për herë të parë më 1975, kur ai ishte në Zenit.

Prej shkallëve të ish Fakultetit Filozofik, hyerjes kryesore e deri në Degën e Albanalogjisë, që ishin hapur dy degë te reja, më 1973, ajo e Letërsisë dhe e Gjuhësisë, e deri në katin e dytë, te kabineti, ku shkruanta: Idriz Ajeti, në të dya anët rreshtoheshin studentë e profesor dhe përkuleshin para profesorit. Ai përshendeste me nga një fjalë goje ose me koke dhe vazhdonte rrugën me hapin e sigurtë, hap që kurr nuk u ndal, deri dje, më 13 shkurt.

Profesor Ajeti, plaku mjekërrbardhë, ishte burrë e kaluar burrit. Kur ai fliste, të gjithë e degjonim.

Dy raste me kujtohen kur ai foli e ne të gjithë që ishim në ish sallën e Bibliotekës filluam të qeshnim. Besim Bokshi mbronte temën e dizertacionit “Shqipja si gjuhë fleksive indoevropiane”. Kyetar komisioni ishte profesor Ajeti e antar ishte edhe Latif Mulaki e Ali Hadri. Profesor Ajeti ishte i kënaqur me temën e punuar nga profesor Bokshi. Pas pyetje përgjigjeve që ia bënë prof. Ali Hadri e Muraku, dikur profesor Ajeti ia muar nga dora mikrofonin profesor Mulakut e nuk e la të vazhdoj me pyetje ndërsa profesor Ajeti ia bëri disa vrejtje dhe e këshilloj vetëm për disa gabime të vogla, për shenjat e pikësimit dhe kategoritë leksiko- gramatikore.

Profesor Ajeti, ishte guximtar i madh. Ai në mbledhjen e 17-të të KQ të LKJ-së në Beograd, pas demostratave të vitit 1981, mbrojti me fakte trashëgiminë tonë kombëtare, kulturore, gjuhësore dhe historike. Kur një akademik serb do të thoshte se shqiptarët nuk janë pasardhës të Ilirëve, profesor Ajeti do të ngritej në foltoren e asaj shtëpie komustësh jugosllav, do të deklaronte: “Me njerëz që nuk e e njohin shkencën është humbje kohe e nuk kam çka të flas me ta. Dje keni thëne se të paret e shqiptarëve janë Ilirët e sot …”

Me profesor Ajetin, edhe kësaj radhe institucionet tona shtetërore u koritën. Profesorin e madh nuk e përcollën deri në banesën e fundit me nderime ushtarake shtetërore, siq i ka hije një shteti, për të cilin ka dhënë kontribut të pazëvendësueshëm profesorr Ajeti. Ata në vend se të bënin nder ty e veprës tënde, ata të harruan ty dhe veprën tënde.

Thuhet se edhe Betovenin deri në varr e kanë përcjellur një grup i vogël njerfzish por ai ka mbetur i madh te gjermanët e evropianët (Ludwig van Beethoven /16 december 1770. 26 mars 1827, 56 vjet).

Profesor Ajeti, mos u çudit sepse këta i kanë harrua edhe Zekeria Rexhën, Anton Ćettën, Ali Hadrin, Gazmend Zajmin, Ejup Statovcin e …. Mark Krasniqite disa prej tyre nuk i lënë të qetë as në varre. Profesor Ćettës ia mbyllën dyert e Institutit e nuk e lanë me hy as në oborr me pushua nën hijet e pemëve.

Profesor, dhimbja për ty është e madhe por shkenca shqiptare do të ishte më e varfër, sidomos ajo e gjuhësisë, etimologjisë së fjalëve dhe përgjithësisht shkenca albanologjike do të mbetej edhe më e varfër, pa TY!

Profesor, lamtumirë! Ishe dhe mbete i lis i madh!
Lum Kosova që të pati!

Ky kujtim për profesorin është shkrua dhe botua në disa portale, më 14 shkurt 2023 para plot 3 vjetëve

*) Idriz Ajeti

Idriz Ajeti (Tupallë, 26 qershor 1917 – Prishtinë, 13 shkurt 2019) ka qenë një albanolog shqiptar nga Kosova dhe njëri nga studiuesit kryesorë të pas Luftës së Dytë Botërore në studime të fushës së gjuhës shqipe. Ka qenë i përfshirë për një periudhë të gjatë në jetën akademike të Universitetit të Prishtinës, si dhe ka qenë anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, duke qenë kryetar i saj për shtatë vjet.

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 22 shkurt 2023
sinan.kastrati@hotmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.