Arben Çokaj
Bëra një ndërtesë, konform ligjit. Lorenc Luka – benjamini i Jozefinës, donte para, e nuk ma dhanë lejen e ndërtimit, edhe pse letrat ishin në rregull sipas ligjit – ndërto më thanë këta të PD-së, që i ndihmova në 2005-n të vinin në pushtet, se Leja e ndërtimit është një formalitet. Nuk e dhanë lejen brenda afatit ligjor dhe unë fillova ndërtimin, pastaj donin para e nuk e jepnin. Në gjykatën e shkallëssë parë e fitova gjyqin, pastaj donin para në shkallën e dytë, Gjykatën e Apelit, nuk u dhashë gjë dhe e hodhën poshtë vendimin e shkallës së parë.
E dërgova çështjen në Gjykatën e Lartë, trajtimi i saj më jepte të drejtë mua, kërkuan 1000 Euro për ta futur në Gjykim. Mendova, po t’ua jap, sa do kërkojnë që të fitoj gjyqin? E nuk u dhashë gjë. Po të ishte për para, u jepja më pak Lorencit etj. dhe e kisha kryer me kohë atë punë… Gjykata e Lartë e rrëzoi çështjen time, pavarësisht rekomandimit për gjykim – nuk pagova dhe kaq dhe e dërgova çështjen në Gjykatën e Strasbourg-ut – edhe atje donin para shoku… E rrëzuan çështjen edhe atje.
Pata bërë edhe letrat për legalizim. Në një moment, i shkruaj Artan Lames. I thashë se jam parimor i madh, nuk doja të jepja para e tani më ka mbetur ndërtesa pa letra… Si t’ia bëj? Një muaj më vonë më erdhi një letër nga Bashkia, “shko e paguaj tatimin për dëmin e shkaktuar ambientit për ndërtimin…”, e kështu m’i dhanë letrat- pa paguar asnjë zyrtar nën dorë – falë një mesazhi, që unë i dërgova këtu në FB Artan Lames. Nuk janë të gjithë legena në këtë botë!
Për mua, këtë vend e bëjnë ata që punojnë me nder dhe kryejnë punë, jo llapaqenët si Lorenci e Jozefina e mollak Çobaj me shokë! Respekt për Artan Lamen dhe punën e tij plot përkushtim! Njeriu nuk është perfekt, bën edhe gabime, por Artani e ka treguar veten sa herë se është një shtetar i mirë – ndër më të mirët në këtë vend! Më vjen keq, që Lamen e larguan nga pozicioni i tij në krye të Hipotekës, pavarësisht se nuk i di arsyet. Legenat e PD-së të rrinë edhe pak kohë në opozitë, se e meritojnë.
Respekt edhe për Ju, zoti Çokaj!
Njeriu i letrave dhe i punës si ju, din të vlerësojë njerëzit e përkushtuar të punës siç është Artan Lame.
Pavarësisht kohëve të vështira njerëzit e mirë lenë gjurmë dhe punojnë edhe për vegjëlinë…