MASHTRIMET E VUÇIQIT SE SERBËT PASKAN ZEMËR E SHPIRT!

0
71
Rama - Vuçiq
Prime Minister of Albania Edi Rama (R), President of Serbia Aleksander Vucic (L) leave the podium after a joint press conference in Tirana, Albania, 21 December 2019. Leaders of Albania, Serbia, North Macedonia and Montenegro are meeting in Tirana for the third meeting of the Mini Shengen agreement between the Balcans coutries facilitating a free movement of people and goods. EPA-EFE/MALTON DIBRA

Gani I. Mehmeti

Pas komentimit të Vuçiqit për deklaratën e Ramës, i cili në mënyrën diplomatike tha: “Sa na përket ne, ne nuk kemi nevojë të sulmojmë askënd dhe nuk do sulmojmë askënd, Ne na duhet Evropa, jo gjithë hipokrizia e saj dhe dyfytyrësia, por na duhet se nuk mundemi pa të, por njëkohësisht kur na detyrojnë se mundemi edhe pa ata që na morën vendin ne do ju themi’ ne jemi serb kemi zemër edhe shpirt’”.

E, pra, kur ju nuk do të sulmoni askënd, përse gjithë ai armatim? Juve askush nuk ju sulmon që të shpenzoni aq shumë në armatim?!

Disi komentimi juaj është dykuptimësh: edhe thoni se nuk mundeni pa Evropën, por edhe e sulmoni, duke e quajtur hipokrite dhe dyfytyrëshe, edhe nuk mundeni pa të, por edhe mundeni pa të, siç e thoni! Ndërkaq, kjo është ajo Evropa që ju ka sjellë deri këtu, nisur nga viti 1804, 1830, 1878 dhe 1913, kur u copëtuan tokat shqiptare në Londër, duke u zgjëruar shtetet fqinje në tokat shqiptare. Është mirë të ndaleni pakëz edhe të mendoni se ku keni qenë dhe deri ku keni ardhur. Apo, edhe po ta zhdukni nga faqja e dheut popullin shqiptar, ju sërish nuk do të ngopeni e nuk do të jeni të kënaqur.

Keni bërë gjithë ato vrasje e ndjekje të shqiptarëve nga tokat e tyre dhe, sërish thua se si serbë keni zemër e shpirt! Kjo është tepër e pakuptimtë! Ju keni vrarë e prerë edhe fëmijë, duke ua marrë nënave nga krahët, nga prehëri. Jua keni nxjerrë edhe sytë fëmijëve shqiptarë,i keni shkaur në singi e çka jo tjetër, ua keni çarë barkun nënave dhe ua keni nxjerrë shtatzënave fëmijët nga barku, ju nuk keni lënë asgjë të keqe pa e provuar në popullin shqiptar. Njerëzit që kanë zemër e shpirt nuk do mund të bëjnë atë që keni bërë ju. Ju keni bërë gjenocid në popujt e tjerë, me qëllim që të pushtoni tokat e tjerëve. Madje, ti, si minister i informimit në kohën e luftërave në Kroaci, Bosnjë e Kosovë i di të gjitha të bëmat, me gjasë i ke diku të regjistruara edhe në ditarin tuaj. Të na flasësh ti për paqe, kjo është krejt absurd. Ti nuk po i lë rehat as pa i rrahur deri në alivanosje serbët që thërrasin e  deklarohen për paqe që të jetojë secili në vendin e vet,

Ti që thua se pa Evropën nuk mundesh, por edhe nuk do ndahesh nga Kina e Rusia, që, për Kinën askush nuk të ka thënë asgjë, se ajo nuk e ka sulmuar dike, si mendon: Të ulesh në dy karrige? Paksa vështirë, por deri sa janë ndërmjetësues Borell e Lajçak, ka gjasa të tolerohesh, pse ata nuk do të ndëshkojnë ty, ata janë tutë! Ata, edhe kur nuk kanë të drejtë, ndëshkojnë Kosovën, jo ty, jo Serbinë, prandaj noto në të dy karriget.

Por, për fjalët që i thua, nuk të besohet.

E, sa i përket deklaratës së Edi Ramës, ti ke thënë dhe je kërcënuar shumë herë për serbët jashtë Serbisë dhe askush asgjë nuk të ka thënë, as të ka sharë kush, edhe pse serbët janë të privilegjuar më shumë se shumica shqiptare në Republikën e Kosovës dhe më shumë se të gjitha pakicat e tjera në Kosovë e në botë. Mos kij dertin e tyre, se askush nuk i nguc. Deri dje ua kemi paguar edhe rrymën atyre dhe nuk u falënderove, sa keq!

Fjalët tuaja janë vetëm një mashtrim, se ndryshe flet e ndryshe mendon dhe vepron.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.