Është koha të organizojmë “Kryengitjen intelektuale shqiptare“ për ta thyer heshtjen dhe, për ta ndriçuar të vërtetën për pasuritë kulturore e qytetëruese të shqiptarëve në 15 mijë vjet qytetërim pellazgo-ilir.
Shqiptarët nuk kemi nevojë ta qepim hartën e atdheut me Çamërinë, kur atë e ka qepur vet përëndia, – Shqipëria deri në Prevezë e më përtej!…
Nga Atdhe Geci
Në ciklin e përgjakjeve historike të popullit tonë, Çamëria dhe Krahina e Mollës së Kuqe ose ( Shqipëria lindore e Dardanisë ) bashkë me pjesët e Shqipërisë në Mal të Zi, dhe pjesët e Shqipërisë në Maqedoni dhe Epir, janë pjesët më të lënduara të Atdheut tonë.
Dorëzimi i Dosjes çame me 11 shkurt 2016 në Prokurorinë Ndërkombëtare të Hagës kundër gjenocidit të Greqisë ndaj çamëve dhe arvanitëve nga vitet 1912- 1945, është një kthesë historike e cila përshpejtoi Shpalljen e Pavarësisë së Çamërisë nga Kuvendi Gjithëpërfshirës Çam dhe Arvanit, me 30 tetor 2016.
Akti i shpalljes së Pavarësisë së Çamërisë me 30 tetor 2016 në Hagë të Holandës bart me vete një ( pse të madhe) dhe të pamohueshme, se Shqipëria deri në Prevezë e më përtej ose Epiri i Çamërisë, Çamëria, është tokë pellazgo shqiptare që nga paleoliti i hershëm e këtej. Pra, Shqipëria është më e madhe se Eshqipëria.
Pavarësi e Çamërisë e shpallur në egzil, është mision, është qëllim, është udhë dhe adresë nga duhet të ecë Lëvizja Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë dhe e ardhmja e kombit tonë. Tokat e pushtuar nuk falen, tokat e pushtuara merren!
Çamëria shtatëzaninë e mori në Kosovë, shtatëzaninë e ndjeu të gjallë tek nëna në Shqipëri, në udhën për në Çamëri! Shkruante para gati një shekull mësuesi dhe patrioti çam Musa Demi, në ditarin e tij, i rënë me tërë familjen kundër forcave shtetërore të Greqisë gjenocidiste. Kufiri midis Greqisë dhe Shqipërisë herët a vonë do të jetë në Prevezë dhe më përtej, aty ku ka qenë për 15 mijë vjet më radhë.
Aktualisht, Shqipëria në Greqi ka nën pushtim një teritor sa një Shqipëri, 23 mijë e 500 qind kilometra katrorë tokë dhe det, dhe mbi 4 milion banorë çamë dhe arvanitë. Çamëria Shqipëri është udha në gjuhën e nënës dhe mision i shenjtë për çdo shqiptar. Republika e Çamërisë e shpallur me 30 tetor 2016 në Egzil, është e angazhuar për zgjidhjen e Çështjes së Çamërisë në rrugë diplomatike dhe juridike si rrugë që e lejon demokracia euro–atlantike.
Në Evropë nuk ka një popull të dytë sa populli shqiptar që të ketë aq histori të pasur, dhe njëherit, aq histori masakrash dhe gjenocidesh nga fqinjët e saj sa Shqipëria nga Greqia dhe Serbia. Epiri pellazgjik – Çamëria, është toka dhe vatra e një populli tepër të lashtë, shkruan Straboni. Qysh në paleolitin e hershëm, në Gadishullin Ballkanik, më parë ( Ilirik ), pellazgët qenë i vetmi popull qytetërues, për më se 15 mijë vjet jetë njerëzore. Shqiptarët janë të vetmit trashëgimtarë të gjuhës dhe të gjakut pellazgo-iliro shqiptar.
Çamëria Shqipëri, është mision i shenjtë për gjithsecilin shqiptar. Shkëputja e Çamërisë nga Greqia, pa pranimin nga Greqia nuk është e lehtë. Bashkimi i Shqipërisë, me pjesët e pushtuara të atdheut në një bashkështet shqiptar, është i domosdoshëm. Udha nëpër të cilën do të vemi në Çamëri është përplotë eshtra çamësh të rënë, përplotë eshtra fëmijësh të prerë, përplotë eshtra nënash të dhunuara, përplotë varre monumentesh të përvetësuara e të ndryshuara. Unë e ndjej dhimbjen për vrasjen e Festimit, por, misioni dhe detyrat për Pavarësimin e Çamërisë i tejkalon dhimbjet e një të rëni.
Pas vrasjes së Festim Latos, Heroit të Çamërisë, heshtja e Shqipërisë dhe e Kosovës për Shqipërinë deri në Prevezë është e pakuptimtë. Shteti shqiptar e ka në Kushtetutë mbrojtjen e tërë teritorit të saj. Kërkesa e shqiptarëve për Shqipërinë deri në Prevezë duhet të hapet. Teritori i Shqipërisë i quajtur, Çamëri, i është dhënë në shërbim të paqes Greqisë me protokollin e ashtuquajtur, „Protokoll i Firencës“ i mbajtur në Firencë të Italisë me 16 dhjetor 1913 nga 6 fuqitë e kohës. Asnjë çast, asnjë përpjekje në histori nuk guxon të jetë harruese.
Lufta për Çlirimin e Çamërisë dhe përtej saj do të jetë beteja jonë më e shenjtë në të ardhshmen. Këtë betejë të pakryer për Çamërinë dhe Krahinën e Mollës së Kuqe, na e lanë të pakryer, mungesa e lidershipit shqiptar, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Shpallja e Pavarësisë në Vlorë nga Ismail Qemali, rexhimi Komunist i Enver Hoxhës dhe Lufta e Konsultuar e Kosovës në vitin 1999 dhe shumë faktorë të tjerë.
Ferrin të cilin po e përjeton sot Çamëria dhe Arvanitia ia kalon ferrit të Dantes dhe tragjedive të Shekspirit. Çështja çame ashpër sot po përplaset me padrejtësitë e vitit 1878, 1912, 1913, 1915, 1923, dhe me vitin 1940 e 1945, si dhe me Kishën Greke të Fanariotëve dhe, me “Ligjin e Luftës” të vitit 1940 të Greqisë, kundërShqipërisë. Në Çamërinë e pushtuar nga Greqia.
Shqipëria ka tërë antikën pellazgo-ilire. Sipas autorëve të “Ligjit të Luftës”, të Greqisë të vitit 1940, ky “Ligj i Luftës” kundër shqiptarëve të Çamërisë dhe Arbanitëve të Moresë dhe ishujve, do mbahet në fuqi deri atëherë kur shqiptarët të harrojnë Çamërinë, të harrojnë krijuesit e saj pellazg. Përgjigja ime do ishte e thjeshtë; Ore, a harrohet Çamëria, historia e saj 15 mijë vjeçare, a harrohet Shqipëria e Zeusit, Thotit, Apollonit e Aleksandrit, Pirros, Eskilit dhe Homerit. Greqi e sajuar! Nuk harrohet Shqipëria deri në Prevezë as deri në Moré e nëpër ishuj as vendlindja e Theofan Stelion Nolit.
O Ligj i Luftës”, një gjë të tillë mund ta thotë vetëm një shtet mendësisht i sëmurë. Nga ky këndvështrim i autorëve të “Ligjit të Luftës” që e mbanë në shtetrrethim Çamërinë dhe nën kërcënim të vazhdueshëm vëllëzërit çamë dhe arvanitë, janë Shqipëri e pushtuar.
Me këtë “Ligj”, fashizmi grek në Greqi vepron me këmbë e me krye. “Ligji i Luftës” i Greqisë kundër Shqipërisë, gjenocidon çamët dhe arvinitët duke ua mohuar të drejtën e gjuhës, identitetit, arsimit fillor, të mesëm e univerzitar dhe të folmen dhe fjalën shqip në publik dhe në institucione.
Ai “Ligj i Luftës” ndaj Shqipërisë është tepër famëkeq në përmbajtjen e tij. “Ligj i Luftës” i Greqisë kundër
Shqipërisë dhe Çamërisë së Atdheut vepron qe 80 vjet ndaj çamëve dhe arvanitëve duke shkulur familje të tëra çamësh e arbanitësh dhe duke e mbajtur Çamërinë në shtetrrethim të hekurt e të përhershëm burgu dhe, duke asimiluar pellazgët e fundit të gjakut të Zeusit, Thotit dhe Apollonit në atë pjesë të Shqipërisë pellazge.
Shteti Greqisë, është shtet fantazmë shtet i sajuar me bekimin e Evropës. Shteti Greqisë i tëri është mbi truall të Shqipërisë së lashtë e moderne.
Evropa e ka për detyrë ta zhbëjë këtë fantazmë të shekullit 19-të. Emrin e mirë që ka sot Evropa e ka dhuratë nga Apolloni dhe nga Epiri shqiptar.
Çamëria dhe shqiptarët në Evropë dhe në Amerikë nuk do të rrinë duarkryq. Ata përmes Lëvizjes Kombëtare për Pavarsinë e Çamërisë do t’i përgjigjen me fuqinë e argumenteve dhe dëshmive në të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe me format të tjera demokratike që Greqia ta pranoj Gjenocidin e bërë ndaj çamëve të Çamërisë dhe arbanitëve, që nga viti 1912-1945 e këtej.
Pra, duhet të organisohet “Kryengitja intelektuale shqiptare“ për ta thyer heshtjen, dhe për ta ndriçuar të vërtetën për pasuritë kulturore e qytetëruese të shqiptarëve në 15 mijë vjet qytetërim pellazgo-ilir.
Fshehja e letrave dhe friga ndaj origjinës së gjuhës shqipe dhe, origjinës së prejardhjes së shqiptarëve nga pellazgo-ilirët, është e paparanueshme. E vërteta e origjinës pellazge të shqiptarëve si dhe pranimi origjinës pellazge nga Akademitë tona: në Tiranë, Prishtinë e Shkup, çmonton të vërtetën për Çamërinë dhe të vërtetën për 23 mijë e 5 qind kilometrave katrorë sipërfaqe të Shqipërisë në Greqi dhe, çliron nga ankthi dhe dhuna e “Ligjit të Luftës” mbi 4 milion çamë dhe arvanitë denbabaden shqiptar në trojet e tyre.
Libri, i Atdhe Gecit, „Shqipëria është më e madhe se Shqipëria“ shkruan shkrimtari dhe publicisti, Bedri Tahiri, bart porosi dhe mision për realizimin e Pavarësisë së Çamërisë, të shpallur me 30 tetor 2016 në Hagë të Hollandës. Ky libër si asnjë libër tjetër lexuesve ua mundëson të njhen me tekstin e Shpalljes së Pavarësisë së Çamërisë me 30 tetor 2016, me tekstin e Deklaratës së Pavarësisë së Çamërisë, me figurat e çamëve në Historinë Botërore dhe, me tekstet e Konferencave si ajo e Berlinit, Londrës, Firencës, si dhe me tekstet e protokolleve dhe traktateve që copëtuan në pjesa pjesa gjeografinë teritoriale të pellazgo- shqipërisë, me kasapët e pamëshirshëm të Ballkanit e të përkrahur nga Europa.
Origjina e Gjuhës shqipe dhe, origjina e Prejardhjes së shqiptarëve nga pellazgo-ilirët nuk është thjesht gjuhë dhe prejardhje, por është teritor, kulturë dhe gjeografi e hershme e Atdheut tonë. Në këtë promemorje për Çamërinë, presidenti i Republikës së Çamërisë, Ali Aliu i thërret të gjithë shqiptarët që kanë fuqi ta duan Atdheun, ti bashkohen Lëvizjes për Pavarësinë e Çamërisë! !
Jetojmë në një kohë ku e bukura dhe i bukuri dihatin me të njëjtën frymë. Unë kujtoj se standardet e kohës sonë, ligjet e tregut, bizneset, marrëdhëniet kulturore, kërkesat dhe dëshmitë e pareshtura, rritja e cilësisë së demokracisë, akualisht janë mundësi historike që në Çamëri të hiqet „Ligji i luftës“ që mban nën pranga dhe në burg zhvillimin kulturor, ekonomik, e arsimorë e kombëtar të Epirit shqiptar, Çamërisë.
Republika e Çamërisë përmes Lëvizjes Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë është e angazhuar në përgatitjen e një Rezulte të Çamërisë për asambletë e parlamenteve të Evropës dhe për Senatin Amerikan. Mërgata 3 milionshe shqiptare në Evropë, Amerikë dhe Australi, si dhe çamërit dhe arbanitët brenda në Greqi dhe jashtë saj do të gjejnë forcë e mençuri për t´i dalë zot vendit të tyre, Çamërisë shqiptare.
Fragment nga libri, i Atdhe Gecit, “Shqipëria është më e madhe se Shqipëria”. Libri brenda ka 500 faqe tekst e fotografi,
Atdhe Geci – Dortmund, 21 dhjetor 2022
Z. Festim Lato ishte dhe mbetët një burr i madhe i kombëtar qe luftoj pa kompremis për Republikë Çame. Që nga vrasje e ti qeshtja Çame u shafit.
Lavdi për jetë Z. Festim Lato.