“OFICERI”

0
147
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Presidenti Macron, këto ditë arriti në Tiranë, edhe e priti kryeminsitri Edi Rama. Ndalesa e parë e Presidentit të Francës Macron ishte në “Pallatin e Brigadave”, ku në një ceremoni të posaçme, i dorëzoi shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare, Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”. Fundekrye, manipulime politike vetëmse me popullin shqiptar, edhe me personalitete artistike publike.

A, duheshte kësaj radhe Ismail Kadare Dekoratën ta kthente prapa?! Gjithësesi, sipas mendimit tim po. Edhe, atë: kur Macron, i kërcnohet Kosovës me pezullimin e vizave për Kosovën, në Tiranë?! Habitë shumë fakti pak vetë, duke patur parasysh alenacën e vjetër Francë – Serbi. Nëse, e do Ҫmimin NOBEL. Edhe, atë: përderisa, Shqipëria ende është e ndarë me kufinj politik copë-copë.

Duartroktije! E pyes Veten:  cilën dekoratë, të kujt oficeri: shqiptar, francez, serb, apo… I vetmi shkrimtar që jeton nga shkrimet e tia në Shqipëri dhe Francë, është Ismail Kadere. Nuk ka nevojë për para, vila, shtëpi dhe banesa, në Shqipëri. As Dje, që i kishte në sistemin komunist, por as Sot në kët shtet “demokratik” Neokomunist. Aqmëpak, në Francë si emigrant.

Fatkeqësisht harron, se: Shteti shqiptar, e bëri shkrimtar matanë kufinjve politik. Vite me radhë turret me të katra pas Ҫmimit NOBEL. Ҫmim letrar, për të cilin më së paku ka nevojë. Shumë shkrimtarë të mirënjohur botëror dhe shqiptarë, as që edhe e kanë marrë përsëgjalli. Disa shkrimtarë botëror, edhe e kanë refuzuar këtë Ҫmim paqe dhe letrar.

Shkrimtarë shqiptarë i kanë lënë kockat burgjeve, kanë dalur të çmendur rrugëve me diploma “univerzitare” të burgjeve. Ose, spiunë nga “Univerzitet e shqiptarëve” jugosllav: “Goli Otok” dhe “Idrizovo”. Ikja e Ismail Kadares nga Shqipëria, sipas Macronit nuk solli protesta?! Vetëmse, sipas meje solli tradhëti kombëtare. Katastrofë, e Macron -it?! Ismail Kadere, nuk ka qenë i “shtypur” në Shqipëri. Shteti shqiptar komunist e bëri shkrimtar.

Shumica e shkrimtarëve botëror dhe shqiptarë, kanë vuajtur edhe për bukën e gojës. Famën e kanë arritur pas vdekjes. Mos i përmend me emra, në kët shkrim publicistik. Nuk ka pasur njeri që t’i shti edhe në varre. Vetëm Ismail Kadere famën e ka arritur përsëgjalli edhe sotekësajdite pa asnjë therrë në këmbë?!

Rrezik për një shkrimtar shqiptar Ditën e Nesërme…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.