Nga Ismet M. Hasani, Suedi
Një grimë dritë e zhdukë errësirën, e po të ndizen reflektorët e krejt botës, ditës nuk ia shtojnë dritën! Mbajtja e trurit në aktivitet, e zvoglon mundsinë për humbjen e fuqisë së tij.
Shënim: Të drejtën dhe lirinë time për të shkruar atë që mendoj, nuk e sakrifikoj për asgjë, as për hir të shumë miqve që deklarohen se i përkasin religjionit islam, por të njejtit nuk e njohin drejtë, apo të shkruaj, se nuk e njohin të vërtetën mbi të kuptuarit drejtë të Islamit, histoirnë e vërtetë të Muhamedit, të vërtetën mbi jetën dhe veprimet e tij, nuk e njohin drejtë hadithin e Muhamedit, nuk i kanë mësuar nga Imam Bahariu, as nuk e njohin drejtë Kur’anin, dhe kam mendimin që disa prej tyre as që e kanë lexuar ndonjëherë (Kur’anin).
Ndaj, po e shkruaj:
Janë disa njerëz, të cilët, sa më shpesh shkojnë në xhamia, aq më shumë mbushën me mëkate!
S’ka koment!
*
A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?! (pj. 11 e fundit)
Pas publikimit të dhjetë (10) pjesëve të para të këtij shkrimi, jap këtë
P Ë R F U N D I M
DHE
M E N D I M
PËR KRISHTËRIMIN
Parimet etike te Krishtërimit mbështeten në mësimet e Biblës së Shenjtë. Ato fillojnë me nocionin apo fenomenin e mëkatësisë se plotë, të palejueshme e cila mëkatësi kërkon pëndim esencial, që do të thotë të plotë. Mëkati, sipas etikës së këtij religjioni, është tehuajzim të Zoti, apo refuzimi i tij, që në të vërtetë, sipas mësimeve të krishtëre, është rezultat i mospërmbushjes se vullnetit, porosisë, rrjedhimihst të testamentit të Zotit, mund të përmblidhen në përsepsionin: ”Duaje Zotin me plotë zemrë tënde, me shpirtin tën, me mendjen tënde, duaje dhe forcoje fqiun tënd sikur vetveten.”- Etika e krishterë është e bazuar në konceptin e mëshirës, e cila transformon jetën e njeriut, e aftëson individin që të mendojë, zgjedhë dhe veprojë drejtë.
Meqë, sipas kësaj doktrine etike, mëkati është ose mund të jetë veprim apo akt i natyres dindividuale dhe asaj sociale. Pra etika e krishtërizmit mund të konsiderohet edhe si etikë individuale edhe si etikë sociale. Ajo ka të bëjmë me jetën e kësajbotëshme, në tokë.
Parimet e kësaj etike, ngërthejnë në vet edhe: integritetin personal, mungesën e hipokrizisë, ndërshmërinë dhe lojalitetin, bëmirësinë dhe faljen mëkateve (e gabimeve), REFUZIMIN E MATERIALIZMIT DHË DESHIRËS PËR PASURI DHE FUQI (PUSHTET), mësuarjen e të tjerëve gjatë jetës suaj, gëzimin (kënaqësinë) dhe perkushtutëshmërinë ndaj Zotit.
Etika e krishterë, bazuar në këndëvështrimin teleologjik apo qiellor, konsideron që sjellja etike është e orientuar drejt vizionit të mbretërisë se Zotit, një shoqëri e mirëfillët dhe e drejtë, në të cilën të gjithë jetojnë në paqe dhe harmoni me të; pra me Zotin dhe Natyrën. Sjellje të veçanta etike ngërthen në Dhjetë Urdhërat e Dhjatës së Vjetër, që janë të begatuara nga mësimet e Psalmeve dhe ato morale. Kontributi kryesor i kësaj etike, gjithësesi shprehet në rekomandimin e ”dashjës se armikut.”
Janë të mirënjohura fjalët e Jezu Krishtit, gjatë aktit të kryqëzimit të tij nga ana e shtypësve roamkë: ”Fali, o Zot, sepse nuk dinë se çfarë bëjnë?!”
PËR KATOLICIZMIN
Katolicizmit është i lidhur pashkëpushtmerisht me parimet, vlerat dhe standardet shekullore, tradicionale të etikës se gjithëmbarshme të krishterë. Mirëpo, sigurisht që i ka edhe veçoritë relevante, sublime dhe me shumë peshë të saj, sidomos në relacion me grupacionet dhe orijentimet tjera të krishtera, siç janë, në radhe të parë, Protestanizmi dhe Ortodoksizmi. Kështu, për shëmbull, sipas kësj doktrine: ”jo me arritjen e pasurisë mund të lahën mëkatët, por me jetesë vetanake të ndershme. Konsiderohet që secili mnd të arrijë dhe ta meritojë paqen e amshueshme dhe kthimin e sërishëm në Parajsë”
Sipas doktrinës katolike Zoti e ndihmon secilin dhe bëhet aleat ndihmëtar dhe shpërblyes i njeriut (por në botën tjetër), në të cilën në të vërtetë edhe fillon jeta e mirëfillët.
Sa i përket pasurisë qendrimi i Kishëe Katolike artikulohet sa vijon: ”Më lehtë do të përbirohej (kalojë) deveja nëpër birën (vrimën) të gjylpanës (gjilpërës), sesa pasaniku të hyjë në Mbretërinë e Zotit”
Gjithandej janë të mirënjohura edhe parimet vijuese etike të Katolicizmit: ”Kur dikush të godet (të bjen) në njërën faqe, ktheja edhe faqen tjetër!” Tjetra, ”Kush të godet me gurë, ti ktheja me bukë!”, etj.
PËR ISLAMIN
Parimet Islame e pranojnë Biblën për Libër të Shenjtë dhe Jezu Krishtin për Profet të Zotit.
Islami, apo islamizmi, si religjion i ri monoteist është manifestuar në shek. VII-të, dhe sot zë vendin e dytë në botë për nga numri i antärëve, pas Krishtërimit – i cili ka primatin – vendin e parë në botë, për nga numri i anëtarëve.
Frymëzimi dhe burimi kryesor i mësimeve fetare islamike dhe i besimit është Kur’ani.
Respektimi i Kur’anit është njejtë sikur edhe nënshtrimi i vullnetit të Zotit. Besimi në Islam zë vendin qendror në të gjitha fushat e jetës dhe të veprimtarisë. Vullneti i Zotit (si më primari) është preokupimi dhe përcaktimi kryesor dhe më i drejtë i Islamit, ndërsa sjellja e mirë është tejet e preferuar.
Vullneti i Zotit, si primar dhe suprem është i inkoroporuar në Sheriat, të drejtën e shenjtë islamike. E drejta e Sheriatit i përfshinë dhe i mbulon të gjitha sferat e sjelljes njerëzore. Kjo e drejtë na tregon;
Çka kërkohet nga besimtarët,
Çka është e rekomandueshme.
Çka është e lejueshme
Çka nuk preferohet, ose dekurajohet,
Çka është dezinkurajuese
E drejta e Sheriatit kryesisht përqëndrohet në dy sfera kryesore:
Se si sillen dhe veprojnë muslimanët ndaj Zotit. Këtë materie Sheriati e përshkruan dhe e elaboron në pesë (5) shtyllat e mirënjohura:
1. Shahadetin,
2. Namazin,
3. Agjerimin,
4. Zekatin,
5. Haxhin – vizitën e Qabës në Mekë, brenda mundësive.
Nga të gjitha vyrtytet njerëzore, Islami më së shumti insiston në bëmirësi. Pra, në gadishmëri për t’u bërë mirë të tjerëve (nevojtarëve, për t’iu gjetur afër në rast të ndonjë nevoje, për t’iu ndihmuar në formë Zekati, dhënie – bërmirësi për të varfërit, të sëmurët, të pafuqishmit…
Se si sillen dhe veprojnë muslimanët ndaj qenieve të tjera njerëzore. Këtë sferë të dijes se drejtësisë, e drejta e Sheriatit e përshkruan dhe e perparon në të drejtën civile.
Tri elemente kanonike të Islamit janë:
1. Besimi në fè,
2. Veprimi – praktika ose aksioni islam, dhe
3. Vyrtytet.
Për sa u përkett detyrave, Islamizmi përqëndrohet në dy më kryesoret:
1. Organizimin e jetës vetanake dhe shoqërore-kolektive të njeriut në këtë botë, dhe
2. Përgatitjen e njeriut të lumtur për në botën e amshuar.
Edhe në fillim kemi theksuar se fjala Islam do të thotë: përkulje, nënshtrim Zotit të Madhërishëm, Sunduesit të universit. Muslimanët besojnë se Muhamedi është i Derguari i Zotit, për t’iu tërhequr mendjen qenieve njerëzore për përgjegjësin mlorale ata që kanë.
Islami, përmes Librit të Shenjtë KUR’ANIT dhe profetit të Zotit Muhamedit – sa i përket etikës dhe punës, si parësore atë se nuk eshtë e barabartë e mira me të keqen. Prandaj porositë që ”të keqen ktheje me të mirë, sepse, ai me të cilin keni pasur një farë armiqësie, do të bëhet më i afërt!” (Kaptina – Sure Fussilet, ajeti 34). Pra, ndaj të keqes nuk duhet të sillemi me të keq. Kështu që keqëbërjen nuk duhet kthyer me keqëbërje, sepse spiralja e së keqes nuk do të ndalej gjër në pakufi: e keqja do të vazhdojë deri në destrukcion, shkatërrim të substancës dhe të kauzës sublime.
Edhe zilia, smira, xhelozia, lakmia e shprehur për një çast, rast, apo në vazhdimësi, nuk do të tundojnë e lakojnë nga rruga e drejtësisë, arsyes dhe gjykimit të drejtë e të shëndoshë.
Zoti i Lavdishëm nuk udhëzon besimtarët që të solidarizohen me të keqen; shoqërimim me të keqen, kjo mos të ndodhi. Duke vepruar kështu, secili nga muslimanët e dëshmon para popullit e para Zotit, jo vetëm shkallën e vetëdijës nivelin suprem të humanizmit.
”Këto vlera mund t’i arrijnë vetëm ata që janë të dijshëm, të durueshëm dhe që kanë vyrtyt të lartë (Kur’an Kaptina – Fussilet, ajeti 35). Pra, njerëz me shpirt të butë dhe ndjenja subtile. Mirëpo, mësimi Islam nuk mund të pranoj çdo goditje në mënyrë pasive. Por ky pacifizim nuk vlen kur kemi të bëjmë me mbrojtjen e shtetit, nderit, pasurisë, fésë, pasigurisë etj. Muslimani duhet të jetë i butë si trandofili dhe më i fortë se guri”, thekson prof. dr. sc i medicinës Ali Efendi Ilazi: Edukata Islame” revistë shkencore, kulturore islame, viti XI nr. 91 faqe 105-108).
Një këshillë tjetër e Zotit të Madhërishëm shumë e rëndësishme, thotë: ”Edhe lë të bëhet nga ju një grup i madh njerëzish që të keqen e ndalojnë nga e mira, të tillët janë të shpëtuar!” (Kur’an, sure Ali imran ajeti 104).
Qëllimi kryesor i mësimeve të sipërapostrofuara, që në fakt paraqesin sublimitetin e dijes dhe mësimeve internacionale të Islamit, është njoftimi i njerëzve në mënyrë të mirëfillët me dispozitet ligjore të Islamit dhe synimit të kërkesat që ato qytetarët t’i zbatojnë në jetën e tyre të përditshme, në më nyrë që në botë të mbizotërojë e vërteta mbi të pavërtetën, e drejta mbi të padrejtën, e mira mbi të keqen dhe vlerat morale e pozitive mbi dukuritë, sjelljet, veprimet e veset negative, respektivish degjeneruese.
Profeti Muhamed, në një rast kishte thënë: ”Kush thërret në rrugë të drejtë, do të ketë shpërblim. Ai që udhëzon për mirë, është si ai që bën mirë. Duke i komentuar disas fjalë (hadithe) të Muhamedit, dijetarët islamë, ai të udhëzon për të keq, është si ai që bën keq.”
Të tjerat dëshmojnë: ”Për t’i penguar dhe luftuar të kqijat me dorë-forcë e ka obligim pushteti; marrjen e masave ligjore kundër keqbërsve me gjuhë e kanë obligim ulemaja (udhëheqësit fetarë) – duke e orientuar e frikësuar me dënim nga Zoti, kurse angazhimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja e kanë obligim të gjithë muslimanët.” (Takvim 1431/1432 h, Kalendar i vitit 2010, faqe 142-144 – Prishtinë.)
F U N D











