Pronto: “Ne luajmë koqe me amerikanët!”

0
589
Idriz Morina

Idriz Morina

Kush janë protagonistët shqiptarë që e ndihmuan Serbinë kundër Kosovës?! – Argumentimi shokues

Se sa e donte rolin amerikan dhe sa e respektonte Hashim Thaçi, gjatë kohës sa ishte ai në pushtet, besoj ju kujtohet kur thoshte shkoqur në aferën Pronto: “Ne luajmë ko… me amerikanët!”Asgjë nuk e shpjegon më mirë strukturën e të menduarit hashimian se sa ajo ‘formulë’ apo togfjalësh i tij, e kthyer nga ai në një paradigmë të vendimmarrjes në PDK dhe në Qeveri e më pas edhe në Presidencë!

Kush fitoi më shumë në bisedimet në Bruksel nga viti 2011, Kosova apo Serbia?
Për shumë vite ne jemi munduar të përgjigjemi në vazhdimësi në një lloj pyetje të ngjashme, se pse shqiptarët po dalin dhe do të dalin humbës në bisedimet e atjeshme.

Në fakt, ne kishim parashikuar që në vitin 2009 kur është projektuar rezoluta për bisedime Kosovë-Serbi, për ‘interesa vitale të serbëve në Kosovës’, se kryeministri i asaj kohe, Hashim Thaçi kishte bërë dëm të madh, dhe se nuk ishte i vërtetë pretendimi i dhënë nga ai dhe mbështetësit e tij, se bisedimet do të ishin vetëm të karakterit teknik.

Ky pretendim me kohë u kuptua se rezultoi i rrejshëm. Veç këtyre, bisedimet shkaktuan edhe dy probleme të mëdha, devalvimin e miqësisë me SHBA-të, dhe rolit të jashtëzakonshëm që ato kishin luajtur në shtetbërjen e Kosovës, dhe se bisedimet ishin projektuar për t’i përjashtuar SHBA-të nga ai rol, pra parësor, dhe se nuk do të kishin më as rol dytësor.

Strategjia e gabuar

Hashim Thaçi, para se të arrestohej nga gjykata speciale, filloi ta rikthente vëmendjen tek roli që duhej të luante Amerika në bisedime, Por, duke pretenduar se ai donte ta rikthente rolin amerikan në vendimmarrjen për fatin e Kosovës, kishte vendosur për një qasje në një projekt dhe më të keq, ndarjen e Kosovës në emër të shkëmbimit të territoreve apo korrigjimit të kufijve, në derivimin e mëtutjeshëm të konceptit të ndarjes së territorit tonë historik.

Se sa e donte rolin amerikan dhe sa e respektonte Hashim Thaçi, gjatë kohës sa ishte ai në pushtet, besoj ju kujtohet kur thoshte shkoqur në aferën Pronto: “Ne luajmë koqe e me amerikanët!”

Asgjë nuk e shpjegon më mirë strukturën e të menduarit hashimian se sa kjo ‘formulë’ apo togfjalësh i tij, e kthyer nga ai në një paradigmë të vendimmarrjes në PDK dhe në Qeveri e më pas edhe në Presidencë!

Por, njëkohësisht besoj se i kujtohet publikut, se asnjë nga folësit, që për disa vite na shfaqen si më proamerikanët, nuk e kontestonte as kundërshtonte formulimin e Thaçit, ndërsa se bëjnë këtë as sot, pavarësisht se dy prej protagonistëve të aferës “Pronto” ndodhen në Hagë.

Një tjetër dimension negativ që ia dha bisedimeve në Bruksel, Thaçi me pranimin e asaj Projektrezolute, është ‘minimi’ i Vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se Pavarësia e shpallur nga IPVQ-të (në përgjigjen në pyetjen thelbësore të bërë nga Serbia, se nëse Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes së Kosovës kishin të drejtë për të shpallur Pavarësinë- Ndarjen nga Jugosllavia).

Që atëherë e kam kontestuar nga ky aspekt, për disa vite, edhe qëndrimin e Kosovës në bisedime, përkatësisht të zgjidhjes së pranuar nga Thaçi, arsyet e paqëndrueshme, për një vendim të atillë i dinë vetëm ai.

Pra, Projektrezoluta minimalisht duhej ta theksonte, se Kosova është një shtet i Pavarur ligjërisht sipas GJND-së. Kjo do t’i kishte mbyllur derën shumë proceseve negative që janë parashtruar në vijim.

Por, të gjitha këto interpretime tonat, si dhe ato që janë parashtruar nga kritikët e njëmendët, nuk kanë pasur jehonë të mjaftueshme në opinion, derisa Gjykata Kushtetuese nuk vendosi kundër 23 pikave të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, për shkak të përmbajtjes antikushtetuese. Ky model qe mbështetur fatkeqësisht edhe nga kryetari i LDK-së, asokohe kryeministër i Kosovës.

Goditja e tronditshme

Këtu u ndal modeli politik i zhbërjes së shtetësisë së Kosovës nga brenda, ndërsa tashmë kishte filluar modeli i shkatërrimit nga ‘jashtë’, i ndarjes së Kosovës, në tryezë. Edhe ky model u godit tronditshëm me arrestimin e Hashim Thaçit nga gjykata speciale. Këtë model e kundërshtuan thuaja të gjitha partitë përveç PDK-së, megjithëse për herë të parë kishte dhe ka ende figura që i janë kundërvënë dhe e kundërshtojnë, sado pakicë.

T’i kthehemi tash këndvështrimit, të atyre bisedimeve sipas zyrtarëve të Serbisë, protagonistë të marrëveshjeve.

Si vlerësohet pra, roli i qeverive të kaluara të Kosovës në bisedimet në Bruksel sipas zyrtarëve të Serbisë? A ishin të dëmshme vërtetë për Kosovën? Pse e kanë gabim ata që ende i kërkojnë Kosovës të lëshoj pe apo të bëjë kompromise të reja ndaj Serbisë?

Të gjithë këtë si duket e ka zbërthyer në vetëm dy paragrafë, ish-kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq, dhe kryetar aktual i Kuvendit të Serbisë, sipas të cilit Serbia ka përfituar shumë nga bisedimet në Bruksel, se po të mos kishin qenë ato shumë procese do të ishin kryer në dobi të shqiptarëve, përkatësisht të Kosovës.

“Nëse atëherë nuk do të kishim marrëveshjen e Brukselit, jam i sigurt se Kosova do të kishte kohë që ishte kompletuar si shtet i njohur ndërkombëtarisht”, ka thënë Daçiq, pak ditë më parë.

Pra, ai e sheh tërë procesin në Bruksel, si zvarritje të përmbylljes së shtetndërtimit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Ai është shprehur madje krenar, se me bisedimet në Bruksel, sigurisht pas humbjes së betejës në GJND, që Daçiqi as nuk dëshiron ta përmend, ia dolën që të kthehen në fitimtar, nga humbës ‘të kolapsuar’!

“Ne ia dolëm mbanë në këtë. Që nga kolapsi i plotë i politikës së mëparshme të Kosovës, kur Serbia nuk pyetej për asgjë dhe Kosova merrte një njohje ndërkombëtare në ditë, ne e kemi bërë një çështje të hapur që nuk mund të zgjidhet pa Serbinë”, ka thënë Daçiq.

Pra, Serbia, beseon se nga një çështje të përfunduar, të përmbyllur (me GJND-në), shtetësinë e Kosovës, ia dolën ta kthejnë në çështje të hapur, sikurse ndodhi veçanërisht me negociatat e fshehta për ndarje të Kosovës.

Kush ishin fajtorët për këtë sukses të Serbisë?

Pa dyshim, që njeriu protagonist që ua dha serbëve këtë ‘fitore dhe këtë krenari’, është Hashim Thaçi, ai që e udhëhoqi dhe e pranoi Projektrezolutën për bisedime në Bruksel, të miratohej më pas në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, dhe po ashtu qeveritë e kaluara.

Nuk mund të amnistohet as Qeveria Mustafa e as ajo Haradinaj, që vazhduan të bënin kompromise, dhe ky model u përmbys, të paktën përkohësisht, dhe shpresojmë të mos rikthehen modelet e atilla.

Ndoshta, këto janë disa momente, për të cilat, edhe Raporti i Freedom House, kur flet për qeverisjen në Kosovë, thotë se proceset në Qeverinë e Kosovës u ndikuan nga qeveritë ruse, kineze etj.

“Qeveritë ruse, kineze dhe turke kanë ushtruar gjithashtu ndikim mbi proceset qeveritare në Kosovë gjatë viteve të fundit”, thuhet në raportin e Freedom House”, thuhet në raport

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.