Koment
— Politikat tona të pa vizion po mbajnë kulturën të bllokuar nga matricat e vjetra mendore. Fajin kryesor për mos kujdes apo dhënje të vendit meritor që shumë vite të institucionit të kulturës e mban Ministria e Kulturës. Nuk po mendohet aspak për ripërtritjën thelbësore të kulturës kombëtare. Rezultatet që po i korrim nga kultura janë një zero e madhe…
Skënder MULLIQI
Shumë rrallë po shkruhet pwr kulturën. Sikur është harruar thënja – se njerëzit e kulturës janë ambasadorët më të mirë të një shteti. Ku jemi në sot në këtë fushë shumë të rëndësishme? Jo që nuk ka përparime por jeta kulturore është harruar po thuaj në tërsi.Ne si shoqëri kemi një problem klasik strukturor. Manipulimi i qëllimt i institucionit të kulturës është një problem shumë kompleks dhe i rrezikshem për shoqërinë demokratike. Kosova konkludohet së vuan nga një kulturë e dobët institucionale që krejt pas luftën. Në vend që të ndërtojmë institucione të forta, të pavaruara me rregulla të qarta dhe meritokraci, çdo qeveri kolonozoj përsonelin, duke vendsur njerëz besnik në pozicione kryesore, të cilët nuk ishin profesionalisht të përgaditur për kulturën. Patem kapje të shtetit në stilin klasik.
Nuk ka gjë më të dëmshme për kulturën kur ajo i përshtatet një partie. Ky nuk është më profesionalizëm as patriotizëm i vërtetë. Këtu po flasim për varësinë e institucioneve nga politika, si dhe nga problemet më të mëdha të shoqërisë moderne. Kosova fitoj sovranitetin territorial në vitin 1999 në luftën çlimirimtare për Atdheun. Në vend që populli shqiptarë të merrte kontrollin e plotë të institucioneve të tij, pati një pushtim të heshtur dhe të pabesë nga brenda, një vazhdimësi e elitave politike të përziera më ish politikanë tw regjimit komunist, të cilët mbajtën levat kryesore të pushtetit. Ky “pushtim” ka zgjatur shumë dhe ende nuk kemi njerëz të duhur në vendin e duhur në institucionin e kulturës.
Me i rrezikshmi pushtim më duket së është pushtimi kulturor. Sepse kushdo që kontrollon kulturën, kontrollon mendjet, identitetin dhe vetëdijën kolektive të njerëzve në planin afatgjatë. Si duket një pjesë e madhe e njerëzve në krye të politikës, e konsiderojnë kulturën si “argëtim”, e jo që është diqka shumë e rëndësishme edhe për brezat e ardhshem.Është thënë moti nga dijetarët së kultura është arma më e fuqishme për hegjemoni afatgjate. Nuk ke nevojë për tanke nëse mund të kontrollosh kulturën. Në atë vend që inkurajohet kultura, kemi traditën dhe krenarinë kombëtare.
Politikat tona të pa vizion po mbajnë kulturën të bllokuar nga matricat e vjetra mendore. Fajin kryesor për mos kujdes apo dhënje të vendit meritor që shumë vite të institucionit të kulturës e mban Ministria e Kulturës. Nuk po mendohet aspak për ripërtritjën thelbësore të kulturës kombëtare. Rezultatet që po i korrim nga kultura janë një zero e madhe. Edhe rënia demografike, emigrimi dhe humbja e vetëbesimit të popullit ndikohen nga mos zhvillimi i kulturës. Është koha që populli të marrë përsipër kulturën e tij, sepse pa të nuk ka shtet të vërtetë…











