Mungesa e emancipimit shoqëror dhe politik, po e dëmton Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë

0
25
Politikanët në Kosovë

Skënder MULLIQI

Proceset e zorshme politike me të cilat po ballafaqohet Kosova, siç është procesi i dialogut për normalizim të marrdhënjeve më Serbinë, kërkon më shumë së kurrë më parë bashkëpunim dhe besim reciprok të te gjithë akterëve politikë së, në pyetje edhe një herë tjetër ka ardhur e ardhmja e shtetitit të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi në Ballkan. Po ballafaqohemi që shumë kohë më një process të zorshem siq është maratona e dialogimit më Serbinë e pareformuar të Aleksander Vuçiqit. Kosova dhe presioni i madh që po i bëhët nga BE-ja dhe Amerika, e ka pru një situatë politike shumë të vështirë, ku aksionarë të këtij dialogu janë pozita dhe opozita, e kjo e fundit nuk po është shume konstruktive. Mos uniteti është duke e dëmtuar Kosovën në këtë proces.

Serbia i ka mobilizuar të gjitha kapacitetet duke e pasur edhe Rusinë e Putinit në krah për të shkëputur më dhunë veriun e Kosovës në objektivin e lënë gjysmë të Millosheviqit, për formimin e Serbisë të Madhe. Këtë projekt fashistë dashur apo pa dashur janë duke e ndihmuar miqët tanë perëndimor, të cilët kan ngritur zërin për implementim të Asociacionit me kompetenca ekzekutive të vitit 2013 dhe 2015 të nënshkruar nga Thaçi dhe Musfafa në Bruksel. Këtë gjë e dinë mirë opozita, e cila patatën e nxehtë të tyre po tënton tia lënë në dorë Qeverisë të Albin Kurtit. Inati po bëhët më i madh së arsyja dhe ky inat buron nga lakmia e madhe për më shumë pushtet.

Kjo logjikë nuk po tejkalohet edhe pse faza e dialogimit më Serbinë ka hy në një fazë kritike, jo më fajin palës tonë, por nga apetitet serbomëdha në rajon dhe nga interesat gjeopolitike dhe ekonomike te BE-së në Ballkan. Spektri politik i Kosovës është i vetëdijshëm se dialogu me Serbinë është i një rëndësie nacionale. Këtë duhet ta dëshmojë edhe me veprime konkrete. Nëse kemi arritur të bëhemi bashkë në kohë lufte, atëherë është pakuptueshme se si nuk arrijmë ta bëjmë një gjë të tillë sot kur jemi shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht. Edhe diçka tjeter kur jemi këtu. Një shoqëri nuk duhet të këtë përqarje për tema jetike për shtetin. Demokracia është shikimi nga kënde të ndryshme për një ngjarje apo rrethanë politike. Si duket shumë njerëz të politikës, nuk kan njohuri për ndarje të sistemeve, apo edhe qka nënkuptojnë ato. Politika fillon më mosmarrveshje, apo më pikëpamje të ndryshme.

Ideja e bashkimit organik të popullit është përgatitje politike, e cila dërgon në fashizëm. Ende po na mungon emancipimi shoqëror dhe politik. Po mungon ky emancipimi së po të kishim emancipim në nivel të duhur, do t’i kishim punët shumë më mire edhe me Serbinë grabitqare të tokave shqiptare. Kosovës nuk i duhet kurrfarë organizmi organik, u duhet mendimi dhe shprehja lirshëm. Dihet së çka sanksionohet më ligje. Procedurat demokratike të sistemit shumë partiak pluralist duhet të funksionojnë. Populli është një, i cili nuk po i shkakton ndarjet politike dhe ndarjët klasore.Këto po i bëjnë ata që nuk po mendojnë mirë më tru, ose truri po iu punon keq. Vikamet, ulurimat si të ujqërve, nëpër studiot televizive dhe mjete të tjera të informacionit, nuk i shërbëjnë të mirës, dhe as avansimit të proceseve demokratike. Nuk i shërbejnë të ardhmës të Kosovës, i shërbejnë mirë armiqëve tanë shekullor serbosllavë.

Mungesa e demokracisë të mirëfilltë sistematikisht e rrënon shoqërinë. Të gjithë duhet të jemi të përgjegjshem para shoqërisë, për të mos i kontribuar të keqës edhe ndërmjet qytetarëve. Mediet nuk lejohet të krijojnë kriza të pa qena, të cilat pastaj krijojnë pasiguri dhe huti në opinionin e gjerë publik.Disa medie akuzohen për mercenarizëm, që është shumë e pafalshme. Për këtë edhe duhet të ndodhë hapja e dosjeve politike që është temë e veçantë, e cila u aktualizua kohën e fundit nëpër studio televizive më ish udbashet shqiptarë. Nomenklatura politike e mbetur nga ish-Jugosallavia neper sisteme dhe mjete te informimit, është duke i shkaktuar dëme të mëdha Kosovës, edhe në relacion më Serbinë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.