“Politika” e Beogradit, fyerje fashiste për Medlin Olbrajt

0
959
Madeleine Albright

Gazeta “Politika” e Beogradit në 118 vjetë të botës së lajmit, ishte në krah të regjimeve të Serbisë fashiste dhe kundër popullit shqiptar në Kosovë.

Me rastin e vdekjes së sekretarës së shtetit të Amerikës, Medlin Olbrajt, mike e madhe e popullit shqiptar në Republikën e Kosovës, në Serbi është pritur me buzë në gaz(!).

Në faqet e gazetës “Politika” janë botuar një seri të shkrimeve për jetën dhe veprimtrinë diplomatike të Medlin Olbrajt deri në kohën kur NATO bombardoi Serbinë (1999) e kryekriminelit Slobodan Millosheviq në mbrojtje të shqiptarëve dhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Për të treguar fytyrën anti-qytetërim dhe urrejtja patologjike kundër Amerikës dhe Kosovës, kjo gazetë e Beogradit vajton kohën e bombave të NATO dhe, së këndejmi bën disa paralele më luftën e shtetit sovran të Ukrainës me regjimin kriminal të Vladimir Putinit.

“Politika” e Beogradit përmes fotografive të sajuara më shëmtinë e dorës së redaksisë(sic!) ka shkelur rëndë kodin e gazetarisë me mesazhe fashiste kundër Medlin Olbrajt, mikës së madhe të shqiptarëve dhe gruaja e parë në krye të diplomacisë në Amerikë.

“Politika” për 118 vjet të veprimatrisë së lajmit,ishte dhe është në shërbim të regjimit në Serbi, që, përmes vijave antishqiptare në Ballkan, sajon logjistikën vrastare, shoviniste, anti-njeri dhe anti-Zot kundër popujve jo serb dhe të shqiptarëve në tokën etnike në hapësirën ballkanike.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.