ARGATËT HISTORIK

0
145
Kalosh Çeliku

Nga KALOSH ҪELIKU

Formimi i Qeverisë re në Maqedoninë e Veriut, pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare (2024), përsëri po zgjohet me argatë shqiptarë: VLEN?! Kopila, që i polli BDI –ja gjatë kohës saj në pushtet. Herë me VMRO -në, e herë me me LSDM -në. Fatkeqësisht, analfabetë shqiptarë në politikë. Që, nuk shohim më Larg këmbëve të tyre në Legen. Nuk dinë të rrëshqasin me ski në Dimër, por as me sajë, te “Kodra e Tikeve”. Nuk ka problem, le ta provojnë veten, hipin skive kodrës me dëllinja e ferra te “Ҫifliku i Xha Derallës”. Vetëmse, kanë rrezik! Mund të përfundojnë bythekrye te “Përroni i Thanës”.

BDI erdhi nga malet me luftë në pushtet (2001). VMRO -ja nga populli. LSDM nga rruga me “bombat” e përgjimit të bisedave telefonike. “Shpëtimtarin” e shqiptarëve. Protestave të opozitës socialdemokrate në Maqedoni, pas të cilave qëndronte George Sorosi. Qeveri, e cila shumë shpejtë rrëshqiti në batakun e korrupsionit. E shpëtoi BDI –ja, e hipi në pushtet. A, nuk ju kujtohet Gruevski në dritare, sesi e priste lajmin e koalicionit të VMRO – DPMNE me BDI –në së bashku të shkojnë në Qeveri?! Fituesi me fituesin. BDI, asaj kohe nuk e parashikoi rrezikun politik. E tradhtoi “mikun” historik të vjetër me “mikun” e ri për pushtet. E përqfoi humbësin. Njësoj si Sot: VMRO – DPMNE, fitues me humbësin VLEN. Jorastësisht, edhe Sot: BDI po lanë borxhin politik. Patjetër, duhet të shkojë në opozitë.

Ashtu siç erdhën, edhe ikën. Hipën në pushtet, edhe zbritën. Edhe BDI si parti kryesore e kampit shqiptar nuk ka mbetur e paprekur nga fenomenet negative. Me kalimin e viteve Ali Ahmetit, njëri nga figurat më meritore për avancimin historik të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, siç duket i dolën nga dora disa kopila. Erdhi koha, sot politikanët shqiptarë të mësojnë nga gabimet politike. Kopilat e vet, që i polli BDI me baballarë neokomunist, i rriti dhe i shpërbelu me poste partiake, sot e zbritën Nënën nga pushteti. E vranë Babain pas shpine. Nënën, e lanë pa burrë. Vejushkë.

Kopilat e Ali Ahmetit brenda kampit politik shqiptar VLEN, mbetet ta dëshmojnë përkushtimin e tyre për qeverisje të mirë, nëse hyjnë në Qeveri. Përbetimi i tyre se, do të luftojnë korrupsionin pamëshirshëm, nuk duhet besuar derisa kjo të dëshmohet në të ardhmen e tyre në pushtet. Shkaku, se: edhe socialdemokratët e patën shkundur Maqedoninë e Veriut me retorikë antikorrupsion. Dhe, përfunduan në opozitë. A do të bëhet më mirë me VMRO -në dhe  VLEN në Qeverinë e re të “vëllazërim-bashkimit”, është pritje utopike.

Historia në rolin e argatëve, ende po u përsëritet shqiptarëve…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.