TRIDHJETË VITE NË PRANVERË VERË – VJESHTË DHE DIMËR

0
112
Kalosh Çeliku - nën rrap

LSHSHM – SHKUP
СПАМ – СКОПЈЕ
AAWM – SKOPJE

NGA KALOSH ҪELIKU

Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoninë e Veriut, njëzeteshtatë (27) vite me radhë e organizon dhe e mbanë Manifestimin Kulturor Tradicional Ndërkombëtar: “TAKIME NËN RRAP“, në Shkup dhe Kërçovë. Manifestimi është me karakter ndërkombëtar, që do të thotë se edhe shpenzimet materiale, dihet janë më të mëdha.

Këtë vit (2023), Manifestimi Kulturor Tradicional Ndërkombëtar:  “TAKIME NËN RRAP“, përsëri sipas mundësive do të organizohet në Shkup dhe Kërçovë. Në këtë Manifestim Kulturor, pritet të marrin pjesë 71 poetë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja, Kroacia, Zvicra, Italia, Greqia, Spanja dhe Bota.

Manifestimi Kulturor Tradicional Ndërkombëtar: “TAKIME NËN RRAP XXVIII“ për shkaqe finansiare me dy Manifestime Kulturore Tradinacionale Ndërkombëtare, edhe me Ditët e Humorit dhe Satirës “XHA DERALLA” në Kërçovë, revistës letrare “STILI ‘97” nr. 61 2023, dhe disa botimeve të anëtarëve të LSHSHM -ës me seli në Shkup, vështirë i përballon gjithë këto shpenzime materiale pa ndihmën e institucioneve të shtetit “përbashkët” në Maqedoninë e Veriut. Shkak, që e kërkon edhe ndihmën finiansiare të dashamirëve të Kulturës dhe Letërsisë Shqiptare nëpër Botë! Mu si te ajo poezia antologjike e Fan Nolit: JEPNI PËR NËNËN!

“Mbahu Nëno, mos ki frikë
Se, ke djemtë në Amerikë!..

Natën e fundit: Me poezi dhe këngë deri në agim, ndahen edhe Çmimet letrare për poezi: “Ulu mal të dal Hëna“, “E përcolla Natën“ për libër erotik, dhe për vepër jetësore “RRAPI“. Çmimi letrar MEHMEDALI HOXHA (letërsi për fëmijë), Çmimi letrar PANO TAÇI (poezi e egër). Dhe, dy Çmimeve speciale letrare: Miku i Rrapit: GANI XHAFOLLI dhe Mikja e Rrapit: HIDA HALIMI.

LSHSHM – së në mungesë të mjeteve financiare, përkatsisht që t’i mbulojë të gjitha shpenzimet materiale për një Manifestim Kulturor Tradicional Ndëkombëtar të këtij niveli artistik – kulturor, kërkon edhe ndihmën tuaj si dashamirë të poezisë dhe kulturës shtesë materiale sipas mundësive, si përkrahës të Kulturës dhe Letësisë! Që, ky Manifestim Kulturor Tradicional Ndërkombëtar madhështor me karakter letrar, e futi për herë të parë vargun shqip poetik në Shkup edhe në gjendje lufte mes tankeve.

Manifestimi Kulturor Tradicional Ndërkombëtaar “TAKIME NËN RRAP XXVIII i poezisë erotike, është i zhveshur lakuriq nga politika ditore e partive politike, por i veshur me tirqi e xhamadan. Gunë të zezë kulturore shqiptare ndërkombëtare.

Dhe, në fund: besojmë se, sipas mundësive do të ndani mjete materiale në llogarinë tonë rrjedhëse: 300000001350761 dhe devizore 0270100365364 me nr. tatimor: 4030002435064, Banka Komerciale – Shkup. Ose, në llogarinë rrjedhëse personale: Kalosh Ҫeliku NLB  Banka 210501690781926 dhe devizore 02-307-0193424-0, Banka Komerciale – Shkup.

Gëzuar Vitin e Ri 2024!…

Shkup, 15.12.2023

Albanian Writers League
President: Kalosh Cheliku

Adresa:
Rr. “Strumiçka 3”/ 2-2
1.000 – Shkup

E -maili: stili97@yahoo.com
cheliku@gmail.com
tel: 0038976467566

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.