Gani I. Mehmeti
Për ne, që vërtet e kemi njohur dhe e njohim mirë se kush është Serbia e Vuçiqi, asgjë nuk është befasuese. Ne edhe e kemi thënë këtë sa herë që është kërkuar se, Vuçiqi është një Millosheviq. Ky, duke mos pasur guxim nga NATO, nuk ka ndërhyrë në Kosovë. Këtë e di edhe vetë NATO, prandaj i mban trupat e tij në emër të KFOR-it.
Se çfarë e kush është Vuçiqi, nuk është duke e njohur BE-ja, e cila i rri si kujdestare Kosovës sa herë që ajo vepron në të drejtën e saj për shtrirjen e sovranitetit në veri të Kosovës, duke dhënë vërejtje e duke mospranuar me veprimet e Kosovës në zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës së saj edhe në veri, ku shumica janë serbë.
BE reagon ashpër ndaj Kosovës pse kërkon të zbatohet ligji, duke e kundërshtuar, që është në mbrojtjen sovranitetit të Kosovës, asgjë më shumë, por pse kjo nuk i pëlqen Listës serbe dhe Vuçiqit në Beograd, Bashkimi Europian del në anën e Serbisë!
Bashkimi Europian është për mosshtrirjen e sovranitetit të Kosovës në veri, pse Vuçiqi është kundër. Kjo del sikur BE i ka frikën Serbisë, dhe pa Amerikën, nuk guxon të ndërmarrë asnjë hap në funksion të ligjit të Kosovës edhe në veri e as të pranojë atë. Me këtë, BE-ja është për veriun t’ia shkëpusë Kosovës e t’ia japë Serbisë, vetëm për ta pajtuar Serbinë, sepse i ka frikën asaj. E, nga Kosova që nuk ndien kurrfarë frike, atë e dëmton, duke i marrë territor, si gjithherë deri tani, të paktën nga viti 1878, në Kongresin e Berlinit.
E, çfarë do të bëhej, sikur edhe Kosova të ishte e armatosur në të njëjtën masë sa është armatosur Serbia, dhe, sikur ne të kërkonim tokat tona deri tek Molla e Kuqe, kur qe bërë ai spastrimi etnik i shqiptarëve nga këto vise në vitet 1877/1878?
Kam bindjen se, sikur ne të ishim në të njëjtën masë të armatosur sa Serbia, dhe sikur të kërkonim tokat tona deri atje, Europa do të ishte më e kujdesshme dhe më e drejtë në politikën territoriale, dhe nuk do të ishte pro Serbisë, të paktën për veriun e Kosovës. Kësisoji, nuk është mirë të anohet nga i forti, por nga drejtësia. Pa drejtësi, nuk do të ketë paqe të qëndruehme.
Vuçiqi vazhdimisht ka qenë kundër njohjes së Kosovës, dhe BE ishte sërish me të, i afronte favore në dialog, pa këmbëngulje për ta njohur Kosovën.
Vuçiqi nuk dëgjoi Europën në vënien e sanksioneve ndaj Rusisë, dhe, sërish asgjë, njësoj, madje me Kosovën silleshin shumë keq,sa i vënë edhe masat, ndërsa Vuçiqin e lëmonin, e rrihin krihëve, gjoja për ta larguar nga Rusia. Por, Srbia nuk largohet nga Riusia, madje ajo lidhi marrëdhëniet edhe më të forta edhe me Kinën, si në kundërvënie me BE dhe SHBA, dhe sërish po përkëdhelet Serbia.
Reagimi I SHBA dhe i BE ishte ndaj sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit dhe në Kanalin e ujit në Ibër -Lepenc, por nuk kishte masa. Nuk u mor asgjë ndajs erbëve edhe kur u sulmuan ushtarët e KFOR-it dhe ku qenë plagosur rreth 90 vetave.
Nuk u ndërmor asgjë edhe me rastin e ministres Snezhana Paunoviq, e cila tha se po të ishte në vend të Millosheviqit do të bënte spastrim etnik në Kosovë!
Të gjitha këto ishin dhe mbeten provokime të Serbisë, se deri ku mund të shkojë ajo në intervenimin në Kosovë. Bën t’ia mësyjë apo jo. Ai vetë ka thënë shumë më heret se do të vazhdojë bisedimet deri sa të vijë rasti më i mirë për intervenim ushtarak në Kosovë. Këtë e di Amerika, BE-ja nuk po guxon ta dijë.
Dhe, pas ktij kërcënimi për Kosovën, BE nuk ka ndonjë reagim serioz kundër Vuçiqit. Edhe pas gjithë këtyre ngjarjeve e kërcënimeve, BE nuk është e bashkuar në njohjen e Kosovës, por mbajnë anën nga Serbia. Dhe, më shumë po çojnë peshë katër shtete të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën, sesa 23 të tjera që e kanë njohur. Këtu shihet sa janë të lidhura nshtetet në Bashkimin Europian.
Rroftë Amerika, Zoti e bekoftë!











