PJELLAT E DJESHME NUK KANË DITË TË NESËRME

0
81
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

(KOMUNIST I ARRATISUR)
(Në stilin e Nolit)

Seç e ndrydhën – seç e shtrydhën
Seç e hipën – seç e zbritën:
Gazdallarët – baballarët,
Zagarët, dhe trumbetarët.

Seç e ndërsynë – seç e pështynë
Seç e frynë – seç e shqynë:
Fajdexhinjtë – derraxhinjtë,
Bythaxhinjtë e jabaxhinjtë.

Seç e ngopën – seç e ropën
Seç e turrën – seç e furën:
Rrenaxhinjtë – parollaxhinjtë,
Plaçkaxhinjtë, dhe tellallxhinjtë.

Ngrehuni – bini – mos na shes
Partive, pa besë – pa shpresë!
Rreth Mullarit – “Bit –Pazarit”
Rrëzë Sharrit – anës Vardarit…

Po, e kam thënë në shkrimet e mia publicistike, dhe libra: këto pjella të Djeshme komuniste, Sot Neokomuniste, nuk kanë Lindje. As, Perëndim. Vetetëmse, turren pas Perëndimit të Diellit. Ose, Lindjes të Hënës Drapër. Nuk e dinë, se: ku i kanë këmbët dhe trutë ende këmbekrye në legen. Përderisa, Dje: e shanin Shqipërinë. Sot, kërkojnë dhe derdhin lotë krokodili për Shqipëri Etnike?!

Edhe, Sot: si patriotë të vonuar i dalin zot popullit shqiptar, përderisa deri Dje ishin deklaruar si shkrimtarë maqedonas, pa e ditur as një fjalë në gjuhën shqipe. Edhe librat e tyre i publikonin në gjuhën zyrtare “maqedonase”, dhe i përkëthnin në gjuhën shqipte te Gazeta e “Vëllazërim – bashkimit”. Gjuhën shqipe e mësuan te Gazeta e “Vëllazërim -bashkimit” me poste partiake politike, dhe Sot: u bënë “shkrimtarë shqiptar”?! E më vonë me ndihmën e BDI –së edhe ambasadorë, ministra e zv. Drejtor i RTM –së.

Përçudi, Sot, përpiqen ende ta mbajnë veten gjallë, dhe turren me të katra pas posteve partiake, duke i fshi gjurmët si dhelpëra me bisht?! Derdhin lotë krokodili për Ditën e Djeshme me poste partiake politike, para popullit shqiptar. Ndihmat e “Sorosit” me qindra mijëra dollarë për botimin e librave për fëmijtë e Kosovës, që i vodhën asaj kohe duke blerë pallate, gjoja për çdo botim me dhjetëra mijëra kopje. Po, të ishin botuar ato libra të shkrimtarëve shqiptar, Sot: nxënësit shqiptar në shkollat shqipe në Maqedoninë e Veriut, nuk do kishin karrike të ulen nga librat. Vetëmse, në vend të karrigeve, do të uleshin mbi libra. E, ku më Sot: ende, të mos kenë tekste e lektyra shkollore.

Koha është, Sot: shqiptarët, t’i kenë këmbët dhe trutë në kokë, e jo në legen …

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.