SHPALLJA E ZISË PËR TERRORISTËT NË SERBI, DUHET TË JETË KËNDELLJE PËR BORELLIN E LAJÇAKUN

0
Aleksander Vuçiq në zi

Gani I. Mehmeti

Nuk ka dyshim se, sulmi terrorist i serbëve kundër policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, është  organizuar nga vetë kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe qeveria serbe përmes Milan Radoiçiqit dhe tjerëve. Nuk ka nevojë fare të studiohet e të zhvillohen farë ekspertizash për të vërtetuar këtë.

Vetë shpallja e mbajtjes zi për tre terroristët e vrarë në Banjskë, tregon se nga kush është bërë organizimi dhe kush është në krye të tyre. Terroristët janë luftuar gjithmonë nga të gjithë.

Deri sa këtu është përfshirë edhe Milan Radoiçiq, njeri i afërt me Vuçiqin e i futur në listën e zezë nga SHBA e Britania e Madhe, lë të kuptohet se kush ishin sulmuesit. Mirëpo, lidhja e tyre me Vuçiqin dhe ndihma nga ai, jo që bëjnë terrorist Vuçiqin, por ai tregon vetë se kush është, është terrorist, kur është në pyetje Kosova.

Pyetja ime është se sa do të mund ta përkrahin  Vuçiqin ndërmjetësuesit e bisedimeve Borell e Lajçak, në bisedimet me Kosovën në të ardhmen?

Ata vazhdimisht po e përkëdhelnin, e po e përkrahnin Serbinë, ndërsa po e sulmonin e po e shtynin drejt greminës Kosovën, pse nuk kishte kush ta përkrahte, prandaj, shkuan deri tek masat. Edhe këto ia vënë Kosovës pse Borelle e Lajçak nuk ishin të drejtë. Ata vazhdimisht, të shtyrë nga Vuçiqi, po kërkonin tërheqjen e policisë speciale nga veriu i Kosovës, me qëllimin e vetëm, që Serbia të pushtonte këtë territor, pse ajo ishte  dhe mbetet kundër Republikë së Kosovës në kufijt kah i ka.

Veriut të Kosovës i është vënë syri edhe në kohën e Millosheviqit, për çka u luftua dhe u vranë mbi 13 mijë shqiptarë, përfshirë këtu pleq e plaka, të rinj e fëmijë të posalindur. Ndaj popullit të Kosovës u bë gjenocid sa u ndoq rreth gjysma e popullsisë së saj jashtë, në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi, që u kthyen tek pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Popullsia e mbetur brenda Kosovës, ishte detyruar të linte shtëpitë dhe të merrte malet në sy për të shpëtuar gjallë.

Krejt kjo, Vuçiqit, që edhe atëherë ishte në skenë në luftë kundër shqiptarëve, po i duket pak e po mendon që edhe një herë të shpallë luftë në Kosovë, prandaj po përgatitë grupe të ndryshme serbo-çetnike për të vrarë policë të Kosovës.

Dhe, deri sa ai shpall ditë zie për viktimat terrosiste, del se edhe vet ai është i tillë.

Nuk e di se çfarë të thuhet për ndërmjetësuesit e bisedimeve, se kah do ia mbajnë tani e tutje, do ta sulmojnë sërish Kosovën me pa të drejtë, pse kërkon të shtrijë sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës, apo do mbajë krahun Vuçiqit, në përpjekje për t’i dhënë tokë Kosove Serbisë çetnike. Do të  ishte mirë që edhe këta të dy, përfshirë edhe Eskobarin, të këndellen e të ndajnë drejtësi, asgjë më shumë.

Ndryshe, thot populli: Kallëzom me kë rri, të tregoj kush je!

E, kur Lajçak e Borell e përkrahin Vuçiqinm e Vuçiqi terrostët, na del se të gjithë janë në shërbim të tyre.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.