Vizitë historike: Për herë të parë në 37 vjet një kryeministër shqiptar, vizitoi Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas

0
448
Abanian Comunity - Texas

Nga Dallas TXBeqir SINA

Kurti pritet me entusiazëm të madh nga komuniteti shqiptar në Dallas – Teksas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thanë drejtuesit në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas, është i pari kryeminsitër Shqiptar, që në tridhjeteshatë vjet prej se është krijuar kjo qender e madhe kulturore shqiptare, vizton dhe bënë një takim me komunitetin shqiptar të Teksasit në Dallas.

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe anëtar të kabinetit të tij, vizitën e tyre në Dallas, e nisën me një takim me komunitetin shqiptaro-amerikan në Qendrën Kulturore Shqiptaro Amerikane, në Dallas, të shtetit të Texasit.

Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane e Texasit, në bashkëpunim me Rrjetin Botrorë të Bizneseve të Diasporës, ishin ata që i rezervuan kryeministrit të Kosovës, një pritje jashtëzakonisht të madhe.

Më shumë se 300 shqiptarë nga ky komunitet i vogël shqiptarësh në Dallas e zona për rreth, u mblodhën në këtë tubim që ishte një bashkebisedim me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Zoti Kurti në këtë vizitë shoqërohej nga Liza Gashi, zv/ministre e Jashtme dhe Diasporës, Luan Dalipi Shefi i Start, Tienmu Ma, dhe Arun Chaudhary këshilltar, zv/Ambasador Bujar Maxhuni, Lulëlzim Jagaxhiu këshilltar për TI-n e kryeministrisë, dhe fotografi i Kryeministrisë – Patrick Domi.

Ndryshe, në takimin e tij në Qendrën Kulturore Shqiptaro Amerikane të Texasit, ai eshtë pritur ngrohtësisht nga bordi drejtues i kësaj qendre që i urojë në hyrje të kësa qendre mirëseardharjen, duke e vlersuar këtë vizitë si e para në 37 vjet prej se kur u themelua ky komunitet që është në rritje.

Në këtë bashkëbisedim të gjatë morën pjesë edhe disa aktivist të shquar të këtij komuniteti, biznesmenë të suksesshëm të mërgatës shqiptare, me një kontribut të madh për kauzën tonë kombëtare, sidomos disa nga ata që në kohën e luftës për çlirimin dhe pavarsinë e Kosovës, Fondacionin “Vendlindja Thërret” dhanë kontribut të madh.

Përfaqësuesi i Komunitetit shqiptar në Dallas, Hysen Zeqaj, në pyetjet e tij i tha kryeministrit Kurti dhe se cilat ishin kërkesat e këtij komuniteti për qeverinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Zeqaj theksoi në fillim se kjo ka qenë vizita e shumë mirëpritur.
“Kjo për ne ka qenë një vizitë e mirëpritur nga kryeministri i Kosvës, pasi për herë të parë në historinë 37-vjeçare të këtij komuniteti shqiptar në Dallas vejen një kryeshtetas viziton komitetin shqiptar, pasi deri tani e kanë vizituar ministra, deputetë, kryetarë komunash, kryetarë të partive politike, profesorë, rektorë e të tjerë”, tha Zeqaj.

Ai tha se këto çka po themi ne besojm dhe mund të jenë edhe brengat që i kanë shqiptarët gjithandej në diasporë veçanërisht.
“Kërkesat tona iu drejtua ai Kryeministrit Kurti, janë në kuadër të këtij komuniteti dhe të tregojmë që ne kemi shkollën me mësim plotësues për fëmijët për cdo të diele, ku kemi mbi 80 nxënës, por që kemi siguruar në mënyrë vetanake disa abetare e fletore pune, disa na i kanë sjellë edhe ministria e diasporës para katër vjetësh. Kërkesat tona shtoi ai, janë më të mëdha, kemi nevojë për mjete të tjera pune, të unifikohet sistemi i mësimit të gjuhës, kulturës trashëgimisë kulturore, të ketë njëfarë unifikimi apo planprogrami të përbashkët që fëmijët të dinë çka po mësojnë për gjuhën, letërsinë e identitetin shqiptar në përgjithësi”.

Ndërkaq ai nënvizojë edhe kërkesat e drejtuar kryeministrit Kurti të cikat i pasqyrojë si të këtij komuniteti.
“Kërkesë kryesore tha Zeqaj, është që investimet të bëhen në mënyrë të përbashkët, që të gjendet një investitor amerikan e në bashkëpunim me një shqiptar të bëjnë fonde të përbashkëta, pasi këto do të kenë më shumë sukses…”

Kryeministri Kurti në përgjigje tha se “Mundësitë janë të mëdha, që të vini në Kosovë e të investoni pasiqë kushtet e mira për investime nga mërgata shqiptare në Kosovë sot, janë në kushte mjaft të mira ndërsa, ato do të jenë edhe me taksat më të ulëta”.

Jimmy (Gëzim) Pollozhani, Presidenti i sapo zgjedhur i kësaj qendre që mbledh rreth vetes qindra shqiptar nga Dallasi, na tha se ky takim me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, dhe delegacionin që e shoqëron atë ishte i mrekullueshem.

“Në Qendrën tonë të Kulturës Shqiptaro Amerikane, ku komuniteti organizoi një aktivitet të till për mirëseardhjen e kryeministrit të Kosovës, natyrshit që është më se i veçantë dhe e shumëpritur. Kishim kohë që e prisnim një vizitë të tillë, e cila ishte nderi dhe privilegji ynë i veçantë që ta kishim Kryeministrin e Kosovës zotin Albin Kurti,” tha Pollozhani.

Ai vazhdoi : “Në këtë takim- bashkëbisedim i këtij komuniteti me kontribute të mëdha për çështjen tonë kombëtare, ne, na u dha mundësia të kishim një dialog të madh me përmbajtje, ndërsa Kryeministri i Kosovës na foli se çfarë dhet të bëjë mërgata shqiptare në Amerikë për të ardhmen e Kosovës dhe stabilitetin e Kosovës, dhe të jepte me këtë rast edhe një pasqyrë të asaj që po ndodh brenda Kosovës sot.”

Ky lloj komunikimi i këtij komuniteti i pari që patëm me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, ishte edhe si një dialog që ai është duke e zgjeruar me të gjitha komunitetet shqiptare në SHBA.

“Kështu që takimi i sotme në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Dallas,, ishte një takim i jashtëzakonshëm për ne dhe që nga qendra jonë ai të na bëjë thirrje të gjithë Shqiptarve kudo janë të qëndrojnë së bashku të bashkuar si shqiptarë. Sepse, sa më të bashkuar të jenë shqiptarët, aq më të fortë do të jemi.” tha Jimmy (Gëzim) Pollozhani, Presidenti i Qendrëns Kulturore Shqiptaro-Amerikane, në Teksas.

“Ky ishte takimi i parë i tij tha Presidenti i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, z.Nazar Mehmeti i cili duhet cekur se dha një mbështetje dhe gatishmërinë e tij të plotë në vizitën e kryeministrit Kurti. Sidomos takimet me bizneset shqiptare dhe amerikane në Teksas në kuadër të axhendës së qeverisë së Kryeministrit Kurti me moton : “Pse të investohet në Kosovë?”.

Në mbrëmje mbas këtij takimi komuniteti shqiptar i Dallasit organizojë një pritje në një nga lokalet në qendër të Dallasit, me kryeministrin Kurti dhe delegacionin që e shoqëronte atë. Në pritje morën dhe zyrtar të lart të qytetit të Dallasit.

Kjo pritje e ngrohtë dhe mjaft miqësore u organizua nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Dallas : Presidenti i QKSHA, Jimmy Pollozhani, Gino Mullqi, Shqiprim (Dock) Vraniqi, Gëzim Rushiti, dhe Rrjetin Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare-me Presidentin Nazar Mehmeti, sekretarin Përgjithshëm Ismet Smajli, dhe anëtarët e këtij rrjeti Ylber Korça, Zek Nokshiqi, Shaban Krasniqi , Dino Hila, Ismajl Krasniqi, Adem Rugova, Agim Halili dhe Gani Fejza.

Rreth Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Dallas – Texas

Mendohet se jetojnë rreth 9,000 shqiptaro-amerikanë në Dallas, ose si thirret ndryshe “Teksasin e Veriut”. Ky komunitetet relativisht i vogël po ta krahasojmë me zonën e “Tri_Shtetshit” New York, New Jersey dhe Connecticut , app Chicago-n e Detroitin, dallohet me përfaqësim më të larmishëm nga shqiptar të ardhur në periudha të ndryshme, nga Shqipëria, Kosova, shqiptarët e Malit të zi, Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe Çamërisë, duke përfshirë dhe shumë të rinjtë që ndjekin shkollat më të larta dhe bëjnë punë profesionale në axhenesit dhe administratën shterore. Ky komunitet është i lumtur të bashkëpunojë me komunitetet e tjera shqiptare në Shtetet e Bashkuara, dhe shquhet për mirëpritjen dhe dallohet për unifikimin që ka në zonën e Dallas Fort Worth – Texas.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.