Zymer Mehani
(Dëshmorëve të kombit, Jusufit, Bardhoshit, Kadriut me rastin e përvjetorit të rënies, më 17 janar 1982)
I
Ju ishit rreze të diellit
Plot ngrohtësi,
Siç është çdo flakë
Sot jeni dhembje janari
Krenari e Kombit prapë
Ardhmërisë ia falët jetën
Dashurinë ia dhatë atdheut
Sepse n’dejtë e trupit tuaj
Rridhte gjak i Skënderbeut
E vështirë është që të flasësh
Vështirë është t’jesh me gur n’gojë
Emrat Tuaj – Vulë Fitoreje
E sakrificës sonë të gjatë
E ju trima t’Skënderbeut
I dolët zot atdheut
II
Gjaku juaj rrëke
Dhe acarin e theu
Në atë natë janari
Kur ju vrau tradhtari
Dreqi a i biri,
Tirani, mercenari
Ju s’patët mënyrë tjetër
Për betejë me vdekjen
Sepse ballë për ballë
Me ju të ndeshen s’deshën
Sepse jua ditën shpirtin
Guximin e qëndresën
Dhe fuqinë jua njohën
U frikuan për besë
Por të maskuar me errësirën
Në shëmbëllim me egërsirën
Jo nga guximi, por nga frika
Pabesisht Ju dolën në prita
Ju goditën pas shpine
Heu, ju rantë pika
Ata ishin gjakpirës
ishin gjakatarë
E ju o trima përjetësinë fituat
Në t’atdheut altar.
Jusuf Gërvalla
NJERIU I ZI
Jam i sigurt, kurrë s’do të bëj vetëvrasje
Kaq i hekurosur, i mirëfilltë, si arsyeja
E kam vrarë orën e murit me armën e nxehtë
Dhe kam ikur prej librit të përhitur që më shëmton
Me bukurinë e tij
Vdekja s’është dobi as moshë as lindje e re
Drurin e vjetër të tavolinës, shtizën, patericën
Boshtin e lavjerrësin, rrapicën e bronztë, lëkenë
Nurin e derdhur si pluhur mbi dritare në mesnatë
Strallin e piklat e vesës që shpërthejnë
Me rrezen e parë të dritës në agun vjeshtor –
Vdekja nuk i ka