20.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Historia e vërtetë e Palestinës (shek. V para Krishtit – shekulli XIII)

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Skënder Jashari

Prej fillimit të agresionit të Terror-rusisë, kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe kundër gjithë Demokracive Perëndimore dhe dështimi gjithnjë e më i madh, i saj në fushëbeteja, e bënë të kuptueshme që kërkon një alternativë.

Në vazhdimësi Terror-rusia përdori alternativa të ndryshme, ndër të fundit ishte dështimi në “Fuqinë e Barotit në Ballkan” e që ishte rasti i sulmit terrorist dhe agresionit hibrid të Serbisë kundër Kosovës. Prandaj si opsion i mbeti, përdorimi i Hamas-it për të kryer sulmin më të pashembullt të terrorizmit islamik kundër vendbanimeve dhe civilëve izraelit.

Më 7 tetor 2023, u tronditë bota e civilizuar me aktet më të shëmtuara të terroristëve islamik të Hamas-it, kundër popullatës civile të Izraelit: për të cilën besohet se ka pjestarë të forcave speciale iraniane dhe ruse të përfshirë, ka furnizime të veçanta me armë dhe paisje nga mbështetësit e Hamas-it si Rusia, Irani etj.

Në mediet tona, zakonisht shohim deklarime të anshme dhe jo-objektive për sa i përket rastit të Izraelit dhe Palestinës. Problemi “Palestinez” është falso, i krijuar nga shovenizmi Rus dhe Pan-arabizmi gjegjësisht fashizmi islamik( Pan-islamizmi).

Sepse:

Për herë të parë, toponimi grek Palestinë, është përmendur në shekullin V para Krishtit, nga historian grek Herodoti, ku përfshinte përgjithësisht tokën bregdetare nga Fenikia deri në Egjipt, që e quan pjesë të Sirisë.[1] Gjithashtu e përmend termin si etnonim, kur flet për “sirianët e palestinës” ose palestinezët sirian”,[2] të emërtuar nga perandori Hadrian pas shtypjes së kryengritjes Bar Kokhba të vitit 135 të Erës tonë,[3]e që nuk i dallon hebrenjët dhe qytetarët e tjerë që banojnë në Palestinë.[4]

Edhe historianët e tjerë dhe gjeografët antikë si Filo, Jozefusi, Plini i plak, e përdornin termin “palestina e sirisë”, kurse në biblën hebreje përmendet fjala Plištim që zakonisht është përkthyer si Filistin.[5] Perandoria Romake, e pushtoi Sirinë në vitin 64 para Krishtit,[6] e që ra Jerusalemi në vitin 70 të Erës tonë, i gjithë regjioni i Judesë, Samarisë dhe Galilesë u riemëruan Palestinë(Palaestina),[7] si emërtim administrativ për regjionin në fjalë në shekullin e II të erës tonë.[8]

Shumicën e popullsisë në Levantin jugor( që përfshinte territorin  modern të Izraelit, Palestinës, Jordanit dhe sipas disa burimeve të tjera përfshinte edhe Libanin jugor, Sirinë jugore dhe gadishullin e Sinait[9]), përbëhej nga hebrenjët,[10] kurse pastaj në fillim të periudhës së sundimit Bizantin, hebrenjët u bënë minoritet,[11] duke u bë shumicë helenët.

Muhamedi në vitin 632, kishte caktuar Usama ibn Zayd, për të kryer invasion në regjionin e Balqa-s në Perandorinë Bizantine,[12] e që e ekspedita u kry në maj/qershor 632.[13] Orekset e Muhamedit për pushtim të territoreve të huaja, pranohen dhe argumentohen edhe me hadithe të muslimanëve suni. Muhamedi kishte parathënë për pushtimin e Jerusalemit në disa hadithe( Sunan ibn Majah 4042 dhe Sahih al-Bukhari 3176). Referencat e shumta politike për xhaminë al-Aksa, datojnë nga shekulli XII, ose më pas për shkak të pushtimit të Kryqtarëve, por disa përpjeken ta argumentojnë që bazohet në hadithe të numërt që datojnë nga lindja e islamit.[14]

Sipas disa akademikëve, shenjtërimi i Jerusalemit u rritë pas ekspansionit dhe rritjes së një zhanri të literaturës e njohur si al-Fadhail( udhëzues fetarë)[15] por të tjerët e theksojnë se ishin motivet politike islamike të dinastisë Umayyade, që e shenjtëruan Jerusalemin në Islam.[16] Me konsolidimin e hegjemonisë islamike mbi fiset nomade arabe në luftërat e Ridës në vitet 632-633, kalifi i muslimanëve Ebu Bekri, i orientoi gjitha energjitë në drejtim të pushtimit të Sirisë,[17] duke e ndarë ushtrinë e tij në 4 grupe, nga Medina në vitin 633, të komanduara nga Amr ibn al-As, Yazid ibn Abi Sufyan, Shurahbil ibn Hasana dhe Abu Ubayda ibn al-Jarrah.[18]

Perandori Bizantin Heraclius, përfundimisht u mposht në betejat në Ajnadayn në Palestinë dhe Fahl dhe Yarmouk në Transjordani, të ndodhura në vitet 634-636, gjë që më nuk pati rezistencë të organizuar.[19] Edhe pas vdekjes në vitin 634, të Ebu Bekrit, atë e zëvendësoi Omeri, i cili vazhdoi ekspansionin në drejtim të Sirisë.[20] Arabët musliman në fillim të nëntorit 636 arritën ta fillojnë rrethimin e Jerusalemit, e që garnizoni bizantin ishte tërhequr brenda fortifikatave të qytetit,[21] e që ushtritë muslimane nuk sulmuan, por mbajtën rrethimin derisa të dorëzoheshin për mungesë të furnizimeve,[22] pra ishte betejë e papërgjakshme,[23]edhe për sa i përket datës së dorëzimit të Jerusalemit ka debate, por që përmenden vitet 636, 637, 638, por burimet dytësore më shumë priren të japin vitin 638.[24]

Edhe perandori Konstantini i III, i Bizantit, vendosi që të ripushtonte Levantin, por dështoi në vitin 649.[25]

Me ardhjen e pushtimit të muslimanëve arab, organizimi administrativ ekzistues të distriktit Bizantin të Palestinës Prima, mbeti i njejtë,[26] madje pushtimi islamik i toleronte hebrenjët dhe të krishterët, sidomos të krishterët Nestorian dhe Jakobit, të cilët nuk ishin trajtuar mirë nën pushtimin bizantin.[27] Bilad al-Sham përbëhej nga hapësira e Sirisë së Madhe, që shtrihet në territoret e Sirisë, Libanit, Jordanit, Izraelit dhe Palestinës, si dhe në regjionet e Turqisë moderne, në regjionin Hataj, Gaziantep dhe Diarbakir.[28]

Bilad al-Sham, rrjedh nga fjala arabe, që dmth “regjioni në krahun e majtë”.[29] Bilad al-Sham, në mes viteve 637 dhe 640 nga kalifi Omer, u nda në katër distrikte ushtarake, e ato ishin: Filastin, al-Urdunn, Dimashq dhe Hims.[30] Jund Filastin, ishte distrikti ushtarak i Palestinës që përfshinte pjesën më të madhe të territorit të provincave bizantine të Palestina Prima dhe Palestina Tertia.[31]

Kurse gjeografët arabët filluan ta përdorin termin Filistinë, në mesjetën e hershme, si një mbiemër që nga shekulli VII.[32] Dinastia Umajade, investoi konsiderueshëm në zhvillimin e distriktit të Palestinës( Filastin-ës),[33] duke u nderu Palestina veçanarisht në këtë periudhë.[34] Levanti pastaj mbeti edhe nën sundimin e Perandorisë Arabe të dinastisë Abaside( Abbas ibn Abdul-Muttalibi 566-653),[35] pasi përmbysën dinastinë Umajade, me revolucionin Abasid të vitit 750.[36]

Në vitin 870, Egjipti fitoi autonomi nën udhëheqjen e Ahmad ibn Tulun-it, i cili ishte themelues i dinastisë Tulunide, që sundoi Egjiptin dhe Sirinë mes viteve 868 deri 905,[37] ku përfshihej edhe Palestina dhe Hixhazi. Tuluni, ishte dërguar nga kalifi Abasid si guvernator i këtyre territoreve.[38] Dinastia Abaside, tentoi ta fus nën kontroll sërish dinastinë Tulunide, ku u zhvillu edhe beteja Tawahin më 885, mes të forcave të kalifit Abasid( Abu’l-Abbas Ibn al-Muwaffaq) kundër sundimtarit autonom Tulunid, të cilën e fitoi ky i fundit.[39]

Por sërish në vitet 935 deri 969, Egjiptin dhe Levantin e sundoi dinastia Ikhshidid,[40] e  Muhammad ibn Tughj al-Ikhshid,[41] që ishte ushtar mameluk që u caktu si guvernator nga kalifi Abasid al-Radi.[42] Por i cili humbi nga ushtria Fatimide, me rastin e pushtimit të Fustat-it, më 969.[43] Mbajtja nën pushtim nga Dinastia Fatimide, pas vitit 1070, pjesa bregdetare e Levantit dhe e Sirisë u sfidu së pari nga invazionet turke, e pastaj edhe nga kryqëzatat.[44] Saladini u ngrit si vezir i Fatimidëve, në vitin 1169, përpara se të shfronizohet Kalifati Fatimid më 1171,[45] e që nga viti 1183, filloi pushtimet e Egjiptit, Sirisë, Mesopotamisë së epërme, Hixhazit, Jemenit etj, për përfshirë edhe Mbretëria e Jerusalemit, ranë nën kontrollin e tij në Betejën e Hattin-it më 1187.[46]

Perandori Bizantin Isaku II Angelus (Isaac II Angelus 1185-1195), i dërgoi mesazh urimi Saladinit, për pushtimin e Jerusalemit, e që i kërkonte atij, që të gjitha kishat e qytetit t’i kthente në kisha ortodokse dhe të gjitha ceremonitë krishtere të bëhen në liturgjinë ortodokse greke, e që kjo iu garantu e të krishterët u lejuan lirshëm të luteshin në kisha dhe çështjet kishtare iu dorëzuan Patriarkut Ekumenik të Konstantinopojës.[47] Por më pas sërish më 1190, kryqëtarët do e pushtojnë bregdetin e Palestinës,[48]por pa sukses për ta ripushtu Jerusalemin.[49] Gjatë kësaj periudhe edhe Jerusalemi ra herë në duar të Persianëve,[50] e herë mamelukëve Ayyubide,[51] pastaj edhe Kryqëzata e VI e pushtoi në vitet 1229-1244,[52] për t’u ripushtu nga mamelukët mongol, rreth vitit 1260 ose 1300.

Pastaj pas vitit 1300, sulltanët mameluk, filluan të interesohen edhe të ndërtojnë ndërtesa edhe në Jerusalem, duke inkurajuar vendosjen e muslimanëve. Gjatë mbretërimit të sultan Baibars(Al-Malik al-Zahir Rukn al-Din Baibars al-Bunduqdari), që ishte me origjin turke Kipçak( turk namad), që ishte i dinastisë Bahri të Egjiptit, renovoi aleancën islamike me hebrejt, duke ngritur dy shenjtore atë të Mojsiut dhe të profetit Salih( Kuran 7:73-79; 11:61-69; 26:141-158), duke i inkurajuar muslimanët, hebrenjët dhe të krishterët që të bëjnë pelegrinazh në këto vende, e që gjatë Pashkëve ishte përplotë me pelegrin Jerusalemi.[53]

Prej nga mund të kuptohet, që nuk ekzistonin popull, etni, komb me emërtimin Palestinezë, e që mund të shihet se ky emërtim ishte gjeografik e që përfshinte hebrenjë dhe arab, të cilët jetonin në këtë territor. Derisa historikisht, popullata hebreje ishte në numër më të madh, edhe përkundër rasteve kur ajo përndiqej, deri në vitet 1300, asnjëherë popullatat arabe nuk ishin shumicë.

Më: 18.10.2023

Skender Jashari i burgosur politik nga  EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1] Herodoti, Libri III:91.

[2] Herodoti, Libri  II:104; 3:5; 7:89.

[3]Louis H. Feldman, Studies in Hellenistic Judaism, 1996, faqe 567; The Jewish Question, Biography of a World Problem, Alex Bein, 1990, faqe 34.

[4] How W.W., Wells J. (eds.), A Commentary on Herodotus, Oxford, Clarendon Press, 1928, vol.1, faqe 219.

[5] John Strange, Caphtor/Keftiu: a new investigation, Brill, 1980, faqe 159.

[6] Martin Sicker, Between Rome and Jerusalem: 300 years of Roman-Judaean relations, 2001, faqe 39-41.

[7] Kaegi, Walter Emil, Byzantium and the early Islamic conquests, Cambridge: Cambridge University Press, 1995, faqe 41; Shawn Stamp, Living in Laodicea, faqe 180.

[8] Getzel M. Cohen, The Hellenistic settlements in Syria, the Red Sea Basin, and North Africa (Illustrated ed.). University of California Press, 2006, faqe  37.

[9] The Old Testament in Theology and Teaching, Essays in Honor of Kay Fountain, 2018, faqe 51.

[10] Scholastic Library Publishing, Encyclopedia Americana. Scholastic Library Pub, May 2006, faqe 305.

[11] Élie Barnavi; Miriam Eliav-Feldon; Denis Charbit. A historical atlas of the Jewish people: from the time of the patriarchs to the present. Schocken Books, 2002, faqe 68.

[12] Razwy, Sayed Ali Asgher. A Restatement of the History of Islam & Muslims, faqe 283.

[13] Abu Khalil, Shawqi (1 March 2004). Atlas of the Prophet’s biography: places, nations, landmarks. Dar-us-Salam, faqe 249.

[14] Sohail H. Hashimi, et al. “Political Boundaries and Moral Communities: Islamic Perspectives”. In Allen E. Buchannan; Margaret Moore (eds.). States, Nations and Borders: the ethics of making boundaries. Cambridge University Press, 2003, faqe 192–193.

[15] The Umayyad Dome of the Rock in Jerusalem, Oleg Grabar, Vol. 3, 1959, faqe 33.

[16] Yonatan Silverman, The opposite of holiness, Published:  06.05.05( qasje online: https://www.ynetnews.com/articles/0,7340,L-3095122,00.html).

[17] Fred M. Donner, The Early Islamic Conquests. Princeton: Princeton University Press, 1981, faqe 86, 89-90.

[18] Po aty, faqe 112, 114.

[19] Po aty, faqe 112.

[20] Steven Runciman, A History of the Crusades: The First Crusade (second ed.), Penguin Books: London,1987, faqe 15.

[21] Agha Ibrahim Akram, The Sword of Allah: Khalid bin al-Waleed – His Life and Campaigns. Oxford, United Kingdom, 2004, faqe 431.

[22] Edward Gibbon, The History of the Decline and Fall of the Roman Empire, Volume 6. J. D. Morris Publishers,1862, faqe 621.

[23] Agha Ibrahim Akram, The Sword of Allah: Khalid bin al-Waleed – His Life and Campaigns. Oxford, United Kingdom, 2004, faqe 432.

[24] Moshe Gil, A History of Palestine, 634-1099. Cambridge University Press, 1997, faqe 51; Meron Benvenisti, City of Stone: The Hidden History of Jerusalem. University of California Press, 1996, faqe 5; J. F. Haldon, Byzantium in the Seventh Century: The Transformation of a Culture. Cambridge University Press, 1990, faqe 301; Leslie J. Hoppe, The Holy City: Jerusalem in the Theology of the Old Testament. Collegeville, Minnesota: The Liturgical Press, 2000, faqe 15; Steven Runciman, A History of the Crusades – Volume 1: The First Crusade and the Foundation of the Kingdom of Jerusalem. Cambridge, United Kingdom: Cambridge University Press, faqe 2.

[25] Arab Observer, Issues 289-300, 1966, faqe 49.

[26] D.Sourdel, (1965). “Filasṭīn — I. Palestine under Islamic Rule”. In Lewis, B.; Pellat, Ch. & Schacht, J. (eds.). The Encyclopaedia of Islam, New Edition, Volume II: C–G. Leiden: E. J. Brill, faqe 911.

[27] Jamie Stokes, Encyclopedia of the Peoples of Africa and the Middle East, 2009, faqe 35.

[28] C. E. Bosworth, “Al-Shām”. In Bosworth, C. E.; van Donzel, E.; Heinrichs, W. P. & Lecomte, G. (eds.). The Encyclopaedia of Islam, New Edition, Volume IX: San–Sze. Leiden: E. J. Brill.1997, faqe 261.

[29] Po aty, faqe 261; K. S. Salibi, A House of Many Mansions: The History of Lebanon Reconsidered. I.B.Tauris, 2003, faqe 61–62.

[30] Barbara Bianchi, Arabia e Palaestina dall’impero al califfato, 2007, faqe 23.

[31] Nur Masalha, Palestine: A Four Thousand Year History. Bloomsbury Academic, 2018, faqe 160.

[32] George Kish, A Source Book in Geography (Reissue, illustrated ed.). Harvard University Press, 1978, faqe 200.

[33] Nimrod Luz, “The Construction of an Islamic City in Palestine. The Case of Umayyad al-Ramla”. Journal of the Royal Asiatic Society. 7 (1), 1997, faqe 28.

[34] D.Sourdel, “Filasṭīn — I. Palestine under Islamic Rule”. In Lewis, B.; Pellat, Ch. & Schacht, J. (eds.). The Encyclopaedia of Islam, New Edition, Volume II: C–G. Leiden: E. J. Brill, 1965, faqe  911.

[35] Dale H. Hoiberg, ed. “Abbasid Dynasty”. Encyclopedia Britannica. I: A-Ak – Bayes (15th ed.). Chicago, IL, 2010, faqe 10.

[36] Lindsay Jones, Encyclopedia of Religion, Volume 8, 2005, faqe 5126; John Pickard, Behind the Myths, The Foundations of Judaism, Christianity and Islam, 2013, faqe 424; Josef W. Meri, Medieval Islamic Civilization, An Encyclopedia, 2005, faqe 346.

[37] Michael Avi-Yohan, A History of Israel and the Holy Land, 2003, faqe 227.

[38] Michael Avi-Yonah, Charles Weiss, Pamela Fitton, A History of the Holy Land, 1969, faqe 214; Gerson D. Cohen, The Jews in Egypt and in Palestine Under the Fatimid Caliphs, 1970, faqe 62.

[39] Moshe Gil, A History of Palestine, 634–1099. Translated by Ethel Broido. Cambridge: Cambridge University Press, faqe 308-309; Philip M. Fields, ed. The History of al-Ṭabarī, Volume XXXVII: The ʿAbbāsid Recovery: The War Against the Zanj Ends, A.D. 879–893/A.H. 266–279. SUNY Series in Near Eastern Studies. Albany, New York, 1987,faqe 147-148.

[40] Peter Malcolm Holt, The Crusader States and Their Neighbours, 1098-1291. Pearson Longman, 2004, faqe 6.

[41] David Abulafia, The Mediterranean in History, 2011, faqe 170; Jere L. Bacharach, Medieval Islamic Civilization: A-K, index, 2006, faqe 382.

[42] C.E. Bosworth, The New Islamic Dynasties, Columbia University Press, 1996, faqe 62.

[43] Michael Brett, The Fatimid Revolution (861-973) and its aftermath in North Africa, The Cambridge History of Africa, Vol. 2 ed. J. D. Fage, Roland Anthony Oliver, Cambridge University Press, 2002, faqe 622.

[44] Hamadi Redissi, Jan-Erik Lane, Religion and Politics: Islam and Muslim Civilization, 2009, faqe 83; Muzaffar Husain Syed, Syed Saud Akhtar, B D Usmani, Concise History of Islam, 2011, faqe 82.

[45] Carole Hillenbrand, The Crusades, Islamic Perspectives, 1999, faqe 118; Stanley Lane-Poole, Saladin and the Fall of Jerusalem, 2002, faqe 14; Iftekhar Mahmood, Islam Beyond Terrorists and Terrorism, Biographies of the Most Influential,  Muslims in History, 2002, faqe 124.

[46] Andrew Jotischky, Crusading and the Crusader States, 2017, faqe 129;Carole Hillenbrand, The Crusades, Islamic Perspectives, 1999, faqe 24; Anne Commire, Historic World Leaders: Africa, Middle East, Asia, Pacific, 1994, faqe 565.

[47] Maher Abu-Munshar, Islamic Jerusalem and its Christianity: A History of Tolerance and Tensions. I.B. Tauris,2007, faqe 152–158; Steven Runciman (). A History of the Crusades: The Kingdom of Jerusalem. Cambridge University Press,1987, faqe 465–468;  Crusader art in the Holy Land : from the Third Crusade to the fall of Acre, faqe 1187-1291.

[48] Muzaffar Husain Syed, Syed Saud Akhtar, B D Usmani, Concise History of Islam, 2011, faqe 57.

[49] Donald Kagan, Steven Ozment, Frank M. Turner, A. Daniel Frankforter,  The Western Heritage to 1715, 2001, faqe 132; Mark A. Kishlansky, Patrick J. Geary, Patricia O’Brien, Civilization in the West, Volume 1, Parts 1-12, 2006, faqe 267; William W. Kibler, John Jr. Bell Henneman, Lawrence Earp, William W. Kibler, Grover A. Zinn, Grover A. Zinn, Lawrence Earp, Medieval France, An Encyclopedia, 1995, faqe 531.

[50] Homa Katouzian, “Iranian history and politics”, Published by Routledge, 2003, faqe 128.

[51] Peter Malcolm Holt, The Age of the Crusades: The Near East from the Eleventh Century to 151. Addison Wesley Longman Limited,1986, faqe 237.

[52] Peter Sluglett, Andrew Currie, Atlas of Islamic History, 2015, faqe 37; Niall Christie, Muslims and Crusaders, Christianity’s Wars in the Middle East, 1095-1382, from the Islamic Sources, 2014, faqe 90.

[53] Hunt Janin, Four Paths to Jerusalem, Jewish, Christian, Muslim, and Secular Pilgrimages, 1000 BCE to 2001 CE, 2015, faqe 119.

Artikulli përpara
Artikulli tjetër

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit