11.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Dhjetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

PËR KTHIMIN E SERBËVE NË INSTITUCIONE NË KOMUNAT NË VERI TË KOSOVËS

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Gani I. Mehmeti

Largimi i serbëve nga institucionet në veri të Kosovës, përfshirë edhe policët, u bë me dirigjimin e kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili nuk e njeh Kosovën e Pavarur.

Ata nuk morën pjesë në zgjedhjet për kryetarë komunash po në këto komuna, në veri të Kosovës, gjithsesi me dirigjimin e Vuçiqit.

Zgjedhjet u kryen. Kush deshi e kush guxoi u kandidua, kush nuk deshi e kush nuk guxoi nuk u kandidua. Kush deshi e kush guxoi doli edhe në votime. Serbët që bojkotuan zgjedhjet në kandidim, shumë syresh e bënë nga frika pse kishin kërcënime nga Vuçiqi, përmes Listës Serbe. Kështu, disi krejt e papritur, fituan shqiptarët në këto komuna për kryetarë.

Tani, qoftë nga Kosova, qoftë edhe nga ndërkombëtarët, u bëhet ftesë të gjithë serbëve të krhehen në institucione, ashtu edhe policëve, në vendet e tyre të punës.

Edhe kjo le të mbetet në rregull, se ne shqiptarët nuk jemi të kompleksuar shumë për të sunduar të tjerët, në veçanti kur tjerët janë shumicë.

Mirëpo, sipas meje, për kthimin e të gjithë atyre në vendet e tyre të punës, me konkurs a pa konkurs, përmes zgjedhjeve apo jo, duhet të kushtëzohen vetëm me:

NJOHJEN DHE PRANIMIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS DHE KOSOVËN TA DINË PËR SHTET TË TYRE, DUKE PUNUAR PËR TË E JO PËR SERBINË.

Në lidhje me këtë, duhet ta kenë të qartë se të gjithë ata që do të inkuadrohen në vende pune në institucione komunale e shtetërore të Kosovës, duhet ta dinë edhe për shtet të tyre, ndryshe të mos lejohet sikur deri tani, që përmes punës në Kosovë, të përpiqet për rrënimin e shtetësisë së Kosovës. Kjo nuk lejohet askund në botë, ashtu të veprohet edhe në Kosovë.

Nuk kemi nevojë ta përkëdhelim fëmijën me huje se ai do të vazhdojë gjatë gjithë jetës duke i rritur e shtuar hujet deri në padurim.

Kjo do duhej të bëhej edhe me vendosjen e flamujve dhe stemës së Republikës së Kosovës nëpër zyre, objekte   e vende tjera publike në të gjitha komunat e Kosovës, pa marrë parasysh etninë.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit