Popullariteti i Presidentit Donald J. Trump dje dhe sot dhe Konferenca e Veprimit Politik Konservator (CPAC)

0
1020
Trump - CPAC - Florida

Ndjekja dhe mbështetja fanatike për demagogët e rrejshëm “demokratë” amerikanë, shprehet edhe në ditën e votimeve në garën presidenciale, për Senatin dhe Kongresin Amerikan (Dhomën e Përfaqsuese), mbasi demokratët marrin më shumë vota në shkallë kombëtare nga shtresa e mesme amerikane, të cilët me së shumti janë të përqendruar në shtetet e mëdha metroplitane të gomerëve blu, si: New York, California, New Jersey, etj., ku është i përqendruar fatkeqsisht edhe numëri më i madh i “demokratëve” formal, të cilët tradicionalisht votojnë në rresht për një për kandidatët demokratë, pavarësisht nga cilësia dhe përgatitja profesionale  e tyre.

Tradicionalisht dhe për force idiote zakoni, “demokratët” formal, besojnë verbërisht si robot tek partia e tyre socialkomuniste, që u manipulon lehtësisht vatrat e trurit vetëm për vota, një herë në dy vjet për Kongresin Amerikan, një herë në gjashtë vjet për të marrë karrigen e senatorit dhe sërisht një herë në katër vjet për garën presidenciale të vendit… dhe asnjëherë votuesit robotic të komanduar të tyre si fanatik të pa ndreqshëm nuk mbështeten tek aftësia e kandidatëve, që shpesh janë të pakualifikuar, për të qenë president, senatorë apo kongresmenë…

Klajd Kapinova

Amerika First e Presidentit Trump, sukseset dhe deshtimete dy gjyqeve kundër tij

Në trojet shqiptare, pak ose më saktë asgjë nuk dihet se si funksionon organizimi në nivele të ndryshme një parti e caktuar dhe në rastin tonë konkret mekanizmi i partisë republikane amerikane. Partia Republikane Amerikane, në shkallë kombëtare ka me pak antarë dhe votues tradicional në disa shtete të mëdha në SHBA, se sa Partia Liberale SocialKomuniste me emër të bukur, por fallco “Demokratike” Amerikane e themeluar fatkeqsisht në vitin 1880 paralelisht me themelimin e Organizatës së tyre famkeqe Klu Klus Klanin (KKK).

Për më shumë mbi themelimin, drejtimin, senatorët, kongresmenët, governatorët, që ishin truri dhe shpirti ideologjik në krye të kupolës drejtuese të oktapodit racist të KKK, mund të lexoni në librin tim: “Presidenti Trump dhe këneta globaliste” (New York, 2021), i cili fatmirësisht gjendet edhe në faqet e dy kompanive më të mëdha në botë www.amazon.com dhe www.barnesandnoble.com

Ndjekja dhe mbështetja fanatike për demagogët e rrejshëm “demokratë” amerikanë, shprehet edhe në ditën e votimeve në garën presidenciale, për Senatin dhe Kongresin Amerikan (Dhomën e Përfaqsuese), mbasi demokratët marrin më shumë vota në shkallë kombëtare nga shtresa e mesme amerikane, të cilët me së shumti janë të përqendruar në shtetet e mëdha metroplitane të gomerëve blu, si: New York, California, New Jersey, etj., ku është i përqendruar fatkeqsisht edhe numëri më i madh i “demokratëve” formal, të cilët tradicionalisht votojnë në rresht për një për kandidatët demokratë, pavarësisht nga cilësia dhe përgatitja profesionale  e tyre.

Presidenti Donald Trump

Tradicionalisht dhe për force idiote zakoni, “demokratët” formal, besojnë verbërisht si robot tek partia e tyre socialkomuniste, që u manipulon lehtësisht vatrat e trurit vetëm për vota, një herë në dy vjet për Kongresin Amerikan, një herë në gjashtë vjet për të marrë karrigen e senatorit dhe sërisht një herë në katër vjet për garën presidenciale të vendit… dhe asnjëherë votuesit robotic të komanduar të tyre si fanatik të pa ndreqshëm nuk mbështeten tek aftësia e kandidatëve, që shpesh janë të pakualifikuar, për të qenë president, senatorë apo kongresmenë…

Bloku i madh i demokratëve liberalë përfshinë fatkeqsisht: marksistë me traditë të BLM dhe Antifa, komunistët e shkollës ish-ruse dje dhe sot të ideologjisë kubane e koreano veriore, që janë me shumicë dhe më së shumti nga komuniteti me ngjyrë afrikano amerikanë, ispanikë ose komunitetet me origjinë etnike nga vendet e Amerikës Latine, Amerika Qendrore apo ishujt ekzotik të Karaibeve dhe Meksika.

Zgjedhja e merituar e republikanit konservator dhe bisnesmenit të suksesshëm Donald J. Trump në Presidencën e SHBA-së në vitin 2016, shënoi një ndryshim pozitiv në lëvizjen e re populiste amerikane në Partinë Konservatore Republikane.

Nga ana e tjetër, fitorja e merituar e kandidatit republikan Donald J. Trump (1946) dhe humbja e merituar e ish-senatores dhe ish-Sekretares së Shtetit Hillary Clinton (1947), në garën presidenciale në nëntor të vitit 2016 ishte e papritur, pasi sondazhet fallco (fake) të përgatitura vazhdimisht nga e majta globaliste amerikane, Fake News, CNN, The New York Times, Washingoton Post etj., dhe bijat e tyre në Europë dhe botë, kishin treguar vazhdimisht se zonja e tyre e preferuar Clinton dominonte në të gjithë sondazhet, pra sipas tyre ajo kryesonte garën deri në shifra astronomike me siguri të lartë në 99% dhe se bilioneri Donald J. Trump e kishte absulutisht të pamundur të fitonte përballë saj dhe Big Media SocialKomuniste Ndërkombëtare.

Por ndodhi mrekullia e votës plebishitare dhe realiste e popullit amerikanë, që me zgjuarësi dhe në formë Referendumi mbarëpopullor, nxori një herë e mirë në pension dinastinë e korruptuar tradicionale të familjes më kontradiktore të Clintonëve dhe përfaqsuesen e saj shembullore Hillary Clinton.

Që rezultati i zgjedhjeve të reja me 3 nëntor 2020 të mos shkoj me rezultatin 2 me 0 në favor të Presidentit Trump, atëherë të gjithë anti-amerikanët amerikanë dhe ndërkombëtare organizuar fatkeqsisht krimin më të madh në historinë e SHBA-së. Ata kishin nxjerrë mësime nga humbja spektakolare e zonja Clinton në nëntor të vitit 2016, kur hapur rrenat me bisht të mediave ndërkombëtare dhe amerikane deshtuan botërisht para opinionit botërorë.  Që kjo histori e hidhur e tyre me humbje të mos përsëritet edhe me Sleepy Joe Biden, 2 vjet më parë dhe më saktë me 3 nëntor të vitit 2020, po këto media të pafytyra në mashtrime dhe Big Tech, me Sorosin, rrjetet sociale të majta si Fakebook dhe Twitter etj., këtë radhë morën përsipër organizimin e krimit më të madh të manipulimit dhe mashtrmit të turpshëm të ashtëquajtura pseudozgjedhjeve fallco “demokratike” amerikane, të organizuar në grup gjigand kundër Presidentit Donald J. Trump. Në historinë e SHBA-së, ky është krimi më anti-Kushtetues që ka ndodhur ndonjëherë në token amerikane, duke u bërë për të keq si kopje e diktaturave komuniste dhe ushtarake në nivelet më të larta.

Klajd Kapinova - Presidenti Trump dhe këneta globaliste

Ky krim i madh i organizuar mjeshtërisht dhe paturpsisht kundër popullit, demokracisë dhe votuesve amerikanë, me skenar të parapërgatitur, i organizuar nga nivelet më të larta të politikës amerikane, diplomacisë, bisnesit, Big Tech, Big Media, multibionerit George Soros dhe qarqet e caktuara të shoqërisë anti-amerikane, u shoqërua me heshtjen e plotë të vjedhjeve faktike të zgjedhjeve presidenciale nga punonjësit shtetëror të anti-krimit FBI, e cila edhe mbas 2 vjetëve deri tani në maj të vitit 2022 janë në favor pensionistit Sleepy Joe Biden, që ishte i harruar nga të gjithë, sepse jetonte në katin e nëndheshëm të banesës së tij me tre maska të zeza në fytyrë…

Këto prova dhe fakte origjinale i vërteton fatmirësisht filmi dokumentar me 4.2 milion video www.2000Mules.com me autor indiano-amerikanin Dinesh Joseph D’Souza (1961), i cili, është një komentator i suksesshëm politik i pavarur, autor, regjisor dhe producent i disa dukumentarëve më të shikuara sot në SHBA. D’Souza ka shkruar shumë libra, disa prej të cilëve më të shitura si #1 këtu në SHBA, sipas gazetës ultraliberale The New York Times.

Fitorja e kandidatit republican Donald J. Trump në vitin 2016, u nxit nga fitoret në tre shtete: Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin, që tradicionalisht kishin qenë pjesë e gomarëve blu demokratë, për shumë dekada. Fuqia e madhe e Trump, erdhi natyrshme në mënyrë të vrudhshme dhe famshme nga votuesit amerikanëve të bardhë dhe me ngjyrë afrikano amwirkanë, ispanjolëve, të klasës së mesme punëtore (dikur kishte qenë bazë e madhe e votave për demokratët, që sot janë kthyer në multibionerë dhe kanë braktisur përgjithmonë të varfërit dhe shtresen e mesme të shoqërisë amerikane, që ndodhen në shtetet e dominuara fatkeqsisht nga gomerët blu), që ndiheshin të tallur dhe injoruar nga ish-kongresmenët, ish-senatorët dhe ish-Presidentët gjoja me emë  “demokratë” në Washington D.C., mediat Fake News, Big Tech, Deep State, Cabala, Hollywood etj.

Duhet thënë për hir të së vërtetës historike, se Fenomeni Trump, nuk ka qenë një rastësi në skenën politike dhe ekonomike amerikane. Falë përvojës jetësore dhe eksperincës si bisnesmen, ai këto ide dhe qëllime politike America First, i ka shprehur hapur 20 apo 30 vjet më parë, nëse i shikojmë dhe dëgjojmë me kujdes mendimet e tij, në shumë intervista para gazetarëve dhe mediave të famshme amerikane, kur ka qenë i ftuar si mik nderi i tyre.

Falë talentit, zgjuarësisë dhe suksesit personal si bisnesmen i mirënjohur këtu dhe në botë Donald J. Trump, me moton: “Ta Bëjmë Amerikën të Shkëlqyer” (MAGA) dhe America First, ndërtoi besimin brenda kësaj baze më të abuzuar nga “demokratët” globalistë, që shikojnë interesat e xhepit të tyre dhe ato botërore dhe asnjëherë amerikane, duke braktisur traditën e politikës rutinë republikane, për çështje të tilla si tregtia dhe shpenzimet qeveritare, dhe duke shkuar një hap më lart në favor të një mesazhi gjithpërfshirës, më të gjerë kombëtarë amerikanë.

Pas zgjedhjeve të vitit 2016, republikanët mbajtën një shumicë në Senat, Dhomën e Përfaqësuesve dhe guvernatorët e shtetit, duke zotëruar fatmirësisht pushtetin ekzekutiv të sapofituar me zgjedhjen e Donald J. Trump si President.

Kështu Partia Republikane kontrolloi 69 nga 99 dhomat legjislative të shtetit në 2017, më së shumti që kishte mbajtur në histori dhe të paktën 33 guvernatorë, shumica që kishte mbajtur qysh nga viti 1922.

Partia republikane kishte kontrollin total të qeverisë (dhomat legjislative dhe guvernatorin) në 25 shtete, më së shumti që nga viti 1952; Partia Demokratike kundërshtare kishte kontroll të plotë në vetëm pesë shtete. Pas rezultateve të zgjedhjeve afatmesme të vitit 2018, republikanët humbën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, megjithatë forcuan kontrollin e tyre në Senat.

Të gjitha këto suksese të cekura më lart, duhet thënë se kanë ardhur vetëm nga talenti dhe vendosmëria patriotike e Presidentit Donald J. Trump, i cili e ngriti SHBA në lartësi prestigji dhe krenarie, që nuk ka qenë asnjëherë gjatë gjithë historise se presidentëve të saj.

Gjatë mandatit të tij, Trump emëroi tre gjyqtarë në Gjykatën e Lartë: Neil Gorsuch (1967), duke zëvendësuar Antonin Scalia, Brett Kavanaugh (1965), duke zëvendësuar Anthony Kennedy dhe Amy Coney Barrett (1972), duke zëvendësuar Ruth Bader Ginsburg, emërimet më të shumta të çdo presidenti në një mandat të vetëm që nga republikani Presidenti Richard Nixon (1913-1994).

Presidenti Donald J. Trump forcoi Gjykatën Supreme me një shumicë konservatore 6–3. Trump, gjatë viteve 2016-2020 emëroi 260 gjyqtarë gjithsej, duke krijuar shumicën e përgjithshme të emëruar nga republikanët në çdo degë të gjyqësorit federal, përveç Gjykatës së Tregtisë Ndërkombëtare deri në kohën kur ai la detyrën, duke e zhvendosur gjyqësorin me të pavarur, konservator dhe patriotë.

Arritje të tjera të dukshme, gjatë presidencës Donald J. Trump përfshinin miratimin e Aktit të shkurtimeve të taksave dhe vendeve të punës në vitin 2017, zhvendosjen e ambasadës së SHBA në Izrael në Jerusalem (të cilin veprim e kishin premtuar popullit të Izraelit shumë president demokratë dhe respublikanë, por asnjë se kishte mbajtur fjalën e dhënë për dekada atyre), krijimin e Forcave Hapësinore të Shteteve të Bashkuara, shërbimi i parë i ri i pavarur ushtarak që nga viti 1947 dhe ndërmjetësimi i Marrëveshjeve të Abrahamit, një seri të marrëveshjeve të normalizimit ndërmjet Izraelit dhe shteteve të ndryshme arabe.

Media e majtë globaliste dhe ajo socialkomuniste amerikane dhe shpesh edhe ajo frikacake dhe e shitur konservatore vendase, duke e injoruar gjithnjë punën, sukseset dhe respektin e madh që ai dhe SHBA gëzonte gjatë drejtimit të tij nuk e tregonin asnjëherë në mediat e tyre, sepse ai ishte bërë tashmë një shembull pozitiv serioz në e misionin fisnik perkushtues ndaj popullit amerikan. Të gjithë e dijnë se Trump ishte njeri i besës, aksionit përmes aksiomës patriotike America First, dialogut, paqes dhe mirëkuptimit edhe me kundërshtarët dhe armiqtë e SHBA-së. Përmes kompromiseve të rëndësishme historike, politike, ekonomike dhe politikës ndërkombëtare, gjatë 4 vitëve të administrates profesionale dhe serioze, i mbajti të gjithë premtimet e bëra gjatë fushatës së tij elektorale, duke qenë i vetni president në të gjithe historinë  presidentëve të SHBA-së, që tejkaloi disa herë më shumë premtimet e bëra para popullit amerikanë. Kjo ia arriti atij edhe më shumë popullaritetin brenda vendit dhe në botë.

Presidenti Donald J. Trump, u fajësua nga ekstremistët fanatikë socialkomunistë mashtrues dhe rrencakë në Kongresin Amerikan të kontrolluar fatkeqsisht nga ato më 18 dhjetor të vitit 2019, filluan procesin e turpshëm të shkarkimit, duke ngritur akuza plot shpifje dhe rrena propagandistike fallco, të cilat asnjëherë nuk u paprovuan, si për “shpërdorim të pushtetit” dhe “pengim” të Kongresit.

Por koha dhe historia, provoi edhe një herë se Presidenti i pamposhtur dhe stoik Donald J. Trump, kishte shumë të drejtë, se familja më e korruptuar në botë dhe SHBA është ajo e ish-senatorit dhe ish-zv/Presidentit të SHBA-së Joe Biden (2008-2016), Hunter Biden, Jim Biden, djali i të cilit nuk pranohet të hetohet nga vetë Sleepy Biden dhe Departamenti i tij i “Drejtësisë”, e cila sot fatkeqsisht perdor dy standarte dhe është pjesë e lojë së fëlliqur të mbulimit të korrupsionit të familjes së Biden-it, që fatkeqsisht ndodhet pa votat e amerikanëve në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Donald J. Trump, me të drejtë u shpall i pafajshëm nga Senati më 5 shkurt 2020, ku 195 nga 197 republikanët patriot brenda Dhomës së Përfaqsuesve (Kongres) votuan kundër akuzave pa asnjë votë pro (Dy republikanët që abstenues nuk kishin lidhje me shkarkimin).

Në Senatin Amerikan nga 100 senatorë 52 republikanë brenda Senatit votuan kundër akuzave fallco gjithashtu, duke liruar me sukses asokohe qytetarin e thjeshtë e të pafajshëm Donald J. Trump si rezultat.

Demokratëve të inatosur nga deshtimi me bisht nder shale dhe si urrejtës sistematik ndaj Presidentit Trump, dy herë u iku peshku nga duart, sepse me gënjeshtra dhe mashtrime, të ndihmuar nga makina e fuqishme non stop propagandistike mediatike publike, donin të shkarkonin një patriot të pafajshëm, të përkushtuar me mish e shpirt kombit të tij amerikan.

“Demokratët” sot me kukullen e tyre Biden në krye, po shkatërrojnë gjithcka në SHBA, si: ekonominë, bisneset e mesme dhe te vogla të shtresës së mesme, financat, kanë rritur në maksimum papunësinë dhe varfërinë, kanë ngritur cmendurisht të gjitha llojet e cmimeve, kanë rritur krimin dhe pasigurinë në të gjithë shtetet ku drejtojnë gomerët blu idiotë të paaftë si governatorë dhe kryetarë bashkie, kanë futur gjithashtu në shkollat publike të cikleve teorinë e racizmit absurd, kanë shkatërruar politikën e jashtme ndërkombëtare, duke nxitur Ukrainën të hyj në luftën më të kuptimtë me Federatën Ruse, për të fshehur gjurmët e korrupsionit të familjes Biden dhe të demokratëve të tjerë në Senat dhe Kongresin Amerikan, në  Washingotn D.C., me Kompaninë “Burisma”, më të Korruptuar në botë, ku djali i Joe Biden, Hunter Biden ishte në krye të bordit drejtues të saj…

Në Ukrainë, me fillimin e Luftës Rusi-Ukrainë, fatmirësisht janë zbuluar fakte dhe prova nga ushtria ruse mbi 30 fabrika bio-nukleare të armëve të shkatërrimit në masë, të cilat vazhdimisht janë mbështetur financiarisht me fonde nga Qeveria Federale e SHBA-së, qysh nga koha e Presidentit deshtak demokrat Barack Hysen Obama (2008-2016), gjë që ka alarmuar apo shqetësuar me të drejtë botën, senatorët dhe kongresmenët patriotë republikanë këtu.

Regjimi i papërgjshëm komunist i Joe Biden dhe Kongresi i kontrolluar nga komunistët liberalë ekstremistë amerikanë, kanë miratuar dhe firmosur deri tani në Shtepinë e Bardhë një fond absurd marramendës prej 60 billion dollarë (duke përfshirë edhe keset e tjera të mëparshme me motive absurde), për Ukrainën, Qeverinë, Presidentin dhe vendin më të korruptuar në botë, e cila kontrollohet nga Deep State, Cabala, megakorrupsioni i familjes Biden, Batalioni Neo-Nazi Azov, e cila sot po mban peshën më të madhe të luftës, sepse rinia ukrainase ka ikur nga vendi, drejt shteteve kufitare (Poloni, Rusi, Gjeorgji, etj.). Kjo rini e zgjuar e ka kuptuar se kjo luftë s’ka të bëj me Ukrainën dhe nuk që të shkoj për lesh, si mish për top apo si qeni ne rrush…

Regjimi anti-amerikan Biden, u dhuroi Ukrainës këto mbi 60 billion dollarë, në një kohë që fëmijët e porsalindur në marternitetet e spitaleve amerikane nuk kanë qumësht (Baby Formula), dhe supërmarketet këtu janë bosh, inflacioni i dollarit në SHBA është në shifra më të larta record qysh nga viti 1950, cmimet e gazit dhe ushqimeve, qirasë, makinave, ushqimeve të përdishme frutave, perimeve, produkteve blegtorale shtazore, janë ngritur në shifra astronomike.

Fatkeqisht, Amerika sot i ngjason vendeve komuniste dhe si model për të kopjuar ajo ka zgjedhur Venezuelën dhe Kubën (me një ndryshim se këtu flitet si gjuhë zyrtare anglisht, kurse atje jo), ku cënohen liritë dhe të drejtat e njeriut, burgoset fjala e lirë nga Fakebook dhe rrjetet e tjera sociale, ku gënjehet dhe manipulohet media dhe Shtëpia e Bardhë në mënyrë sistematike nga Biden, senatorët dhe kongresmenët super liberalë komunistë etj., në Washington D.C…

Të njëjtën deshtim me turp, “demokratët” komunistë pësuan edhe në Gjyqin e Dytë farsë kundër Presidnetit Donald J. Trump, dhe kështu ai si i pafajshëm përfundimisht u lirua për herë të dytë nga Senati më 13 shkurt 2021…

Kush është CPAC?

Konferenca Konservatore e Veprimit Politik (CPAC), është një konferencë politike vjetore e ndjekur nga aktivistë konservatorët republikanë dhe zyrtarë të zgjedhur nga të gjithë Shtetet e Bashkuara. Ajo organizohet nga Unioni Konservator Amerikan. CPAC-ja, e filloi aktivitetin e saj të parë në vitin 1974. Konferenca, u themelua nga Unioni Konservator Amerikan dhe Amerikanët e Rinj për Lirinë. Në fillim ajo ishte një grupim i vogël, i përbërë kryesisht nga konservatorë republikanë amerikanë shumë të përkushtuar.

Ish-aktori dhe më pas Presidenti konservator amerikan Ronald Reagan (1911-2004), ishte ai që mbajti fjalimin zyrtar kryesor inaugurues të CPAC-ut të parë të vitit 1974. Kandidati republikan presidencial e përdori atë foltore, për të ndarë apo shpalosur me të gjithë pjesëmarrësit vizionin e tij për vendin: “Një qytet i ndritshëm mbi një kodër“, që ishin këto fjalë të huazuara nga John Winthrop, që Reagan, me të cilin e filloi fjalimin e tij historik.

Qysh nga ajo kohë, u kthye në traditë mbajtja e konferencës së koservatorëve patriotë republikanë. Kështu dihet se CPAC i vitit 2010, shfaqi bashkë-sponsorizimin për herë të parë me GOProud, një grup konservator homoseksual amerikanë, një lëvizje dhe pranim i ri pak më liberal. Nga nga e tjetër, GoProud vlerësohet në media për fillimin e bisedimeve me ACU, për të ftuar bisnesmenin e suksesshëm Donald J. Trump të flasë në CPAC 2011.

Fjalimi i CPAC i vitit 2011, që Donald J. Trump mbajti vlerësohet për ndihmën e madhe në fillimin e karrierës së tij politike brenda Partisë Republikane.

Christopher R. Barron, bashkëthemelues i GOProud, i cili më vonë jo vetëm që do të mbështeste fushatën presidenciale të Donald J. Trump në vitin 2016, por gjithashtu do të niste LGBT për Trump, tha se “do të donte ta shihte zotin Trump të kandidonte për president të vendit“.

Në vitin 2014, CPAC u bëri një ftesë ateistëve amerikanë, e cila u tërhoq menjëherë në të njëjtën ditë, për shkak të deklaratave të diskutueshme të presidentit të AA-së zotit David Silverman.

CPAC e vitit 2015, e paraqiti Jamila Bey, e cila u bë aktivistja e parë ateiste, që foli në takimin vjetor të CPAC.

CPAC e vitit 2016, shfaqi bashkë-sponsorizimin për herë të parë nga Republikanët Log Cabin (The Log Cabin Republicans (LCR).

Themelimi në Kaliforni i Grupit Politik Log Cabin të Konservatorëve Homoseksualë

Në historinë e politikës së Partisë Republikane Amerikane, një vend të rëndsishëm zë edhe themelimi i organizatës apo grupacionit konservatorë republikanët homoseksualë Log Cabin, që e filloi aktivitetin e saj në vitin 1977 në Kaliforni, si një pikë grumbullimi për republikanët, që kundërshtonin Iniciativën Briggs, e cila u përpoq të ndalonte homoseksualët të mësonin në shkollat ​​publike. Përveç sanksionimit të përfundimit të mësuesve të hapur homoseksualë dhe lezbike, legjislacioni i propozuar autorizonte shkarkimin e atyre mësuesve, që publikisht mbështetën homoseksualitetin.

Ndërsa rriti fushatën e tij të afërt presidenciale, Ronald Reagan shprehu publikisht kundërshtimin e tij ndaj politikës diskriminuese. Dënimi i Reganit i projekt-ligjit i mishëruar në një letër dërguar një grupi pro-Briggs, pjesë të të cilit u ribotuan në San Francisco Chronicle në 1978, luajti një rol ndikues në humbjen përfundimtare të Iniciativës Briggs.

Në mes të kësaj fitoreje, konservatorët homoseksualë në Kaliforni krijuan republikanët Log Cabin. Grupi fillimisht propozoi të quhej Lincoln Club, por zbuloi se ky emër ishte tashmë në përdorim nga Lincoln Club i Orange County, një tjetër organizatë republikane në Kaliforni, kështu që emri Log Cabin Republicans u zgjodh si një titull alternativ. Ky emërtim tërheq vëmendjen te presidenti i parë republikan, Abraham Lincoln. Republikanët Log Cabin sugjerojnë që Lincoln themeloi Partinë Republikane mbi filozofitë e lirisë dhe barazisë. Këto parime, argumenton Log Cabin, janë në përputhje me platformën e tyre të një Partie Republikane gjithëpërfshirëse.

Kongresi republikan i Log Cabin i vitit 1992 u mbajt në Spring, Teksas, një periferi e Hjustonit. Pika kryesore e diskutimit ishte nëse LCR do të mbështeste apo jo rizgjedhjen e Presidentit George H. W. Bush. Grupi votoi për të mohuar atë miratim, sepse Bush nuk denoncoi retorikën anti-gay në Konventën Kombëtare Republikane të vitit 1992.

Në gusht 1995, fushata e kandidatit republikan presidencial, Bob Dole, ktheu kontributin prej 1000 dollarësh të LCR për fushatën. Fushata e ktheu kontributin pasi kolumnistja lezbike e hapur, Deb Price, e Detroit News, pyeti për të pasi e pa në një raport publik nga Komisioni Federal i Zgjedhjeve.

Ekspertët e akuzuan Dole si një “flip-flopper dhe një hipokrit.”, duke dënuar veprimin e Dole, të cilëve iu bashkuan komentuesit famshëm të radios Rush Hudson Limbaugh III (1951-2021) dhe Don Imus – John Donald Imus Jr. (1940-2019). Nën presionin, Dole pranoi gjatë një konference shtypi të tetorit 1995 në Capitol Hill, se i vinte keq për vendimin për të kthyer çekun dhe se fushata e tij ishte përgjegjëse, për këtë pa u konsultuar me të.

Për shkak të mbështetjes së tij për Amendamentin Federal të Martesës, grupi refuzoi të miratonte rizgjedhjen e Xhorxh W. Bush në 2004. Amendamenti i propozuar, do të kishte përcaktuar me kushtetutë martesën si ekskluzivisht midis një burri dhe një gruaje. Mbrojtja e Bushit ndaj FMA e bëri grupin të votonte 22 me 2 kundër një miratimi të rizgjedhjes së tij. Kapitulli Palm Beach County në Florida e miratoi atë, duke rezultuar në revokimin e statutit të tyre.

Në shtator 2008, LCR votoi për të miratuar biletën John McCain-Sarah Palin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008. Presidenti i LCR Patrick Sammon tha se arsyeja më e rëndësishme për mbështetjen e tyre ishte kundërshtimi i McCain ndaj amendamentit të propozuar kushtetues, për të ndaluar martesën e të njëjtit seks.

Më 23 tetor 2012, LCR miratoi zyrtarisht Mitt Romney pavarësisht angazhimit të tij për një amendament kushtetues, që ndalon martesat e homoseksualëve dhe lezbikeve në mbarë vendin dhe kundërshtimin e tij ndaj shfuqizimit të politikës “Mos pyet, mos thuaj“, për shërbimin ushtarak.

Më 22 tetor 2016, anëtarët e bordit të LCR votuan për të mos miratuar kandidatin republikan për president, Donald J. Trump, në kundërshtim me degët mbarëkombëtare të LCR të Kolorados, Gjeorgjisë dhe Teksasit, së bashku me degën mbarëkombëtare të LCR të Orange County, Kaliforni dhe degët e qytetit LCR të Houston, Teksas; Los Angjelos, Kaliforni; Miami, Florida; dhe Cleveland, Ohio; të cilat uninamisht votuan për të miratuar kandidatin republican Donald J. Trump për në garen presidenciale.

Më 9 nëntor 2016, LCR-ja kombëtare uroi Donald J. Trump, për fitoren e merituar në zgjdhjet presidenciale ndaj kandidates demokrate Hillary Clinton.

Sërisht për CPAC në vite

Më 23 shkurt 2017 Richard Spencer, një figurë e së djathtës dhe një supremacist i bardhë, hyri në hollin e Hotelit Kombëtar Gaylord, në një përpjekje për të hyrë në CPAC. Organizatorët e konferencës e nxorën atë nga hoteli, sapo u zbulua prania e tij, duke përmendur “pikëpamjet e tij që nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me konservatorizmin apo atë që bëjmë ne këtu” si shkak për të refuzuar pranimin e tij në CPAC.

Në dhjetor 2016, CPAC i bëri një ftesë blogerit konservator Milo Yiannopoulos për të folur mbi feminizmin, pakicat racore dhe çështjet transgjinore.

CPAC e vitit 2017, përfshinte Presidentin Donald J. Trump, Zëvendës Presidentin Mike Pence, Senatorin Ted Cruz (R-TX), Guvernatorët Matt Bevin (R-KY), Sam Brownback (R-KS), Doug Ducey (R-AZ) dhe Scott Walker (R-WI) dhe zyrtarët e degës ekzekutive (administratori i EPA Scott Pruitt dhe Sekretarja e Arsimit Betsy DeVos).

Konferenca e Veprimit Politik Konservator e vitit 2019, u mbajt në Qendrën Kombëtare të Resorteve & Konventave Gaylord në Oxon Hill, Maryland, nga 27 shkurt 2 mars 2019. Ngjarja u kryesue nga Presidenti Donald J. Trump, me shumë folës të tjerë shtesë.

Temat gjatë gjithë konferencës ishin lufta kundër socializmit; reforma në drejtësinë penale; Kinë; dhe duke kritikuar Alexandria Ocasio-Cortez (AOC) dhe kritika për Marrëveshjen e Re të Gjelbër.

Në vitin 2020, CPAC priti ngjarjen e saj kryesore në fillim të pandemisë Covid-19 pavarësisht rreziqeve të shëndetit publik. Të shtunën, 7 mars 2020, ACU konfirmoi se një pjesëmarrës në CPAC 2020 më vonë doli pozitiv për Covid-19. Senatori Ted Cruz, Përfaqësuesit Matt Gaetz, Paul Gosar, Doug Collins dhe Mark Meadows patën kontakte të drejtpërdrejta me transportuesin e paidentifikuar dhe njoftuan vetë-karantinimin e tyre.

Në vitin 2021, CPAC priti drejtpërdrejt ngjarjen e saj kryesore, gjatë pandemisë Covid-19. Vendi i mëparshëm i zakonshëm për CPAC, (Gaylord National Resort & Convention Center) në National Harbor, Maryland ishte subjekt i kufizimeve të shëndetit publik në Maryland, të lëshuara nga guvernatori republikan Larry Hogan, i cili kufizoi grumbullimet masive, duke e reduktuar numërin e pjesëmarrësve në 10 persona, për të frenuar kështu përhapjen e sëmundjes Plandemisë së Cocid-19.

Si rezultat, Konferenca u zhvendos në Orlando, Florida, e cila kishte hequr të gjitha kufizimet e mëparshme të lidhura me pandeminë në numëtin e pjesëmarrësve. Ngjarja  e rëndsishme pë konservatorët republikanë ishte ende subjekt i rregullave strikte të detyrueshme, për mbajtjen e maskave në qytetin e madh magjik të Orlando-s.

Pavarësisht nga këto kufizime, pjesëmarrës të shumtë zgjodhën të mos mbanin maska ​​gjatë ngjarjes, pavarësisht njoftimeve të shpeshta nga organizatorët e ngjarjes dhe stafi i hotelit, duke u kërkuar të pranishmëve të respektojnë mandatin lokal të mbajtjes së maskave.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, e karakterizoi rezistencën e shtetit ndaj kufijve të madhësisë së grumbullimit pandemik si në përputhje me statusin e shtetit si “një oaz lirie.”

Ngjarja kryesore e Konferencës ishte një fjalim përmbyllës i ish-presidentit të 45-të të SHBA-së, Donald J. Trump, fjalimi i tij i parë publik dhe fjalimi politik që nga largimi i detyrës.

Presidenti Trump u ndal në pjesën më të konsiderueshme të fjalimit të tij, duke kritikuar pasardhësin e tij, Joe Biden kur ishte zv/President dhe sot me regjimin e tij skandaloz. Fjalimi mori një mbulim të konsiderueshëm mediatik, në pritje të njoftimit të Trump për aktivitetin e tij politik pas presidentit.

Një konferencë e dytë e vitit 2021 u mbajt në Dallas nga 9 deri më 11 korrik në hotelin Hilton Anatole.

Tema e konferencës ishte politika e imigracionit dhe siguria kufitare, në kuadrin e krizës së vazhdueshme të emigrantëve në kufirin jugor të SHBA me Meksikën.

Konferenca e vitit 2022 u mbajt më 24 deri më 27 shkurt në Orlando, Florida. Folësit përfshijnë Presidentin e 45-të të SHBA-së Donald J. Trump, guvernatorin e Floridës Ron DeSantis, analistin konservator dhe personalitetin e famshëm televiziv të Fox News Sean Hannity etj.

Unioni Konservator Amerikan

Unioni Konservator Amerikan (ACU), është një organizatë e mirëfilltë politike amerikane, që mbron politikat tradicionale konservatore, politikanët, bazuar në nivelin e tyre të konservatorizmit dhe organizon Konferencën e Veprimit Politik Konservator.

E themeluar më 18 dhjetor të vitit 1964, ajo është organizata më e vjetër, që bën lobizmin e vazhdueshëm mes konservatorëve në të gjithë 50 shtetet e SHBA-së.

ACU, ka të bëjë me çështje të tilla si liria ose liria personale, politika e jashtme dhe vlerat tradicionale, të cilat ato i përcaktojnë si themelet e vijueshmërisë së konservatorizmit amerikan.

ACU përbëhet nga tre entitete: Unioni Konservator Amerikan, një organizatë 501, që kryen lobim; Fondacioni i Unionit Konservator Amerikan, një organizatë 501 më e njohur për organizimin e Konferencës së Veprimit Politik Konservator; dhe Komiteti i Veprimit Politik të Unionit Konservator Amerikan, një PAC, që miraton dhe financon zyrtarisht kandidatët konservatorë për zyrën federale.

Duke filluar nga viti 1971, ACU ka zbatuar sistemin e vet të vlerësimit, i cili vlerëson çdo vit politikanët republikanë, sipas vlerave positive të konservatorizmit të tyre tradicional. Ndërsa karta e rezultateve ishte e re për konservatorizmin, Amerikanët për Veprim Demokratik, ka përdorur një rubrikë apo linjë liberale, për liberalizmin që nga viti 1947.

Çdo botim i Vlerësimeve të Kongresit dhe të Shtetit, përmban një deklaratë nga Kryetari Matt Schlapp, në lidhje me filozofinë, që drejton vlerësimet si një vlerë e konservatorizmit: “Ne fillojmë me filozofinë tonë (konservatorizmi, është filozofia politike, ku sovraniteti qëndron tek personi) dhe më pas zbatojmë të kuptuarit tonë për qeverinë (roli i saj thelbësor është të mbroj jetën, lirinë dhe pronën).”

Ndryshe nga vlerësimet e tjera të Kongresit, që marrin pozicione për legjislacionin në pritje, Fondacioni ACU vlerëson votat e hedhura tashmë nga ligjvënësit. Çdo vlerësim ofron një interpretim konservativ, të pikëpamjes së një zyrtari për qeverisjen.

ACU, vlerëson çdo vit politikanët, sipas mënyrës se si votojnë për çështjet kyçe, duke ofruar një tregues numerik se sa ishin dakord ligjvënësit me idealet konservatore.

Ata e përdorin këtë sistem vlerësimi si një pikë llogaridhënieje për politikanët, duke krahasuar retorikën e tyre politike me të dhënat e tyre të votimit, për të vlerësuar në esencë konservativitetin e tyre në rritje.

Politikanët, kanë një vlerësim të përqindjes, kushdo me një vlerësim mbi 80% konsiderohet të jetë një konservator ACU. Këto rezultate përdoren shpesh në kërkime të shkencave politike, në lajme dhe në fushatat zgjedhore.

Ngjarja më e njohur e ACU, është Konferenca e Veprimit Politik Konservativ (CPAC), një ngjarje vjetore e organizuar nga fondacioni ACU.

CPAC, ka një pjesëmarrje vjetore prej mijëra nga të gjithë shtetet e SHBA-së. Folësit, zakonisht sipas traditës përfshijnë rregullisht ish-presidentë dhe konservatorë të tjerë të famshëm.

Qëllimi i Fondacionit ACU, është të edukoj publikun amerikan mbi parimet konservatore dhe aktualisht ka pesë qendra politikash, të cilat fokusohen në fusha të ndryshme politike.

Kësisoj ekziston: Qendra për Arte dhe Kulturë, Qendra për Dinjitet Njerëzor, Qendra për Mirëqenie Shtetërore dhe Diplomaci, Qendra për të Drejtat e Pronës së Shekullit 21 dhe Qendra për Reformën e Drejtësisë Penale (CCJR).

Këto qendra apo këndvështrime politikash, janë kryesisht blogje, që postojnë artikuj në lidhje me fushën e tyre tematike.

Më e gjera prej tyre është CCJR, e cila mbron reformën konservatore të drejtësisë penale, përmes këshillimit të zyrtarëve qeveritarë, avokimit të medias dhe dëshmimit si dëshmitarë ekspertë, në seancat dëgjimore qeveritare.

CCJR fokusohet në dy fusha kryesore të politikave: parandalimi i konfiskimit të pasurive civile dhe rritja e objekteve të shëndetit mendor brenda sistemit të drejtësisë penale.

CCJR nga ana e tjetër, punon me Fondacionin e Politikave Publike të Teksasit dhe Ministritë e Burgjeve në fushatën e Drejtës mbi Krimin dhe ofron çdo vit një panel në Konferencën e Veprimit Politik Konservator.

Unioni Konservator Amerikan, ishte një nga shumë organizatat konservatore, të formuara në vitet 1960 si pjesë e ringjalljes së konservatorizmit amerikan.

Siç parashikoi aktivisti konservator M. Stanton Evans: “Historianët, mund t’a regjistrojnë dekadën e viteve 1960 si epokën në të cilën konservatorizmi, si një forcë e qëndrueshme politike, më në fund erdhi si në vetvete si imperativ i kohës.” Konservatorët dhe aktivistët filluan të ndërtonin një lëvizje konservatore të mirëorganizuar, duke formuar organizata të tilla, si: Amerikanët e Rinj për Lirinë dhe ACU.

Gjatë kësaj epoke, grupet konservatore u fokusuan më pak në veprimin e drejtpërdrejtë populore dhe u përqendruan më shumë në planifikimin afatgjatë për votuesit, mbasi u morën shumë për poste personale politike dhe të fitonin pozita dhe poste publike lokale dhe qendrore në shtetet konservatore republikane.

ACU u themelua në dhjetor të vitit 1964, në përgjigje të mbizotërimit politik të rrymës komuniste dhe liberale ekstreme në Amerikë. Këtë gjë e deshmon edhe  humbja e thellë e fushatës elektorale presidenciale të kandidatit republikan Barry Morris Goldwater (1909-1998).

Senatori Goldwater, ishte një politikan, burrë shteti, biznesmen, oficer i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe autor librash. Ai ishte senator nga Arizona dhe përfaqsoi këtë shtet në pesë mandate si senator i saj, duke qenë edhe kandidati më i kualifikuar i Partisë Republikane, për garën presidenciale të Shteteve të Bashkuara në vitin 1964, ku dhe humbi përballë liberalëve ekstremist komunistë.

Themeluesit e ACU përfshinin figura të mirënjohura të politikës amerikane, si: Frank S. Meyer, William F Buckley Jr dhe Robert E. Bauman, të cilët organizuan takimin e parë.

Në takimet fillestare, u emërua një bord drejtorësh prej 50 anëtarësh, anëtarët e të cilit përfshinin: Lammot Copeland, Peter O’Donnell, John A. Howard, Donald C. Bruce dhe John Dos Passos.

Si pasoj e reputacionit dhe respektit që ata gëzoni nga mbështetësit patriotë amerikanë, asokohe duhet thënë se anëtarësia e forcës politike konservatore republikane u rrit ndjeshëm në mbi 7,000 antarë të rinj brenda 9 muajve, dhe në 45,000 të tjerë deri në fund të vitit 1972.

Si pjesë e misionit të ACU, për të bashkuar kudo konservatorët amerikanë, William F. Buckley dhe Robert Bauman, udhëhoqën një iniciativë apo lëvizje të re duke deklaruar pikëpamjet e ACU për Shoqërinë John Birch.

Kush ishte John Birch Society

John Birch Society (JBS), është një grup amerikan i promovimit politik të krahut konservator të djathtë. E themeluar në vitin 1958, John Birch Society është një lëvizje e mirëfilltë anti-komuniste, e cila mbështet tek konservatorizmi tradicional social, dhe është e lidhur me politikën e vlerave patriotike konservatore të djathta amerikane.

Themeluesi i shoqërisë, ishte biznesmeni Robert W. Welch Jr. (1899–1985), i cili, zhvilloi një infrastrukturë politike organizative të degëve mbarëkombëtare në dhjetor të vitit 1958. Shoqëria gjeti shpejt përkrahje e cila u shpreh edhe në numërin e madh të shtimit të anëtarësë me ndikim politik patriotik në teoritë reale të konspiracionit.

Kështu në vitet 1960 konservatori William F. Buckley Jr. dhe National Review shtynë që JBS të drejtohet me profil si e djathtë patriotike amerikane. Kohët e fundit Jeet Heer, ka argumentuar në The New Republic, se ndërsa ndikimi i organizatës arriti kulmin në vitet 1970, Bircherism dhe trashëgimia e tij për të thënë hapur të vërtetën, janë bërë rruga me vlerë dominuese në lëvizjen konservatore republikane. Revista Politico me prirje politike globaliste të majta, pranon kur shkruan se JBS filloi të ringjallet në mesin e viteve 2010 dhe sot pas 10 viteve zgjerimi dhe suksesi fatmirësisht fryma reale e saj formësoi rritjen dhe përkrahjes masive për Partinë Republikane, senatorëve dhe kongresmenëve konservatorë, administratën e suksesshme të Presidentit Donald J. Trump (2016-2020) duke i dhënë fatmirësisht një shtytje positive pikërisht lëvizjes më të gjerë konservatore në të gjithë territorin e SHBA-së.

Media amerikane e ekstremit të majtë globalist nga inati i rritjes me shifra gjeometrike i mbështetësve patriotë republikanë në ditët tona, krijojnë trillime apo skena shkrimore, lajme dhe show me gënjeshtra dhe mashtrime banale, duke menduar se kështu se do t’i shpërlajnë edhe më tej trurin zemërimit mbarëpopullor ameirkanë të vitit 2022, kundër regjimit anti-amerikanë të Sleepy Joe Biden dhe epikipit të tij të papërgjeshëm dhe të deshuar totalisht, e cila ka si synim kryesor shkatërrimin e kapitalizmit dhe vlerave të saj pëparimtare në SHBA dhe kthimin e vendit në një socialkomunizëm idiot ekstremist si në Venezuelë, Kubë apo Kore të Veriut…

Fillimisht me bazë në Belmont, Massachusetts, Shoqëria John Birch tani ka selinë në Grand Chute, Wisconsin, një periferi e Appleton, Wisconsin, me degë apo filiale lokalë në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Ajo fatmirësisht zotëron American Opinion Publishing, e cila boton revistën The New American (1985). The New American, është një revistë e shtypur dhe dixhitale e patriotëve të djathtë, e cila botohet dy herë në muaj nga American Opinion Publishing Inc., një degë e zotëruar plotësisht e John Birch Society, një organizatë patriotike e vlerave konservatore të djathtë amerikane. Revista u krijua në 1985 nga bashkimi i dy revistave JBS: American Opinion dhe The Review of the News.

Në dokumentet e themelimit të ACU thuhet se, nuk ka asnjë lidhje mes dy organizatave. Drejtorët e ACU kanë një pikëpamje të çështjeve botërore në thelb, në kundërshtim me atë të marrë nga Robert Welch në shkrimin e tij më të publikuar. Në këto rrethana, udhëheqja e ACU do të jetë krejtësisht e ndryshme nga ajo e Shoqërisë John Birch.

Pikëpamja e konservatorëve, për Birchers u bë një histori kombëtare, kur Buckley vazhdoi të kritikonte Birchers në kolonën e tij National Review. ACU, shpenzoi afërsisht 1.4 milion dollarë, duke kundërshtuar ratifikimin e traktateve të Kanalit të Panamasë në 1977. Ata përdorën një fushatë masive postimesh, duke dërguar rreth 2.4 milionë letra. Kjo solli afërsisht 15,000 dollarë në ditë në mbështetje të kandidatëve konservatorë që kundërshtuan traktatet.

Ata gjithashtu prodhuan një dokumentarë televizive prej 30 minutash, e cila u transmetua në 150 stacione televizive në 18 shtete, dhe nxorën reklama gazetash në 30 shtete, duke inkurajuar qytetarët t’u shkruanin senatorëve të tyre, për të kundërshtuar traktatet.

ACU ndihmoi gjithashtu në financimin e një skuadre të së vërtetës, të formuar nga Senatori Paul Laxalt, qëllimi i të cilit ishte “të fokusonte interesin e rinovuar publik në traktatet” dhe të bënte presion ndaj senatorëve për të votuar kundër traktateve.

Gary Jarmin, i cili në atë kohë ishte ligjvënës i ACU, deklaroi se Traktatet e Kanalit të Panamasë ishin “një çështje e mirë për lëvizjen konservatore. Nuk është vetëm çështja për të cilën po luftojmë. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të kapur kontrollin e Partia Republikane.”

Në vitin 1980, ACU vlerësoi se do të kushtonte afërsisht 1.8 milionë dollarë për të mposhtur SALT II; së bashku me grupet e tjera konservatore, kundërshtarët e SALT-it. Pasi zbuloi se teknika e postimeve masive ishte e suksesshme, gjatë fushatave të tjera, ACU përdori të njëjtën teknikë për të kundërshtuar SALT II, ​​duke arritur afërsisht 500,000 njerëz me këtë strategji.

Përveç kësaj ata prodhuan një program televiziv 30 minutash anti-SALT të quajtur Fuqia Sovjetike/Miti Amerikan: Shtetet e Bashkuara në tërheqje, i cili u transmetua në 200 stacione televizive anembanë vendit.

Në 1985, ACU, dërgoi afërsisht 100,000 copë poste në mbështetje të ndihmës kundër Nikaraguas në 1985. Ata shoqëruan gjithashtu refugjatët Nikaraguanë rreth Capitol Hill, për të bindur politikanët e pavendosur që të mbështesin kërkesën kundër ndihmës të Presidentit republican Reagan.

Anëtarët themelues përfshijnë: William F. Buckley, Jr. Rep. Donald Bruce (R.-Ind.), Rep. John Ashbrook (R.-Ohio), Rep. Katherine St. George (R.-NY), William A. Rusher, Frank Meyer, Thomas S. Winter, John A. Howard dhe L. Brent Bozell.

Donald Bruce, shërbeu si kryetar i parë nga 1964 deri në 1966, i pasuar nga John Ashbrook nga 1966 deri në 1971.

  • Stanton Evans, më pas shërbeu gjashtë vjet nga 1971 deri në 1977, pasuar nga një mandat dy-vjeçar i shërbyer nga Philip Crane nga 1977 në 1979.

Mickey Edwards, shërbeu si kryetar nga 1979 deri në 1983. David A. Keene, ishte kryetar nga viti 1984 deri në 2011, i pasuar nga Al Cardenas, i cili shërbeu deri në vitin 2014. Ai u pasua nga kryetari i nëntë dhe aktual, Matt Schlapp, i cili më parë ka shërbyer si drejtor politik i George Bush.

Sipas Qendrës për Politikë të Përgjegjshme, Unioni Konservator Amerikan shpenzoi afërsisht 20,000 dollarë për lobim në 2001, 400,000 dollarë në 2003 dhe 1,100,000 dollarë në 2005. Ata nuk shpenzuan asnjë para për lobim në vitin 2004. Në vitet që kur Schlapp u zgjodh kryetar i ACU, ka shpenzuar 120,000 dollarë për lobim.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.