NË DETROIT TË AMERIKËS NDËRROI JETË, TONE (SYLË) DEDAJ, VAJZA E SYLË PALUSHIT, AUTODIDAKTIT KARIZMATIK LUGDRINAS NGA KLINA

0
293
Tone Dedaj

Shkruan: Agron V. Palushi

Nënat tona shqiptare janë shtyllat apo elementet më të rëndësishme jetësore për të cilat ne, për nënloket tona të tilla heroike vertetë ndiejmë një krenari të veçantë. Pikërisht ndiejmë krenari për të gjitha nënloket tona pikërisht për ato të cilat edhe përkundër sfidave të natyrave e shoqërive të ndryshme përandorake e tiranike ndër shekuj e shekuj, ia arritën apo ditën të ndertojnë, rrisin, ruajnë dhe ti ushqejnë fëmijët e tyre me frymë tamam shpirtërore, kombetare, kulturore e njerëzore.

Ndaj të nderuar familjarë, të afërm, miq, dashamirë tê familjes Dedaj, në këtë moment të ndarjes fizike të Nënës suaj e familjarës sonë fort të dashur +TONE SYL PALUSHI-DEDAJ, e cila ishte një bijë, Nënë e dashur qe la shumë dashuri te familja e saj por edhe tek gjaku i gjakut të saj si dhe tek mbarë të dashurit , që i kishte të shumtë, nga ajo dashuri e sinçertë që do të mbetet e pashuar në perkujtesën e gjatë të kujtesës sonë.

Më lejoni që në emër të familjes Palushaj nga Klina, me këtë fjalë homazhi dhe mortorë të ndahemi nga bija jonë e familjës e cila ditën e pardjeshme pati frymën e fundit të jetës së saj për tu përjetësuar në botën hyjnore të pavdekshme.

Me keqardhje dhe të pikëlluar pranuam lajmin e idhët se me 19 dhjetor 2022 në Detroit të SH.B.A-ve, në moshën 96 vjeçare ndërroj jetë bija me dashur, e përshpirtshme, e virtytshme dhe heroike e familjës sonë + TONE (Sylë Palushaj) DEDAJ, një nënë e përshpirtshme me vlera shpirtërore e njerëzore dhe vajza e autodidaktit të mirënjohur të Lugut tē Drinit + SYL PALUSHAJ (i cili njihet si autodidakt karizmatik në Klinë dhe Lugun e Drinit rrethinë e në mbarë Dukagjinin me rrethinë…) e cila përveq tjerash se ishte një bijë sojnike dhe tejët e sinçertë, ishte edhe një bashkëshorte besnike e martuar për të amshueshmin + NDRECË DEDAJ nga Krysheva e Vogël e Klinës.

Bija jonë + Halla TONE, ishte vajza e vogël (e + SYLË PALUSHIT) pas +GJONIT (i cili humb jetën në moshën 46 vjeçare, duke lenë pas vetës bashkëshortën +MARTËN dhe fëmijët e tij të njomë- +GEGËN 12 vjeç, LUSHIN 9 vjeç, VITORIN 6 vjeç dhe vajzën e vetme PASHKËN 3 vjeçe, për të cilet për rritën e nipave dhe mbesës është përkujdesur vet TONJA), PALUSHIT, MARTINIT, MARKUT, DRANËS dhe BUTES…

Njëkohësisht vlen të potencohët se bija e familjës sonë, + halla TONE, ishte një nënë e virtytshme dhe shembullure e cila pas kurorëzimit dhe martesën e saj me + NDRECËN, të cilët ndertuan fillet dhe frymët e para të një familjeje të shëndoshë dhe mrekullueshme, duke i lindur, rritur fëmijët e tyre (LAJDEN, MARIJEN, LUSHEN, MARTEN, +LUSHIN, ANTONIN) me një frymë tipike shpirtërore, kombëtare, kulturore e njerëzore, qe do të thotë se perveq se ishte një grua hekurt, ishte tejët e dashur, fisnike, e afërt ,e ndershme, bujare, zemërmadhe, e hareshme, gjithmonë e buzëqeshur,e fortë për nga karakteri dhe qëndrueshmeria e saj deri në grahmat e fundit të jetës së saj.

Pas martesës së saj me +NDRECËN, halla TONE përjeton kataklizmën e parë në jetë, e cila qysh në moshë të re mbetët e ve, pra natyrshëm e humb jetën më i dashuri i saj +NDRECA, duke i’a lenë bashkëshortës + TONES testament fëmijët e njomë në duart e saja dhe të ZOTIT e cila edhe tamam me një frymë të shëndoshë i’a rriti në një udhë të mbarë. Mirpo jeta i ka edhe peripecit e veta pas disa vitësh nënlokja + TONJA përjetoj edhe një sfidë tjetër duke humbur birin e tij +LUSHIN (i cili ka lënë, bashkëshortën e saj VITORËN dy vajza dhe një djal ) i cili humbi jetën në moshë të re, e qe u përkujdes në rritën e fëmijve të birit të tij, tamam si një Engjell i Hyjnisë duke i zbatuar në plotni edhe Sakramentet Shënjte konform parimeve Kishtare dhe njerëzore.

Njëkohësisht me vonë i vdes edhe SUZANA bashkëshortja e birit të saj ANTONIT (e cila ka lënë bashkëshortin e saj, dy vajza dhe një djal ) e cila e bëri një përkujdesje të veçantë në rritën e mbesave dhe nipave të saj jetim…

E dashura + Halla TONE!

Një jetë të tërë ia dedikove familjes tënde, duke u deshmuar me virtyte HYJNORE dhe duke bërë dritë e shkrirë si një qiri për të dashurit tuaj si një ndër PINJOLLET të DENJË të gjakut të SYLË PALUSHIT dhe me vonë për PASARDHËSIT tuaj. E ne fort e dashtura hallë e amshueshme sa të jemi gjallë nder breza do t’ju evokojm veprat tuaja brezave njëkohësisht do ta theksojmë besnikërin, virtitshmërin, humanizmin tuaj shpirtëror, dhe përherë do tju përkujtojmë me plotë mallë, embëlsi e dashuri.

Ndaj shfrytëzojmë rastin qe në emër të familjës sonë dhe në emrin tim përsonal-Agronit,  ti ngushëlloj familjarët e halles Tone qe për mua ishte  një kujdestare apo si të them një nënë e dytë, e them ketë sepse unë si foshnje mbeta jetim pa nënën time biologjike dhe deri në moshën njëvjeçare, unë kisha një perkujdesje të të ashtuquajtur amësie nga gjyshja Marte, percjellë edhe nga halla Tone, se cilës përjetësishtë i jam tejët mirënjohës dhe falenderues. Zoti  të bekoftë hallë e dashtun dhe pushofsh në paqe.

Edhe njëherë përmes këtij përkujtimi nekrolog mortor me rastin e kalimit  në amshim tē Nënës suaj Tones, në emërtë familjës Palushaj, ju shpreh ngushëllimet e tona, bashkfamijarëve të saj, djemëve, vajzave, nipave, mbesave dhe mbarë farefisit. Hallë e dashtun Lutuni për ne dhe për të gjithë ata që kanë nevojë për Lutje.

Pushofsh nën ombrellën e hyjnisë qiellore. Zoti të bekoftë !

Ju përkujtojnë me mall!

Dërgoi për publikim, Lekë Mrijaj, gazetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.