DHEMBJA E BALLOKUT

0
199
Pamje në natyrë

Brahim (Ibish) AVDYLI:

Moti më shoqëron nëpër vetëdijen e viteve një qenie e veçantë, me vetminë time përdore, nëpër malet e freskëta të dhembjeve. Është krijesë e çuditshme me simbolikën e vet. Më ngjason nga pak, por nuk është njeri. Është shtazë e egër, me vetëm tre tinguj që i mbanë.

Kështu thonë, ndërsa mua më dalin më tepër. Dy tinguj na dalin gjysmë-zanore e gjysmë-bashkëtingllore. Varet se si i dëgjon. Me ulurima dhembjesh ato shpërdahen në dy-tri zanore apo bashkëtingëllore. Të prek kjo dhembje. Të qara me lot nuk kanë, por gjuha e tyre është e përvajshme:

  • “Aouuuuuuuiij!…Aouuuuuuuuj!”, apo – “Aouuuuuuuuuv”

Në të parën, nuk dallohen a është “a”, “o”, opo midis tyre. E fudmja, nuk është e dallueshme mirë a është midis “i” dhe “j”, apo shqiptohet në “v”. Kjo është ciatja e dhembjes, në shenjë të lamtumirës, kur ndahen gjithmonë prej të dashurve të tyre. Ta shohësh ujkun tim, të duket se është i thinjur e me përvuajshmëri. Kur ulurinë, kujton krijesat e shkuara prej vuajtjes së pafjalë dhe andej janë zhdukur. Mundësia e rritjes dhe e plakjes, nëpër skutela malesh e suferina vitesh, për të siguruar ushqim të sigurtë e të pastërt, jo kufoma, sepse prej kufomës nuk e pranojnë asnjë grimcë, madje as erë t’i marrin nuk guxojnë, të kujton një jetë të tërë kështu të shpenzuar. Trupi i tyre është dënim i rëndë, për shpirtin që e kanë në vete. Ne nuk e dimë të vëtetën për ta, por themi me hamendje të veçantë…

Ujqërve të tjerë ua kishte mësuar me kohë të vërtetat e jetës së tyre, të pastërt si loti, që i rokulliset prej syve, nga vetmia. E quajta Ballok…

Balloku më vjen çdo natë me kujtimet e mia të malit „Shkrepat e Diellit“. Kur i kaloj sa lugje të fjalëve të mia, sa thellësi të bëfta e sa kodrina të larta, venerimeve të gjelbërta, atëherë dal mbi kodrat e mallit, jo të malit. Jam në shkëmbinjtë e larë të gëlqerorës së Diellit. Pas një kthese më del Balloku. Rri në heshtje e më shikon. E lëviz kokën, por mua më duket se dridhet toka rreth meje. Ulem në dy gjunj dhe ai më afrohet, me shkëlqimin diellor.

Ai është i bardhë. Është një ujk i denjë e me metaforën e tre tingujve, para fjalës domethënëse. E kuptoj nga malet e arta të dhembjes së tij.

Asnjëherë në jetën e time nuk e kam vënë re se ai nuk çiftëzohet me të ëmën e tij apo me motrat e veta, gjë që ia jep atributet e karakterit të njeriut. Kjo e bënë të jetë mjaft i mirë si kafshë e pastërt e malit. Dikur, këto veti, ishin veti të njerëzve. Ai, është me ndjenja të fuqishme të dashurisë e nuk ka fjalë për këto ndjenja të mirëfillta. Gjuha e ujqërve është e tillë.

Por sytë e shprehin nga shpirti i tyre dashurinë. Askush nuk e di se ai vërtetë ka edhe ndjenja. Me kohën, tek kjo gjë e vërtetë kam ardhur gjatë vizitave të shumta të maleve. Dilja nëpër male, deri te ata. Nuk e kanë pasur këtë veti. Vuajtja ime nëpër pyje ka qenë një shkreptimë e padiskutuar.

Një ditë, i qe sëmuar babai. Balloku vraponte që t’i ndihmojë babait të vet. Kujdesej për te, sikurse të qe një njeri, por nuk ka duar e këmbë apo zërin t’i flasë. E kuptoje nga ciatja e tij, në stërfullimet e veta. Të binin lotët për fatin e tij. Pra, qe shumë e vështirë të jesh një kafshë, e lënë në kodrat e malit, në një stofull të bërë nga ata, për stehim nga suferinat e ftofta me dëborë.

E ëma pat mbërrirë një moshë të madhe, por ai i sjellte ushqim e të tjera, p.sh. ia rregullonte vendin, që t’a sigurojë edhe për ndonjë ditë. Është fat i rëndë ky fat i Ballokut. Me çka duhet t’i sigurojë ai ushqim të mirë, madje as këlyshve të tij, të cilët i njihte që prej fillimit, dhe nuk i lejonte asnjëhere të prekin ndonjë kufomë apo nuk i lejontë që të merrnin ndonjë pjesë nga kufomat. Me kohë e kuptonin edhe ata. Nuk i lejonte fëmijët e tij të merrnin as erë prej tyre. As nuk i ndërronte bijtë e bijat e tij, si pjellë e veçatë e ujkut.

Qaja nga kjo e vërtetë, e parë nga jeta e Ballokut. Nuk e kam pasur këtë fat në fatkeqësinë e bijve apo në fatkeqësinë time, të rrethoja bijtë e nipat e mi. Edhe kur ishin të ndarë prej meje, unë vrapoja të fëmijët e tyre. Por nipat shkuan edhe më largë, nëpër tretdhenë e huaj. Ikën, ku nuk mund të arrij.

Baloku, së bashku me parteren e tij ishte gjithmonë, të cilën e dashuronte vetëm një, e asnjëherë nuk mund t’a ndërronte me ndonjë tjetër. Kjo gjë ishte tepër e veçantë! Tanimë nuk qenë njerëzia “qenie e vetëdijshme”, por ujqërit. T’ua thoje këtë gjë lapericave e laperave të shumtë, ata të ndiçnin si të ishe qenie e ligë ndaj tyre dhe bënin të pamundurën që të shqyenin. Çudi e madhe! Si kanë mundësi që të tradhëtojnë këta njerëz partnerët e tyre, sa herë t’u jepet mundësia, si demonët. Mësimin e tyre e kanë në natyrë…

Kurdoherë vija në thellësitë e mëdha të pyellit, atje, te „Shkrepat e Diellit“, të vështroja këtë punë të tyre. Unë isha ujku i vetmuar, i lënë në vetmi, i braktisur, i sëmuar, nga djemtë dhe vajza e vetme, sepse ajo ishte martuar dhe e kisha nxitur vetë, pasi e la e ëma e saj me mua dhe ajo po e kalonte kohën e rritjes. Duhej gjetur një burrë të mirëfilltë dhe e mësova për këte. Ajo, me veti i ngjantë të së ëmës dhe dallonte me mua. Ia mbante krahun të ëmës së vet, sa herë që e kundërshtoja. Kështu erdhi rasti: më lanë fillikat vetëm e pa asnjë çindarkë, në moshën e thyer. Kisha nevojë të madhe për ta, për kujdesin e tyre dhe dashurinë, e ata ishin larguar!…

Ndoshta, vetë i kisha larguar! Duhet që të më përfillnin mua, e jo të ëmën e tyre. E ëma dëshironte t’i ndajë prej meje. E kujtoja kurdoherë Kujtesën, bijën e djalit të parë, Murlanit, që shtyhej me më të voglën, sa herë lunin tek unë. Atdheun e kishte vëlla më të madh.

Ata u ndanë prej meje, papritur, me të tërë familjen. Si erdhi kjo punë, do t’ua them më vonë. Murlani u nda prej meje, pa më thënë asnjë fjalë. E kishte zënë banesën e tij me të ëmën dhe vëllain e vogël. U përpoqa ta ndali, por nuk arrita. Kështu, i erdhi edhe ndarja prej gruas e prej fëmijve, që ia doja shumë e luaja kurdoherë me ta. Se çka ishte pyetja, nuk e dija. Ishte një çështje shumë e madhe, por askush nuk më tregonte.

Në në fund, më e vogla, u nda prej tubës së vetë. Lulëkuqe e imja, mbesa ime e vogël e të njëjtit djalë, ishte vetë ajo. Trëndafile e pata quajtur, por nuk mbeti një trëndafile, sepse nuk kishte askënd rreth saj.

Të them më shkurt: ishte e mbyllur në një shtëpi juridike të vajzave. Ajo nuk guxon t’a braktisë koridorin, se lere më shtëpinë. Plotësisht që izoluar! Trëndafile ishte, por lulezeza e jetës u bë! Nuk e di sa veta ishin atje, në atë shtëpi, që e patën nëpër duar të veta, të shumtat juridike e të mirëmbajtjes, të cilat e zotëronin. Nuk e di çfarë faji kishte bërë ajo?! Ishte e mitur, rreth 12-13 vjeçare, por ta dënojnë kështu, kjo nuk kishte mundësi! Madje të më largojnë edhe mua prej saj, si pjesa e parë e dënuar me të tërë jetën time, me të holla, martesë të re apo me gjëra të jetesës apo të banesës një dhomëshe e gjysmë, sepse kështu nuk i plotësoja kushtet as mekanikisht që t’a adoptoja mbesën time, kur të gjithë nuk dëshironin të kenë lidhje me te! Isha i dënuar shumë vite më parë, për këto gjëra themelore, të jetës e të krijimtarisë.

Isha i përcaktuar për fatin e mjerë të kombit tim, jo të pjesëve të ndara nga pjesët e këtij kombi, nëpër ndarjet administrative.

Dëmimi i dytë, ishte dënimi i djemëve të mi: me gjyqe e me largim! Edhe ata u ndanë prej bijve e bijave të tyre. Lulezeza fliste kokërr, fjalë të befta, si befasi e vërtetë për juristët, të cilët e kishin dënuar në shtëpinë juridike! Tre breza qemë të dënuar kështu: gjyshi, etërit e tyre, nipët dhe mbesat!

Ajo ishte e mitur, por fliste si intelektuale. Për gjëra të tilla e dënonin me gjysmë-burg! Nuk e di a ka vërtetë “jurispodencë” në këtë shtet të veçantë, që e ngehin kokën lart vetëm për të hollat e tyre, por aspak nuk e meritojnë të mbajnë hundën përpjetë, kur serbët i kanë afër vetës dhe grekët në krahun tjetër, a neve na shelin tre mijë herë, si të “pa edukuar” dhe sikur kjo nuk u mjafton! E përdora këtë fjalë, por drejtësi nuk ka në të këtë shtet, që është ndërtuar gabimisht! Edhe zotin, që e mbajnë për “zot”, e fabrikojnë kudo! A fabrikohet Zoti i Madh nga mendja e lakmuar e njeriut? Jo, pra. Kudo na del përpara Kryedemoni! “Ministria e Drejtësisë” është Ministria e Padrejtësisë!

Prandaj, edhe mbesën time e degdisën aq larg e në një shtëpi të vajzave të veçanta. Duke e përfshirë nga dhoma ime policia, ma gjuajti një gjë tepër të veçantë, si punë dore, të punuar prej saj në shkollë, për çelësa të vet, kokën e një ujku, me sy e me fytyrë, që më pikin lotët nëpër faqe sa herë e prek me dorë. Ai më shikon dhe unë e shikoj e qaj për të, për mua dhe për të tjerët. Një milion herë u sillem edhe të gjitha instancave të shtetit dhe për këtë nuk lënë asnjë dëshmi të vërtetë të izolimeve. Për të fundit herë e pata vizituar një ditë, po nuk më lënë të futesha brenda mureve! Ah, jetë o jetë!…

Më në fund, dikur, dola edhe në mal, duke qarë gjithë rrugës! Më shikonin njerëzit. Sikur ndonjëri ishte pak më i ndjeshëm. Nuk e vëreja këtë gjest, por nuk e ndalja as vajin prej syve e as vrapin, për arritur te mali. Atje, nuk më shikonte njeri, veç Zotit të Madh, që më shikonte kudo e përherë.

Qaja me lot për faqe! Qaja e qaja! Dikur, u ndalen lotët, kur befas më doli Balloku im. E ndjeva ciatjen e tij. Më shikonte befas e me drojë. Pse po qaja ashtu? Është afër meje, duke ciatur e duke u përkulur për tokë. E luante edhe bishtin. Ishte i madh, por dhembjen ia lexoja. Sikur më thoshte:

„Mos qaj, he burrë, se unë edhe më keq se ti jam, por nuk kemi çka të bëjmë! Trupi jonë është i tokës, ndërsa shpirti shkon te Zoti i Madh! Duhet të durojmë të gjithë çka na vjen, deri sa ta përmbyllim këtë jetë! Qe, unë po e mbështeti kokën time në prehrin tënd! Kuptoje, se je një njeri i veçantë, por kemi ngjashmëri! Ne, lexojmë nga sytë e njëri-tjetrit, por kemi gjuhë të tjera, hedi! Nuk jemi qenie të përkryera, që t’i kuptojmë gjuhët tona! Të gjithë çka jetojnë në këtë botë, anise në rrethana të reja të jetesës, jemi qenie të krijuara nga Zoti i Madh, që të mos e kuptojmë njëri-tjetrin! Por, shpirtat tanë janë vëllezër në atë botë të përjetshme! Ne, të dytë, kemi shpirta të mëdhenj!…“

Atëherë, ia përgëdhelja kokën, krihët, midis veshëve të tij, duke pushuar vajin e duke u qetësuar. Ia dhashë edhe një emër, emrin Ballok. A e dini pse? Sepse ballin e kishte më të madh. Kur e thërrisja „Ballok“, e ngriste kokën lartë, e më lëdhonte me një „U“ të ultë, me zërin që duhet të gëzohej e vinte pranë meje. Kështu, e kam një mik të veçantë, në maje të malit…

Kur ikë prej të tjerëve, që ecin me dy këmbë, e të gjithë janë pak a shumë të çmendur, e pak janë sikur njerëzit, sikur të kishe të dhënë syrin e tretë, që t’i shikoje si shtazë të quditshme e katallana, shumë pak qenie e dinin që isha Bardh Uka, sepse të gjithë më urrenin, sa qenë të mbledhur në shesh, ose të mbledheshin kundër meje, ose të mbanin largë nga vetja e tyre. Ata që e mbajnë orientimin e vet në dy këmbë dhe e kanë edhe mendjen psiqikisht të sëmuar apo të çmendur prej demonëve. Unë, Bardh Uka, ik nga ata!

Nuk dëshiroj të kem asgjë të përbashkët, e ata janë shumicë. Duhet të kisha një potencë zotërore e të bëja të pamundurën të mundur! Kështu siç jam, mund të më gllabërojnë menjëherë demonët! Ikë, te kodrat e lara të dhembjes, në Kodrën e Diellit, në pyje të thella e nëpër rasa të mbuluar me dëborë, që të shoh pak Diell të ëndërrave të mia, nëpër dëboren e mallit!…

Si djalë i ri e kam pasur një mik të vërtetë, nëpër rrebticat e pushtetit dhe që më ruante kudo, ditën e natën, një zog ujku, që u vra nga milicia serbo- jugosllave, për të ma shpëtuar jetën, sepse nuk do të isha më në mesin tuaj, për të vazhduar jetën kundër pushtuesve! Ai, më dhimbset, pa pushim!…

Balloku ishte shumë i zgjuar. Nuk kishte çka të ushtrohet, sepse çdo gjë e kishte të gatshme, për jetesën e vet. Ky ishte ujku i dhembjeve të mia, ndërsa unë isha ujku i vetmuar, Bardh Uka. Duhet që të kaloja malet e larta e të takoshim apo t’a përgjoja, në shembullin e jetesës së përvuajtur.

Papritmas një ditë e rëndë për këlyshët e tij dhe për te: po i vdiste mikja e tij, për të cilin copëtohej ai, por mikja ime u largua e jeton e ndarë prej meje. Nuk e kam përgjuar kurrë se me kënd kalon dhe kjo gjë nuk më intereson aspak, por ajo mundohej të rropullonte nëpër shtëpi orenditë, enët e gjërat jetësore pa fare nevoje, vetëm që të bënte zhurmë, kur më nevojtej qetësia. Asnjëherë nuk më la te qetë! E unë isha në luftë për çështjen tonë. Ajo më kundërvihej në çdo mënyrë, më sabotonte pa pushim.

Dikur u lodha! Dhe u ndamë me ligj e pa e lejuar asnjë grimcë të revoltohej, duke e lutur edhe Murlanin, se nuk lihet nëna e tij në rrugë, kur ajo i ndihmon me fëmijë, që po rriteshin. Edhe unë, madje çdo pasdite, do të kem kohë për ta. Për mua, mos të ketë kurrfarë shqetësimi. Me lot e pa lot, do të duroj vetminë. Sikur është ndarë ai dhe të tjerët prej meje, do të mundohem që të mbaj veten…

Balloku atë ditë u merzit pa masë, kur partneri i tij po i numronte minutat e fundit. Nuk i zihej vendi vend! I qenë kthyer veshët teposht, si njerëzit që i ulin gjysmë krihët e tyre. Nga fytyra i lexohej merzitja. Sytë i qenë kthyer me një hije të zbehtë e të strukur. Sikur dëshironte të lotojnë. Nuk e ngacmontë ndojnë nga më të afërmit e tij, të cilët kishin rënë më poshtë se ai. Balloku i rrethonte kudo, sikur në një ngushëllim të vërtetë. Kjo gjë është një vaj pa të qara të ujqëve të mallit tim, sepse kanë qenë dikur një mik i njeriut. Nuk e di pse Zoti i Madh i dënoj kaq rëndë dhe as nuk e di se ç’faj kishin bërë ata!…

Kur e kojtoj këtë dhembje të tij, më zë trishtimi. Ai nuk është si njerzit e sotëm, ka vetëm një partner në jetë. Kur i vdes partneri, rri me mërzi dhe fëmijë të tyre. Ai e do shumë më teper se sa njeriu partnerin e vet. Di ta çmojë, për dhuratën që ia ka dërguar Zoti i Madh në këtë jetë të përkohshme e që do ta shtojë me bij e me bija, të krijuar prej trupit të vet.

Njerëzit e sotëm janë pështjelluar në sojin e grave të veta, natyrisht sot përmes feve. P.sh., islamizmi e quan burrin si zot, i cili paska të drejtë të marrë 50 gra, edhe të mitura. Përmes sekteve vehabiste e të tjera si kjo, ka mundësi të martojë vajzën e vëllait të vet, e kuku medet, sa poshtërsira të tilla ka kjo jetë! Njeriu nuk na qenka “qenie e vetëdijshme”, por derr qenka bërë! Si derrat vrapon pas femrave, ku t’i zëjë më së pari, edhe të vëllezërve të vet! A ka më poshtërsi për njeriun, që u kthehet kafshëve të pista! Të vishet me të zeza e me mjekër, sikur mjekrra i shndërroka “në të shenjtë”! U vardisen të gjitha grave, ku mund t’i zëjnë ato! Gomarët me “msukë”[1] të gjatë, “iââ, iââ, iââ”, e u turren femrave ku t’i zënë, pjellën e Zotit të Madh, dhuratë për njerëzit, të bien mbi to.

Gomarët me veshje të njerëzve e mendtë e kafshëve të pista! I quajnë “gra”, jo partnere të posaçme, të cilat e marrin me pëlqim partnerët jetësor dhe e ndajnë fatin të shtohen e t’i rrisin fëmijët. Kanë lindur ata gabimisht si njerëz! Janë shtazë, jo si Balloku! E ndjekin “profetin” e tyre, pesëdhjetë vjeçarin, që e marton të pesëdhjetën “grua”, si fëmijë të mitur, gjashtë vjeçaren!! Si mundet njeriu t’u besojë përrallave të demonit, me pamjen e njeriut, që përdhunon gjashtë vjeçaren, e ne e quajmë “profet”?! Dymbëdhjetë breza dënohet prej Zotit të Madh (12=1+2=3, prapë numri 3, i Zotit të Madh! “Metafizika” na i ka edhe këto, në vetvete!).

Turret me “Al’lahu Ekber”, dhe e nxjerr shpatën t’ua marrë jetën njerzve të cilët i ka përpara! A ka mëkat më të madh se t’ia marrësh jetën njeriut, të cilit nuk ia ke dhënë shpirtin, por Zoti i Madh!! Krijon robota me fabrika, e shpirtat nuk janë në duar të fabrikave, por në jetën e përjetshme.

Kështu, janë të gjithë demona dhe e ngatërrojnë jetën tonë, siç është e ngatërruar Sahara! E çka është Sahara?! Shkretirë e vërtetë, dënim prej Zotit të Madh, atij që fliste shqipen e vetër, si gegët tanë…

As ujë nuk gjënë askund në tokë, e të merr etja! Duhet të copëtohesh me qindra kilometra, të gjësh një pikë uji, sa të shuash etjen!…

Babain tim, pa ta shihje në pasqyrë e t’ia dije mirëfilli si reagonte kur e quaje “grua” partnerën e tij, të fshikëllote me ndonjë flakareshë ose idhnim:

“E kam partnere more qafir, që e kemi nda fatin tonë, që ta rrisim farefisin!! Ku e sheh ti kështu apo nga ku e merr gjininë e saj e t’i thuash <grua>, sepse ajo është grua nga gjinia, e unë e kam bashëshorte!! Kurrë nuk e thirri <oj grua>, por fisnike! A po e merr vesh, a jo?! Fisnikja ta shton fatin, me fëmijë!”

Pra, ejani në male dhe shqyrtone njëherë Ballokun! Ai rri vetëm e nuk kërkon partnere tjetër. Është shumë vështirë, por i rritë zogjë e ujkut, derisa të vdes. E kalova pjesën dërmuese të jetës pa partnere tjetër. Vështirë qenka përfundimi i jetës kështu! Apo deshi kështu jeta e nuk kam fat tjetër!…

Qenia e vetëdijshme të vlerëson me vetëdije. Më dhimset Balloku në mua. Mbrenda meje është Balloku! Vdiçet kur kalon nga jeta e përkohshme në jetën paralele, e prej aty në jetën e përjetshme. A vdiset pa partnere?! Kush e di si vdiçe?! E fëmijët, bijtë, etj., ku janë ata?!! Nuk e dinë si vdes babai!…

Mjaft vështirë qenka kjo gjë! Mjaft vështirë! Mjaft!…

[1] Është fjala për msukën e seksit të kafshëvë, pra gomarit, në dialektin gegërisht të shqipes, si fjalë poshtëruese. Sipas dialektit gegë, msuka është një rrahës druri, si p.sh. përdoret edhe për shpishjen e leshit. Msuka e gunit është pjesa tulake e gunit, lafetë, lashdë ( Mehmet Elezi, „Fjalor i gjuhës shqipe“, faqet 942-943)…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.