VITRINA E LIBRIT
Isak Ahmeti
Dr. Sarë Gjergji:
POETIKA E PËRMBAJTJES DHE ETIKA E GJUHËS POETIKE
NË VEPRËN E MERXHAN AVDYLIT
Redaktor: Prof. Dr. Bajram Kosumi
Recenzent: Mehmetali Rexhepi
Lektore: Jehona Gjergji
Botues EMBETA, Prishtinë, 2025 (fq. 124).
Libri që po ju paraqesim tek VITRINA E LIBRIT është një studim monografik i shkruar me përkushtim nga Dr.Sarë Gjergji e ku është shqyrtyar dhe analizuar me shumë kompetncë: Poetika e përmbajtjes dhe etika e gjuhës poetike në veprën e Merxhan Avdylit.
Ky studim,siç është thënë në Hyrje(fq.7), synon një lexim kritik dhe diakronik të poetikës së Merxhan Vdylit duke u përqëndruar në tri nyje themelore të zhvillimit të saj,të konceptuara si faza estetike dhe etike të një procesi poetik të brendshëm: poezinë e traumës dhe të zhveshjes etike ,poezinë e qetësisë, dhe mbijetesës minimale si dhe poezinë e zhgënjimit qytetar dhe të vetëdijes kritike bashkëkohore.
Radhitja e analizave dhe shqyrtimeve sipas vitit të librave nuk është thjeshë kronologjike,por shumë funksionale.
Në qendër të këtij studimi me vlerë,qëndron koncepti i etikës së përmbajtjes,i cili është përdorë si kategori analitike për të kuptusr se si poezia e Avdylit refuzon retorikën e tepërt…
Libri ofron një model të qëndrueshëm të leximit hermeneutik të poezisë shqipe të sotme dhe përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në kritikën e sotme letrare(Prof.dr.Bajram Kosumi).
Me këtë studim, Sarë Gjergji ofron një lexim të thelluar dhe koherent të evolucionit poetik të autorit(Mehmetali Rexhepi).
Me Sarë Gjergji & Merxhan Avdyli











