24.5 C
Tirana
E premte, 21 Gusht 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj HAJDUTËT SOT E VJEDHIN SHTETIN E “PËRBASHKËT”

HAJDUTËT SOT E VJEDHIN SHTETIN E “PËRBASHKËT”

0
Kalosh Çeliku

Nga KALOSH ÇELIKU

Vapë e Madhe, në Shkup. Edhe, në Prishtinë. Përmëkeq, edhe në Tiranë. Dhe, çdo gjë të djeg nën këmbët e zbathura pa opinga si shpuzë: Trotuari, asfalti, shkallët në oborr. Edhe parqet e “Çairit” plot bërllok, jashta kontejnierëve. Qyteti i betonit, Shkupi siç duket këtë verë ndizet në flakë. E djegin partitë politike. E djeg Natyra. Priftërinjtë dhe hoxhallarët, do të thonë: për inat edhe vetë Zoti. Ikin nga sytë-këmbët, kush si mundet dhe nga mundet në të katër anët e botës. Partizanët e partive politike derxhen në pishina.

Brigjeve të ndonjë lumi. Ose, në liqe. Politikanët, në det. “Intelektualët” me diploma e tituj shkencor universiteti të blerë në Bullgari e “Qafë-Thanë”, pak si më “trima” me gjithë gra e fëmijë në Katund. Vetëm, populli nuk ka ku të ikë nga ky saç i skuqur partiak – politik me shpuzë mbi kokë. Është strukur nëpër kolibet e tyre ende me kashtë, dhe me këmishat e grisura arnë përmbi arnë me një copë buke në dorë mes mureve gati të rrëzuara të shtëpive. E presin Dimrin me borë t’ua mbulojë shtëpitë, ndez zjarrin në oxhak me tymin mbi çati përtej Qiellit. Drejtë Diellit me rreze.

Përmendoret, në të dy anët e “Urës Gurit”, me luanë, kuaj shale e më këmbë me thika. Kush me kryqa, e kush me gjysmë Hënën dhe libra të shenjtë në duar. Hoxhallarët, nga minaret e xhamive pesë herë në ditë, duke e thirrur “Allahun” në ndihmë, më kot përpiqen ta shuajnë flakën, që e ka kapluar Shkupin. Edhe Pjetër Guri, gjatë festimit të Kryngritjes të Ilindenit në Krushevë, kot nga atje hudhi gurë mbi zjarr. Shkupi, vazhdon të digjet flakë nga politikanët maqedonas dhe shqiptarë.

“Abazi”, i cili: kur, shkon në takime të ndryshme politike, thotë publikisht në mjetet e informacionit: “maqedonasit shkojnë me dy parti politike, kurse shqiptarët me dhjetë parti politike, dhe dhjetë liderë”.

Këtë verë me vapë të madhe politike dhe Natyrore, ka ikur në Zajaz. Taçi “Vojvoda”, është strehuar rrëzë Sharrit Plak në Tetovë. Politikani nga “Saraji” piktoresk, u dërgon ndihmë “vëllezërve” përmes deputetes së tyre artiste: dredhëza me shporta. Pehlivani, i shkruan letra “dashurie” ish Presidentit në burg. Komandant “Hoxha”, ende na dërgon nga malet dardha gorrice të kalbura. Deputeti i arratisur nga Parlamenti, siç duket ka shkuar për pushime në “Zonën e lirë”, në Kumanovë. Shkrimtari partiak i Oborrit, rrezitet në diell mes mjegullave përpara këmbëve të Xha Naimit te “Kodra e Diellit”, në Tetovë. Kryeministri, që iku jashtë nga Atdheu në azil politik, dhe Komunisti arratisur i kanë nxjerrë shpatat nga brezi për luftë politike. Pushtet, dhe pasuri marramendëse si funksionarë me poste partiake në Qeveri.

Mjetet e informacionit i përcjellin për së afërmi nga Internti hap pas hapi “betejat e tyre patriotike të përgjakshme” për Maqedoni të Veriut. I dalin zot Shkupit. Maqedonisë të Veriut. Cili e “shpëtoi” nga ndajra Maqedoninë. Thonë, nga “Meçki Kamen”, në Krushevë: “nuk duam askujt t’i marrim territore, as kulturë, as histori. Asgjë, që është e huaja. Po, nuk duam të na e marrin edhe neve atë, që është pronë e jona patriotike krah për krahu me “vëllezërit” shqiptar për Maqedoninë e Veriut.

Përpiqen Sot, ta shpëtojnë nga zjarri Maqedoninë e Veriut. Politikanët e Djeshëm dhe të Sotshëm në këtë ditë festive, u vijnë në ndihmë disa ish funksionerë dhe politikanë në mjetet e informacionit, se: cili e “shpëtoi” Maqedoninë. Pvetëdije, hudhin benzin me kova mbi zjarrin me flakë: Kryetarë të partive politike, Ish kryeministra, Kordinatorë liberator nr. 1 dhe 2, në Parlament te Libri satirik bythekrye pa brekë: “Kali Trojës nëpër “Bit-Pazar” (1992), dhe: “komandantë” pas Lufte te Libri: “ME TRE VRRE”, roman (2001). Sot, në shënimin e 2 gushtit (2026) të dy “Ilindenëve”, në katund me pjesëmarrës dhe kryengritës shqiptar maleve, e shpallin Bullgarinë armike të Maqedonisë Veriut. Dhe, jo Vetëveten në “politikën madhore”.

Shkupi, kryeqyteti i Shqiptarëve, ende digjet në flakë. Asaj kohe, do të sillte humbje të mëdha njerëzore. Ndërkombëtarët, përpiqen ta shuajnë Zjarrin nga toka e qielli me helikopterët e Rusisë, që i bleu ish Qeveria gjatë krizës së Luftës të 2001 -shit. Nga të gjitha anët i ka hyrë zjarri Maqedonisë të Veiut. Edhe, dihet nga vetëvetja. I vetmi shteg, që mund ta shuaj këtë zjarr, hudhë një kovë ujë, është Bullgaria dhe shqiptarët. Edhe pse, gjatë kësaj vere me zjarre nga njerëzit dhe Natyra, i ka rënë flaka. Bullgaria, matanë: edhe, ajo e feston “Ilindenin” e vet historik. Thotë: Sipas Marrëveshjes Bullgaro – Shqiptare (1932): Maqedonia është bullgare dhe shqiptare.

Pse tani kjo temë?
Rikthimi i debatit për ndarjen e vendit pas 25 vitesh nuk është rastësi. Ai lidhet me disa faktorë, që mund të jenë si stagnimi politik dhe institucional, që lidhet me procesin e integrimit në BE, duke krijuar frustrim dhe hapësirë për rikthimin e ideve radikale.

Debati për ndarjen e Maqedonisë, i rikthyer në 25 -vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, nxjerr në pah tensionet e pazgjidhura të sistemit politik. Ahmeti e konfirmon ekzistencën e planit, Georgievski e mbështet, Thaçi e mohon, ndërsa Pendarovski thekson rolin vendimtar të faktorit ndërkombëtar. Rikthimi i kësaj teme tregon se vendi po përballet me krizë të thellë politike dhe mungesë vizioni strategjik. Në vend që të diskutohet ndarja, sfida e vërtetë mbetet ndërtimi i një shteti funksional, multietnik dhe të integruar në strukturat euroatlantike.

Nëna Serbi, edhe ajo si pushtues kërkon hise, në Ballkan! Nuk ka më tambël Lope t’i japi foshnjes, që e lindi në mesin e arave të koperativës komuniste ish jugosllave, i ka shterë gjiri i Lopës. Taxhia. Hoxhallarët, me “duva” e hajmalia më kot përpiqen t’ia kthejnë tambëlin e Lopës. E ka thithë Bolla me flokë. Evropa, përpiqet ta fusë në vathë mes lopëve të “dërzhavës” (Shtetit). Edhe, i hudhë një torbë taxhi në grazhd, një krah me bar pas porte. Nesër, ta mjel me kusi në koperativën bujqësore të (Tito) Velesit. Edhe pse, ajo qetë shqelma, nuk do të milet si lopë. E kërkon shterren, që i iku nga vatha e bakgëtive. Ende, mendon ta rrisë si Lopë katundi, mjelë me kusi edhe në të ardhmen, përtej Ditës Nesërme me kusi në mes të Lëmës.

Punë e kotë, më thotë Mikja Di me Dy shamia lidhur për brezi. Shqiptarët, i ka nemur Turqia, edhe Shoku Tito i Jugosllavisë komuniste për tradhëti. Nuk bëhet shtëpi, nuk përkund djepa kjo Nuse jugosllave e vejë me pashterkë të kuqe pa burrë. Dhe, dy shami të kuqe lidhur për brezi. Tri Cucat gjylvetare, që ia polli putanja, dhe i rriti me shumë mundime. Xhadia, i përzuri nga shtëpia. I nxorri në sokak. I la dyerve të hallkut në “Shtëpi publike” ta shesin veten edhe për bukën e gojës. Secilit, që t’i teket dhe kur t’i kujtohet, t’i shterë herdhet. Ditën, të pjellin kopila, dhe pasmesnate të na i lënë pas dere. Merrni, dhe futni në shtëpi, janë lyrekët e juaj që i pollën gratë e juaja “besnike”!

Dhe, të Nesërmen, përderisa Shkupi digjet flakë, Xhadia mesdite para Shtëpisë na i pjellë kopilat pas porte te Pragu i Derës Shtëpisë. Ditën tjetër, në mes të odës burrave, hedhin valle. Edhe, marrin “nuse”. Dasëm bëjnë me shtatë palë lodra e cingana. Krushqit i prinë koçisë me këngë. Krushkat me dajre, na e zbresin Nusen në lëmë.

Dhëndrri, e merr për krahu Nusen, dhe e futë në odë. Pasmesnate, kur ia heq duvakun e sheh se, ia kanë ndërruar Nusen e maleve. Tjetër cucë, i kanë futur në koçi. Kunatat e marrin për krahu te bunari t’i japin ujë. Vjehërra, e sheh nëpër sitën e miellit.

– Nuk është kjo Nusja e Maleve!

E mua, nuk më vijnë miqë të paftuar në Shtëpi pasmesnate, e të m’i vjedhin raftet me libra, shtratin e drurit plepit. Tavolinën e punës të drurit arrës me llambën nateditë mbi kokë. Tekefundit, të ma shohin dhe konfiskojnë pasurinë e patundshme të Babait. Atë, të tundshmen, e dinë: e kanë përmejdani. Shkurt, të ma qajnë hallin si shkrimtar në Ditën e Sotme, afrojnë vende pune partiake. Kolumna teknefese, të shkruaj nëpër gazetat e “vëllazërim-bashkimit”, dhe portale gratis pa honorare, të më blejnë me para si kolegët e mi partiak “patriotë” me Çmime shtetrëore si shkrimtarë Oborri…

Hajdutët, që Sot: e vjedhin Shtetin e “përbashkët”.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.