Dr. Sadri Rexhepi
I nderuari Z. Wallker,
Të nderuar të pranishëm,
Për secilin shqiptar, kudo që është, jo vetëm në Republikën e Kosovës, jo vetëm në Shqipëri, pra dhe jo vetëm në Amerikë, është nder, dhe privilegj ta përmend emrin e ambasadorit William Walker. Z. William Walker, tani më ka zënë vendin e merituar në historinë e lirisë së Kosovës sepse kjo histori e themelimit të shtetit të Kosovës nuk mund të shkruhet pa u shënuar, roli dhe kontributi i mikut tonë besnik, bashkëudhëtarit të luftës sonë heroike, të lotëve, të ëndërrave, të qëndresës, të gjakut, të luftës, të fitores dhe paqës sonë shqiptare, ambasadorit William Walker. Emri dhe vepra e ambasadorit William Walker janë të ndërlidhura me qëndrimin e tij të vendosur diplomatik, që si mik amerikan, si njeri i paqës, në cilësi të shefit të Misionit të OSBE-së ta shpallte, ta deklaronte dhe ta mbronte të vërtetën historike për masakrën serbe ndaj popullit shqiptar të Kosovës, ndaj vëllëzërve tanë, në Reçakun e lotëve, në Reçakun e dhimbjes dhe të qëndresës shqiptare.
Së këndejmi, me 15 janar të vitit 1999 u zhvillua Epopeja Shqiptare në Reçak që ndërkombëtarizoi çëshjen shqiptare të Kosovës si Krizë ndërkombëtare ballkanike dhe evropiane.
Kështu që, pas Miss Edith Durham e Woodrow Wilsonit, fatbardhësi ishte fakti që në krye të misionit të OSB-es po qëndronte i Shënjti i Reçakut William Walker i cili arriti ta alarmojë dhe ta njoftoj botën e qytetëruar-civilizuar për masakren e Raçakut në mesin e rreth 430 masakrave serbe të zhvilluara në forma gjenocidale në luftën e fundit shqiptaro- serbe ku u vranë e u masakruan rreth 14 mijë shqiptar. Dhe pikrisht pellgu i gjakut të shqiptarëve të masakruar ishte pengu i lirisë që po e gëzojmë ne sot. Së këndejmi, fal angazhimit të të Shëjtit Wiliam Walker dhe masakra e Reçakut e dërgoj çështjen shqiptare të Kosovës në Rambuje të Parisit të Francës ku u moren vendime të mëdha për Kosovën.
Këtu u vendos të bombardohet agresori gjakatar serbë i cili nga viti 1912 e deri me 1976 kishte vrarë e zhdukur nga Kosova një milion shqiptar. Vendimet që moren burrat e mëdhenjë të botës përkrah Wokerit si Klintoni, Ollbrajt, Bler, Hollbruk, Klark etj ishin amanet i historisë, i M.E. Durhamit, W.Wilsonit dhe i shumë gjeneratave shqiptare të përgjakura në ruajtje të atdheut e të substancës kombëtare shqiptare deri në qershor të vitit 1999 në Kosovën kasaphane e termopile shqiptare. Turturat zhtazarake dhe masakrat në forma gjenocidale qe kreu regjimi i pushtuesit serb ndaj popullit shqiptar autokton janë shumë më të tmerrshme se sa qe i din opinioni botëror e liridashës.
Prandaj, sa të jetë kjo tokë dhe ky qiell, sa të jetë i bekuar populli shqiptar, emri i mikut tonë të dashur, i njeriut të vlerave më qytetëruese amerikane, William Walker do të jetë i skalitur jo vetëm në zemrat, në mendjet dhe shpirtërat tanë, por edhe në librat e historisë shqiptare dhe të asaj botërore.
Sa herë që e përmendim emrin e z. Walker, sa herë që atë e takojm në hapësirat, qytetet, dhe fshatrat shqiptare, ai na rikujton edhe heronjtë e lirisë dhe të paqës amerikane, pra edhe miqtë historik të popullit shqiptarë, presidentët Wilson, Kenedi, Ford, Nikson, Regan, Bush i vjetër dhe Bush i ri, Bill Clinton, zonjën Albright, senatorët Bob Doll dhe Eliot Engël, ish senatori Xhozef Diougardi, Barak Obama presidentin e tashëm Joe Biden, sekretaret amerikane të shtetit, zonjat Hillary Clinton dhe Condoleezza Rice dhe shumë miq të tjerë të cilët i mbajmë në thellësin e shpirtit tonë kombëtarë.
Ishte janari i përgjakshëm i vitit 1999, ishte guximi deri në përmasat e kuptimit biblik të të drejtës së popullit shqiptarë për çlirim dhe liri, i ambasadorit Walker i cili me vizitën në vendin e krimit serb ndaj banorëve shqiptarë të Reçakut, e alarmoi botën demokratike, i zgjoi nga përgjumja dhe heshtja prijësit e botës. Së këndejmi, W.Walker kërkoi nga burrat e botës të shpetojnë Kosovën që po lahej në gjak. Burrat e mdhenjë të shteteve të NATO-së e kuptuan drejt kërkesën e Walkerit dhe të popullit shqiptar. Kështu që fal intervenimit të drejtë W. Walkerit dhe gjakut të derdhur të shqiptarëve, çështja e Kosovës u dergua në Rambuje apo më mirë të themi në Konferencën e Rambujës që ishte më rendësi historike jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por edhe Shqipërisë, e më gjerë.
Dhe kur Kosova, ndodhej në rrethana të një shtetrrethimi ushtarak e policor të egër, me përmasa gjenocidale që nuk mund t’i dihej fundi u bekua nga shumica e të pranishmve në Rambuje kur morën vendim për bombardimin e Serbisë nga NATO-ja. Walker me fuqinë e moralit politik dhe para së gjithash njerëzor, si qytetar amerikan dhe luftëtar i idealeve universale të lirisë, i kërkoi botës demokratike, perëndimore që të ndërhynte ushtarakisht në parandalimin e gjenocidit serb ndaj popullit shqiptarë të Kosovës. Walker, nga thellësia e shpirtit e kuptoi se, shqiptarët kanë të drejtë në jetë, në çlirim nga sundimi serb, në liri, në shtetformim. Prandaj, krahas lotëve që derdhi për jetërat e shqiptarëve të masakruar, ai i tha botës së vrasjet ishin krim, ishin masakër e ushtrisë, e forcave paraushtarake dhe e policisë së Serbisë, përkatësisht ishin masakër shtetërore e shtetit serb.
Edhe pas kaq vitesh, pra pas gati një çerek shekulli, nuk janë ndriçuar mënyrat e dhunës, torturimit dhe të masakrimit të shqiptarëve që kanë kaluar ditët e ferrit aty. Pa më të voglin dyshim vijmë në përfundim se regjimi pushtues serbo-sllav i ka asgjësuar dëshmitë e krimit dhe për ndriçimin e kësaj masakre mund t’a bejmë vetem përmes intervistave të atyre që e kanë përjetur masakrën siç ishte rasti i një dëshmitari, i cili para pak ditëve gjatë një inrevistimi në një storie televizive shpalosi shumë detaje të zhvillimeve të dhimbshme dhe të llahtarshme të atyre ditëve, të asaj ploje tmerruese ndaj shqiptarëve të pafajshëm.
Ai ka permendur shumë emra të të vrarëve, të plagosurëve të atyre që kanë shpetuar dhe menyrat se si kanë shpetuar. Por, ai ka përmendur edhe emrat e urdhërdhenësve, dhe civilëve, të cilët kanë marrë pjesë në masakrimin e shqiptarëve që flet qartë veç përgjegjsisë së regjimit pushtues shtetëror serb që ishte racist dhe gjakësor, ai flet edhe për përgjegjësinë individuale të secilit kriminel serb, që ishin të involvuar në kasaphanën serbe mbi shqiptarët etnik e duarëthatë në Masakrën e Reçakut.
Si në të kaluarën edhe tani kur bëhet fjalë për masakrat serbe në luftën e fundit shqiptaro-serbe në Kosovë përfshir këtu edhe Masakrën e Reçakut pushtuesi serb do të përpiqet që dokumentet që flasin për masakra, që në një interval kohor sa ma gjatë mos të bien në duar të studiuesve, pasi që përmes tyre zbërthehen konceptet, planet dhe ideologjitë hegjemoniste ndaj shqiptarëve etnik në Ballkan dhe Evropë. Mëqenëse për këtë shteti serb ka investuar shumë në pikpamje politike, financiare dhe ushtarake për më tepër se një shekull. Fatkeqësisht Serbia edhe sot nuk ka hequr dorë nga plane dhe ide të tilla pushtuese, sepse edhe pas afer një çerek shekulli të përfundimit të luftës së fundit shqiptaro- serbe, ajo nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës me qëllim qe ta pushtojë Veriun e Kosovës.
Mjetet e informimit paten informuar opinionin atëherë për konfiskimin e dokumentacionit të udhëtimit nga policia serbe të W.Wokerit i cili u kishte thenë serbëve se herën tjetër nuk më nevojitën dokumente për të hyrë në Kosovë, na bënte të mendojmë atëherë sikur ky W. Walker ishte njeri hyjnor dhe po e ditka fundin e çeshtjës së Kosovës termopile kjo historike e shqiptarësisë deri në qershorin e vitit 1999. Në të vertet Wokeri si me 15 janar të vitit 1999 si me 15 janar të vitit 2023 vazhdimisht me kokën lartë dhe kranar për veprimin që ka berë në mbrojtje të popullit shqiptar nga forcat kanibaliste serbe.
Së këndejmi, deklaratatë paushalle dhe të pamatura të kryetarit të Serbisë Aleksander Vuçiç dhe Ivica Daqiq me bashkëpunëtor dhe mohimi i masakrës së Reçakut nga ana e tyre, pa hezitim mund të konstatojmë se janë deklarata ndjellakeqe si për familjarët e të vrarëve, po edhe për gjithë shqiptarët e Kosovës e më gjerë. Ata po përpiqen ta njollosin edhe të Shënjtin Walker por një gjë e tillë është e pa mundshme. Kështu që pesha e fjalës është dy herë më e rënd për ata që tentojn ta njollosin të Shenjtin W. Wokerin.
Prandaj, edhe sot e themi se, vendosmëria e qëndrimit diplomatik dhe njerëzor i z. Walker për të kumtuar të vërtetën e vërtetë për masakrën serbe ne Reçak, krahas luftës heroike të popullit tonë me në krye UCK-në ishte një ndër argumentet e fuqishme që çështjen e Kosovës e dërgoi në Konferencën e Rambujesë.
Prandaj, liria e Kosovës, shteti i Kosovës e kanë emrin edhe William Walker.
Faleminderit ambasador, Walker, miku ynë i shtrenjtë, faleminderit Amerikë!
Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!