Bateria e parë me CO2 në botë, për ruajtjen e energjisë afatgjatë, është gati për lançim global

0
497
Energy Dome CO2 Battery

Michelle Lewis8 qershor 2022Electrek.coPërktheu Arben Çokaj

Startup italian Energy Dome njoftoi sot lëshimin e baterisë së parë në botë CO2 në Sardenjë, Itali. Bateria përdor dioksid karboni, për të ruajtur energjinë e rinovueshme në rrjet dhe Energy Dome thotë se teknologjia mund të vendoset shpejt kudo në botë.

Bateria e parë CO2 në botë

Energy Dome vendosi baterinë CO2 në Sardenjë për të favorizuar shpejtësinë në treg dhe lehtësinë e ekzekutimit, pasi është në një zonë industriale me një lidhje elektrike ekzistuese. Më tej, Sardenja aktualisht përdor qymyr, por karburanti fosil do të hiqet gradualisht deri në vitin 2025. Bateria mund të çiftohet si me erën ashtu edhe me diellin.

Energy Dome filloi funksionimin e tij në shkurt 2020 dhe ka përparuar nga një koncept në testimin e plotë në shkallë multimegavat në pak më shumë se dy vjet.

Themeluesi dhe CEO i Energy Dome, Claudio Spadacini tha:

Bateria CO2 tani është në dispozicion komercialisht për të bërë energjinë e rinovueshme me kosto efektive të shpërndara në shkallë globale.

Energy Dome pohoi se objekti i tij i baterisë CO2 në Sardenjë përdor pajisje të disponueshme nga një zinxhir furnizimi, i krijuar globalisht dhe tha se vendosja e shpejtë globale e baterisë CO2 tani është e mundur pa pengesa.

Kompania ka siguruar marrëveshje të shumta tregtare, duke përfshirë një me kompaninë italiane A2A për ndërtimin e objektit të parë 20 MW-5h. Në fillim të këtij viti, Energy Dome nënshkroi gjithashtu një marrëveshje license jo-ekskluzive me Ansaldo Energia, një termocentral dhe ofrues komponentësh, për të ndërtuar projekte të ruajtjes së energjisë afatgjatë në Itali, Gjermani, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Plani i Energy Dome mbështetet nga investitorë që përfshijnë firmën evropiane të kapitalit sipërmarrës të teknologjisë së thellë 360 Capital, Barclays, Novum Capital Partners dhe Third Derivative.

Si funksionon bateria CO2

CO2 është një nga gazrat e paktë që mund të kondensohet dhe ruhet si lëng nën presion në temperaturën e ambientit, kështu që, siç thekson Energy Dome në faqen e saj të internetit, është lëngu i përsosur për të ruajtur energjinë me kosto efektive në një proces të mbyllur termodinamik. Ai lejon ruajtjen e energjisë me densitet të lartë, pa pasur nevojë të kalojë në temperatura jashtëzakonisht të ulëta.

Spadacini shpjegoi se si funksionon për Bloomberg në maj:

Për të ngarkuar baterinë, marrim CO2 në temperaturën dhe presionin afër atmosferës dhe e ngjeshim atë. Nxehtësia që krijohet gjatë ngjeshjes ruhet. Kur shkëmbejmë energjinë termike me atmosferën, gazi CO2 bëhet i lëngshëm.

Për të gjeneruar dhe shpërndarë energjinë elektrike, CO2 i lëngshëm nxehet dhe kthehet përsëri në një gaz, që fuqizon një turbinë, e cila gjeneron energji. Gazi CO2 është gjithmonë i përmbajtur dhe i gjithë sistemi është i mbyllur.

Ne nuk përdorim materiale ekzotike. Teknologjia përdor çelik, CO2 dhe ujë. Pra, nuk ka asnjë varësi nga materialet e rralla të tokës si kobalti ose litiumi. Kjo e bën teknologjinë tonë të pavarur gjeopolitikisht. Mund të prodhohet kudo dhe mund të përdoret kudo.

Energy Dome bëri një video të shkurtër vitin e kaluar, duke demonstruar se si funksionon ruajtja e saj e energjisë CO2:

Marrja e Electrek

Kjo është sigurisht një gjë për t’u parë, pasi një bateri CO2 nuk përdor materiale të rralla të tokës, dhe kjo është një punë shumë e madhe. Duket me kosto efektive dhe plotësisht demokratike. Kjo bateri ka potencial të madh dhe ne mezi presim të shohim, nëse do të vendoset shpejt në shkallë globale.

Foto dhe video: Energy Dome

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.