18.7 C
Tirana
E martë, 13 Tetor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj ARTIZANATI I STOLISJES ILIRO-ARBËRORE NË EMISIONIN FILATELIK “EUROPA 2025”

ARTIZANATI I STOLISJES ILIRO-ARBËRORE NË EMISIONIN FILATELIK “EUROPA 2025”

0

Besnik Fishta Besnik Fishta

Çdo vit, Postat Europiane (PostEurop) përzgjedhin një tematikë të përbashkët për emisionet filatelike të të gjitha shteteve anëtare, me qëllim promovimin e kulturës, historisë dhe trashëgimisë së përbashkët kontinentale. Për vitin 2025, tema e caktuar ishte “Zbulimet Arkeologjike”. Posta Shqiptare, më datë 05.10.2026, hodhi në qarkullim emisionin e saj përkatës, duke përfaqësuar denjësisht trojet shqiptare përmes artizanatit të argjendarisë dhe stolisjes personale antike e mesjetare.

Ky emisioni filatelik sjell në vëmendje dy nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të vendit tonë. Se pari varrezat e Mesjetës së Hershme dhe të Mesme në zonën e Përmetit (Luginën e Vjosës) te cilat përbëjnë një dëshmi tejet të pasur të vazhdimësisë iliro-arbërore. Materialet e zbuluara atje, veçanërisht punimet e bronzit dhe argjendit, tregojnë një zhvillim të lartë lokal të artizanatit të metalit. Vathët mesjetarë të Përmetit përshkruajnë simbole natyrore e gjeometrike (si vila e rrushit apo forma hënore) që pasqyrojnë besimet, estetikën dhe jetën e përditshme arbërore.Se dyti Nekropoli Orikumit (Orikos), i themeluar si qendër e rëndësishme portuale në Gjirin e Vlorës që nga periudha arkaike dhe helenistike, e cila ishte një urë lidhëse tregtare mes Botës Mesdhetare dhe Ilirisë së Jugut. Nekropoli i tij ka nxjerrë në dritë bizhuteri luksoze prej ari, të cilat dëshmojnë për nivelin e lartë ekonomik, estetikën e rafinuar dhe kulturën e qytetëruar të banorëve të antikitetit.

Ne strukture emisioni perbehet nga katër pullat te cilat së bashku me bllokun filatelik paraqesin në mënyrë analitike objektet e zbuluara. Pulla pare – Vathi në trajtë vile rrushi (Përmet), qe paraqet simbolikën e bollëkut dhe lidhjes me tokën e kultivimin e hardhisë në luginën e Vjosës. Forma e vilës së rrushit është një motiv i njohur filigrani dhe derdhjeje në metal gjatë Mesjetës së Hershme Arbërore. Pulla e dyte – Vathi me tri rruaza vezake në hark (Përmet), e cila eshte tipologji tipike e bizhuterisë arbërore. Konstruksioni i harkut të bronztë me tri rruaza të simetrikuara tregon përpikmëri teknike në punimin e metaleve nga mjeshtrit vendorë.

Pulla e trete – Vathi me varëse globulare (Përmet), eshte një model elegant me varëse sfera stolisëse, i cili reflekton ndikimet bizantine të ndërthurura me traditën vendase të stolisjes në rajonin e Shqipërisë së Jugut. Pulla e katert – Vathi në trajtë gjysmëhëne me dekorim gjeometrik në reliev (Përmet), tregon qe përdorimi i motiveve me hënëz (lunula) dhe prerjeve gjeometrike në reliev është dëshmi e qartë e simboleve mbrojtëse e dekorative mesjetare. Se fundit pulla e Bllokut – Vathi prej Ari nga Orikumi, e cila si kurorë e emisionit, përfaqëson kulmin e elegancës antike, duke dëshmuar për tregtinë e rafinuar dhe elitën qytetare të bregdetit ilir.

Shfaqja e objekteve arkeologjike në pullat postare shqiptare nuk është thjesht një dukuri e izoluar apo një veprim rutinor administrativ, por një traditë e vazhdueshme dhe e mirëmenduar e filatelisë sonë kombëtare. Sot, kur bota po shkon drejt një homogenizimi të shpejtë kulturor, integrimi i trashëgimisë arkeologjike në filateli merr një dyfishtësi me rëndësi kritike. Nga brenda: Ai ndihmon në ndërgjegjësimin e brezit të ri për pasurinë historike dhe vazhdimësinë e panderprerë iliro-arbërore në këto troje.

Nga jashtë: Ai shërben si diplomaci kulturore pasive por e fuqishme. Çdo letër, kartolinë apo dërgesë që udhëton nëpër skajet e botës mbart me vete një fragment të vizatuar të një historie mijëravjeçare. Në këtë mënyrë, e vogla pullë postare shndërrohet në një “miniamfiteatër” të trashëgimisë sonë kombëtare, duke dëshmuar se Shqipëria, përmes kulturës dhe arkeologjisë së saj, ka qenë dhe mbetet një pjesë përbërëse e pandashme e mozaikut historik europian.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.