Libri “AKTIVITETET E MIA LETRARE DHE KULTURORE”, i poetes Ymrije Beqiri, një foto-album interesant për lexuesit tanë

0
211
Ymrije Beqiri - Aktivitetet e mia

Shkruan Zymer Mehani

Libri i radhës i poetes Ymrije Beqiri, i titulluar “Aktivitetet e mia letrare dhe kulturore”, është një album fotografish, që dëshmon për aktivitete kulturore dhe letrare të poetes Beqiri nëpër të gjitha viset e atdheut (Kosovë, Shqipëri, Preshevë, madje edhe në diasporë (Suedi), që lexuesve do t’u ofrojë fizionominë dhe rrugëtimin jetësor e letrar të shkrimtares në fjalë. Pra, ky foto-album është një pasqyrë për ne lexuesit e poetes Ymrije Beqiri, që ta dimë rrugëtimin e saj poetik e kulturor, kësaj radhe përmes fotografive.

Një një formë të përmbledhur e me shumë fotografi, nga më të rëndësishmet është ravijëzuar profili jetësor dhe letrar i autores Beqiri, që ajo me emrin e saj po i bën nder letërsisë sonë shqipe dhe kombit përgjithësisht.

Janë tejet të vlefshme fotot e poetes Ymrije Beqiri, që në foto-albumin e saj do t’i hasim, siç janë shumë fotografi gjatë aktiviteteve kulturore, pastaj mirënjohjet, çertifikatat, trofetë dhe falënderimet, që poetes ia kanë ndarë insitucionet dhe individët nga Republika e Kosovës, nga Republika e Shqipërisë, nga Ilirida, Lugina, nga diaspora jonë, por edhe nga vendet dhe shoqatat e poetëve anembanë botës, në shenjë nderimi ndaj saj dhe ndaj punës së saj në krijimtarinë letrare.

Poashtu, falënderime dhe mirënjohje poetja Beqiri ka marrë edhe nga ente e organizata atdhetare e kulturore, si dhe nga klube e shoqata për kontribut të dhënë pasurimit të fondit librar të shumë bibliotekave tona. (Këto materiale janë paraqitur në foto-albumin e autores me modesti, duke e ditur karakterin e saj, që s’njeh mburrje as reklamim të bamirësisë së saj).

Përmbajtja e fotografive e ruan dhe e përcjell frymën e ngrohtë të përjetimit, duke na e paraqitur fizionominë biografike dhe letrare të shkrimtares Ymrije Beqiri.

Në faqet e këtij foto-albumi do të gjejmë gurrën e pashtershme të shembullit etik dhe estetik, human e kombëtar të poetes së Vicianumit…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.