JETA DHE TRIVIALIAT E KËSAJ BOTE

0
1012
Xhemal Ahmeti alias Jon Leka

Xhemal Ahmeti

Jeta është e tepër e vyeshme që njeriu të humb kohë me fashistë dhe argatë të këtyre, me hajdutë, hipokritë, halabakë, pakurrizorë, me injorantë; nuk ia vlen aspak që njeriu ta zhbëj paqen e tij frymore, duke u marrë me modele të paparimësisë, me shembuj eklatant të deformimit, zhvatjes dhe fundosjes kolektive – kështu janë ngase këto kategori bëhen vektorë vullnetar, udhëzues se si kolektivi të cofë sa më shpejtë. Sidomos liria e tij.

Shikimi disasekondësh i një druri vlenë milionaherë më shumë se sa të kalosh ditën (mentalisht apo fizikisht) me turma debile që për çdo ditë e përdhunojnë dhe prostituojnë lirinë, kulturën, gjuhën, të parët e të mbramët, dinjitetin e tyre. Është mëkat që një sekondë e lere më një ditë ta humbësh duke u bërë nervoz me prostitutë injorantë publikë, që ia kthejnë bythën çdo ideologjie për interes, për një kosh sallatë. Këta ekzemplarë që bëhen për çdo ditë model i prostituimit dhe ideologjive të derrave të egër janë e keqja e kësaj bote.

A durohen këto qenie të ta bëjnë moralin publik? A lexohen qenie që yll dite e informacioni kanë psikopatë, teopatë, fashistë, bythgrisur, falsifikues, anonimusë që masivizojnë debilitetin e tyre ngase japin honorare që ua kanë zhvat të varfërve dhe budallenjve? Të sojit që flasin për pellazgë, për kozmos dhe për çipat e Apple pa asnjë dije elementare përkatëse e pa asnjë gram tru?

A lexohen portale që kulmin e profesionit e festojnë duke raportuar me pasion nga oda e Mulla K. të Muçibabës (ndonjë falsifikuesi e mashtruesi pervers) gjersa ai gëlltit kofshët e ndonjë kafshe të paidentifikueshme? A meritojnë këto qenie kujdesin e njeriut që nuk banon në ndonjë klinikë psikiatrike? Jo. Shkoni ore n.p. të …Egërisra ordinere… Më mirë me ngordh në izolim, i vetmuar se me botën e kësaj grope fekaliash toksike.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.