A ËSHTË VUÇIQ NJË PUTIN?

0
256
Miloseviq - Putin - Vuçiq

Gani I. Mehmeti

Kisha një punë tjetër, por më nxiti shkrimi i Vuçiqit në portalin «Bota Sot» me titull :
Vuçiq akuzon Kosovën dhe Perëndimin: Duan që Kurti të duket si Zelensky e unë të jem një lloj Putini.

Vërtet, këtu sikur më duket se ia ka qëlluqr se kush është vetë Vuçiqi. Por se, unë do të thosha se Vuçiqi është më përpara Putinit. Vuçiqi bëri diku 30 vite në politikë dhe ishte e mbeti një kriminel, që ndoshta, edhe drejtpërdrejt ka marrë pjesë në vrasje të njerëzve që kërkonin lirinë, liri në republikat e Jugosllavisë, që vetë Vuçiqi nuk donte t’i linte të lirë, pse donte të jetonin vetëm serbët.

Putini ka ardhur në pushtet më vonë se Vuçiqi në luftë, prandaj ndoshta do të mund të thuhet se Putini ka marrë mësim nga Vuçiqi, por Vuçiqi ka marrë armatimin nga Puitini. Kështu që, kanë shkëmbyer njëri nga tjetri atë që u mungonte, është këtu një përzierje e marrëdhënieve të tyre në ide dhe forcë. Më parë mori idenë Putini nga Vuçiqi e më pas armatimin Vuçiqi nga Putini. Kështu, nuk ka vend të ankohet Vuçiqi nëse e krahasojnë me Putinin. Ai ka të drejtën të ankohet se nuk po e quajnë me emrin e tij të veprimitarisë si kriminel lufte., me çka ka gjasa të krenohet Vuçiq.

Por, nëse, Vuçiq do të heq këto nofka për sot, ka një mundësi : Të vë gishtin kokës, të mendojë për krejt çfarë ka bërë, dhe të mendojë se sa ka të drejtë ai të mos e njohë Pavarësinë e Kosovës, kur faktet të gjitha janë për njohje të Pavarësisë, sepse

– Me përfundimin e luftës Serbia është dashur të njohë realitetin e ri dhe të pranojë humbjen. E, me humbjen e luftës, do duhej të pranonte edhe Kosovën shtet.

– Serbia do duhej të kuptonte se në Kosovë ka qenë vetëm si pushtuese, se Kosova dhe mbarë Dardania e dikurshme asnjëherë nuk ka qenë serbe.

– Se koha e shteteve kolonialiste ka përfunduar, me sa e dimë, dhe ju është dashur ta kuptoni këtë. Edhe shtetet më të frota e më të mëdha kanë hequr dorë nga kolonializmi.

– Ai ka bërë krime mbi popullatën shqiptare deri në gjenocid, për çka nuk ka mbetur më vend për të jetuar populli i Kosovës nën thundrën e Serbisë.

– Pas çdo lufte ka dalë një fitues e një humbës që ia pranon njëri-tjetrit si humbjen, ashtu edhe fitoren. Ju do duhej ta pranonit humbjen.

– Kosova ka shpallur Pavarësinë e saj dhe e kanë njohur deri sot më shumë se gjysma e shteteve të botës,

– Pavarësinë e Kosovës e ka njohur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në tetor të vitit 2010, po bëhen 13 vite, përse ti nuk e njeh, Vuçiq? Duhet të mësohesh me realitetin e ri.

Marrë të gjitha këto parasysh, nuk është duke isnsituar të të fusë në luftë me NATO-n askush, por ti vetë je duke shkuar në atë drejtim. As Albin Kurti e askush tjetër nuk mundet të të fusë në luftë me askë, kur ti vet nuk je i interesuar për të hyrë në të.

Ti je një kriminel mizor, i cili luan edhe me viktimat që nga lufta dhe mban të gjallë apo të vdekur njerëzit që nga viti 1999, që ne i quajmë të pagjetur ose të zhdukur, pse ata na mungojnë pa ditur për fatin e tyre se ku janë e si janë – të gjallë apo të vdekur. Kjo është për t’u shkaktuar dhembje familjeve dhze të afërmëve të atyre njerëzve, dhe sa irrituese është ajo që ti thua se nuk do e njohë kurrë Pavarësinë e Kosovës.

Ti do duhej të kërkosh falje për të gjitha vrasjet, viktimat e vuajtjet e shkaktuara të popullit shqiptar në Kosovë dhe më pastaj të pranosh Pavarësinë e Kosovës. Punët e mëdha duan njerëz të mëdhenj!

Tani, pas sulmit të Putinit mbi Ukrainën, me të drejtë të quajnë Putin deri sa ti nuk pranon realitetin se Kosova është shtet i pavarur.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.