Big brother apo big “brothel”

0
532
Luiz Ejlli i ri

Në foto është Luizi kur shkonte me Megin, vajzën e Jozefinës, përpara se të emërohej diplomat në Paris 😉

Lazer Kulla

*Luizi specie endemike shqiptare.
Oh, më falni se desh harrova, Lui ashtë edhe shkodran si “tana i ban”:

Rrencac patologik,
Arrogant,
Mizogjinist,
Sociopat,
dhe ish-atashe kulturor në Paris (nga Jozefina).

Ama 1 gja më habit:
Si ka mundesi që ka një shumicë të madhe, të madhe fare do thosha që pelqejnë ato karakteret si Luizi i shfaqi që oret e para në Big brothel. Po, po, për mua eshte një Big brothel shumë i madh.

Kam lexuar pa fund komente femrash nga adoleshente deri tek ato gjyshet që ndoshta ndonjëra prej tyne nuk e arrin ta shikojnë se kush do fikin dritat i fundit në bb, pasi nëna natyrë mundet të bëjë të veten. Mundet të jetë bërë per “rahmet” si thonë llafit…

Dhe pyes veten: po mirë, si ka mundësi me të reja dhe plaka hidhen në menyrë demostrative duke çjerrur: Bravo Luis, ti je më i miri, me ty eshtë gjithë Shqipëria…?

Më sollën në kujtesë gratë në Teheran në vitin 1978, të veshura në të zeza, të mbuluara dhe brohorisnin per Ajetollahun e tyre, që në fakt ua beri jetën allah, allah… – siç themi ne shqiptarët.

Nderkohë, më vjen ndermënd edhe një pyetje tjeter: A eshte më mirë të kemi 1 big brother si ky apo 1 “big brothel”, pra 1 shtepi publike ashtu siç ka Holanda psh, ku “hamshorët” shqiptarë të kenë ku të zbrazen me para në dorë, gjithë qef e lezet dhe shoqëria jonë të jetë më e qetë dhe më e pak e rënduar nga ngarkesa të tilla negative deri në palcë?

Edhe per ato gjyshet që i thonë Kiarës “kurvë “se nuk po ja jep “pjeshkën” andej nga mesnata perpara kamerave ka zgjidhje. Se keto tip gjyshesh nuk po mendojnë se ajo që po u ndodhë vajzave në bb nga Luizi, mundet t’u ndodhin edhe mbesave të tyre. Siç thotë ai llafi i urtë: “ky lloj stani këtë lloj bulmeti mban”…

Pra, kjo Shqipëria jonë me këtë lloj histerizmi të plakave të dhunëshme, kësi lloj djemsh duan…

Ja zgjidhja: edhe 1 big brothel me zhigolo, ku gjyshtet meraklije, por të frustëruara të kenë mundesinë që gjysmën e pensionit ta ndajnë për ilaçe dhe gjysmën tjetër për zhigolotë.

Ja pra, kështu bie paqja psiko-sociale në Shqipëri dhe më besoni se ky lloj bb, që po luhet sot nuk do ketë më sukses, pasi biznesi do të ndërrojë pronar…

Si thoni ju?

PS. “brothel” do të thotë: shtëpi publike.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.