Koment
— Shqiptarët moti janë përcaktuar për botën perëndimore, dhe as nuk kemi rrugë tjetër. Nese ka dikush që nuk e pelqen Perëndimin dhe Amerikën sigurisht nuk i ka punët mirë më veten e tij, dhe as më shumicën e shqiptarëve në Ballkan. Ata që janë të ngarkuar më logjikën komuniste janë e zeza e kombit, dhe për fat të keq ka ende të tillë…
Skënder MULLIQI
Veprimet shkatërruese të klasës politike, nuk kan apsolutisht asnjë shpjegim koherent, në fakt burojnë nga urrejtja, zhelozia dhe lakmia për pushtet apsolut. Rezultatet e dobëta të punës së tyre dhe mos përmbushja e premitimeve tregojnë së këta nuk meritojnë më besimin e qytetarëve. Kosovës i nevoitet krejt një gjak e ri politik, nese dëshirojmë të bëhemi pjesë e BE-së. Ndër të tjera nevoitet të kërkohen edhe arsyet psikologjike për axhendën shkatërruese politike të këtij estabilishmenti politik. Diçka nuk shkon me psikën e tyre, prandaj lypset një ekzanimim psikologjik, së njerëzit më logjikë normale sigurisht do të kishin gjetur gjuhë të përbashkët për dy vite më radhë sa jemi katandisur në krizë politike dhe në krizë institucionale.
Të shpresojmë së kësaj radhe do të gjendet një gjuhë e përbashkët për kapërcimin e krizave, duke formuar organet e pushtetit, e që vështirë është të parashikohet, kur e dijmë se kemi më bëjmë më garnitura të njejta politike, të cilët edhe i shkaktuan krizat shumë të kushtueshme për Kosovën e vërfër. Këta liderë politikë actual nuk kan kapacitete të nevojshme për zbatim aq të nevojshem të reformave. Si duket këta nuk dinë të qartësojnë së kush është Amerika, kush është BE-ja, që është budallakina më e madhe. Shqiptarët moti janë përcaktuar për botën perëndimore, dhe as nuk kemi rrugë tjetër.
Nese ka dikush që nuk e pelqen Perëndimin dhe Amerikën sigurisht nuk i ka punët mirë më veten e tij, dhe as më shumicën e shqiptarëve në Ballkan. Ata që janë të ngarkuar më logjikën komuniste janë e zeza e kombit, dhe për fat të keq ka ende të tillë. Koha është për një gjeneratë të re e cila nuk mban mbi supe asnjë hipotekë ideologjike. Ka kaluar koha e atyre të cilët e kan të mbushur kokën më ideologji të shekullit të kaluar. Janë duke na shkaktuar dëme të mëdha. Një zgjim i ri kombëtar duhet të ndodhë.
Ky zgjim nuk ishte dashur të ndalojë në asnjë mënyrë në të gjithë hapësirën mbarkombëtare. Ka mbaruar tashmë koha të modelit të vjetër stalinist. Tashmë kemi politikanë të cilet janë bërë të rrezikshem për të ardhmën e shqiptarëve në rajon. Atyre sikur nuk po iu intereson aspak turpi dhe dëmi i madh që po na shkaktohen. Prandaj, është e nevojshme të mendohet largimi i këtyre forcave të konsumuara politike sa më shpejt që është e mundur..!











