Universiteti i Tetovës – 28-vjetori i lavdisë i hapjes së Universitetit të Tetovës

0
289
Universiteti Shtetëror i Tetovës

 Afro tre dekada dritë

(NË PËRVJETORIN E THEMELIMIT TË USHT-së)

Sadri Rexhepi, Prishtinë

MË 17 DHJETOR 2022

Universiteti Shtetëror i Tetovës, këtë vit shënon 28 -vjetorin e themelimit dhe punës për mbi dy dekada me radhë, pa ndërprerje, sepse është një dritë historike dhe perspektivë e popullit shqiptar të Maqedonisë së Veriut.

Populli shqiptar  i  IIiridës, i gjetur menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore  dhe të formimit  të ish- Jugosllavisë titiste,  pra, pas  vitit 1945, kur udhëheqja më e lartë jugosllave, në krye me Josip Broz Titon, atë territory, ku banojnë sot shqitarët dhe disa grupe etnike, të quajtur maqedonë, e futi në kuadër të Jugosllavisë Popullore e më vonë Socialiste e Federative, me emrin Republika e Maqedonisë.

Republika e Maqedonisë udhëhiqej nga Llazar Kolishevski dhe klika e tij e gjithashtu Kolishevski me klanin e tij jo vetëm që udhëhiqte Maqedoninë, por edhe përfaqsonte atë  në  Kuvendin Jugosllav.

Mirëpo,  gjendja ekonomike, sociale, politike, kulturore,  arsimore, etj.,  e shqiptarëve, kudo ku jetonin ata në atë krijesë artificiale,  përkatësisht në Jugosllavinë titiste,  veçmas deri në vitin 1966, kur u rrëzua nga pushteti satrapi Aleksandër Rankoviq,  ishte shumë e rëndë. E them këtë duke u bazuar në atë se shqiptarët në atë interval kohor, në Republikën e Maqedonisë  konsideroheshin si popull i dorës së tretë apo të katërt.

Numri i fëmjëve shqiptarë që ndiqnin shkollimin fillor dhe të mesëm, ishte i vogël, pasi që mësimi mbahej në të shumtën e rasteve vetëm në gjuhën maqedonase.

Ndërkaq, numri i studentëve nga radhët e shqiptarëve ishte shumë i vogël, pasi që studimet mund të kryheshin vetëm në gjuhën maqedonase. Së këndejmi,  pjesa dërrmuese e atyre nxënësve e studentëve që nuk mund të kryenin shkollimin në gjuhën maqedone,  u drejtuan për në Kosovë,  kush në shkollat e ndryshme të mesme dhe kush nëpër fakultetet e ndryshme të Universitetit të Prishtinës. Disa nga ata shqiptarë mbaruan edhe arsimin superior, d.m.th. mbaruan magjistratura dhe doktorantura dhe u punësuan në institucionet e ndryshme edukativo-arsimore të  Kosovës, si dhe në fakultete të ndryshme  të  UP-së.

Ndëkaq, pjesa dërrmuese e atyre shkollarëve u kthyen në vendlindjet e tyre të dashura, në fshatra e qytete të Maqedonisë, ku u punësuan dhe dhanë një kontribut të çmuar në ngritjen e vetëdijes kombëtare, jo vetëm tek nxënësit, por edhe tek e gjithë popullata e gjithëmbarshme shqiptare atje.

Sipas të dhënave statistikore, nga viti 1975 deri në vitin 1985 arsimi shqip arriti një shkallë të kënaqshme, por jo edhe ashtu siç e kanë merituar shqitarët në Maqedoni. Demonstratat e vitit 1981, në Kosovë ndikuan dukshëm në frenimin e sukseseve të arsimit shqip në Republikën e Maqedonisë.

Nga viti 1981 deri në përfundim të sistemit komunist në Maqedoni, mësimëdhësit shqiptarë për më të voglin dyshim diferencoheshin,  largoheshin nga puna,  burgoseshin,  maltretoheshin dhe torturoheshin pamëshirshëm nga udhëheqja  sllavo- maqedone.

Arsimi shqip në Maqedoni përjetonte ditët më të vështira, veçmas në kohën e Vasil Tupurkovskit,  bashkëpuntorit më të ngushtë të satrapit Sllobodan Millosheviq,  kur filloi bashkimi i ashtuquajtur i paralelve shqiptaro- maqedone,  ku për 2  nxënës maqedonë e 35 nxënës  shqiptarë,  mësimi zhvillohej në gjuhën maqedone,  padrejtësi kjo që nuk ndodhte te asnjë popull tjetër në Evropë,  përveç shqiptarëve autoktonë që jetonin në ato hapësira të pushtuara nga sllavo-maqedonët.

Mirëpo, shqiptarët e liridashës të radhitur në organizatat ilegale të NDSH-së, të prira nga Hasan Bilalli me shokë, që vepronin nga viti 1945 e këndej, gjeneratë pas gjenerate deri te lufta e fundit shqiptaro-maqedone e vitit 2001, nuk janë pajtuar kurrë me gjendjen e rëndë ekzistuese, andaj sikur në historitë e mëhershme e vazhduan rrugën e çlirimit.

Mirëpo,  ajo rrugë e çlirimit nga sundimi i ri maqedono-jugosllav, nuk ishte e lehtë, sepse me të mbaruar funksionimi normal i ish- federatës jugosllave, nisi lufta e popujve  që ishin pjesë përbërse e asaj krijese artificial, për formimin e shteteve nacionale.

Ishte një periudhë e pakohë për  shqiptarët në Maqedoni, në të cilën periudhë regjimi pushtues maqedon e thelloi sundimin mbi popullin shqiptar.  Në ato rrethana, vetëdija kombëtare e shqiptarëve për çlirim ishte e madhe dhe veçmas pas erërave demokratike të Evropës të viteve të nëntëdhjeta edhe në Maqedoni.

Në  ato rrethana tepër të rënda, veçmas për shqiptarët  e Maqedonisë,  të drejtat e tyre i mbronte para  faktorit  ndërkombëtar  Nevzat Halimi, udhëheqës i një partie politike legale shqiptare në Maqedoni.

Mirëpo,  ajka  e  shqiptarëve  të  Maqedonisë,  që punonte në Universitetin e Kosovës, nuk qëndroi duarkryq.  Ajo nën drejtimin e kolosëve kombëtarë dhe shkencorë për kohën e tyre,  sikurse  Prof. Dr. Fadil Sylejmani, Prof. Dr. Masar Kodra,Prof.Dr. Shukri Rahimi me shokë,  kërkoi nga faktori ndërkombtar hapjen e Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Meqenëse regjimi pushtues maqedon një kërkesë të tillë e refuzonte me ngulm,  të sipërcekurit organizuan shumë protesta në të cilat u vra Abdylselami Emini dhe u lënduan e u përgjakën shumë protestues nga sjellja e egër e policisë sllavo-maqedone.

Pas shumë protestave të shqiptarëve, të cilët me ngulm kërkonin realizimin e kërkesës legjitime dhe përkrahjes së faktorit ndërkombëtar,  u arrit që ëndrra e kahmotshme e shqiptarëve në Maqedoni të bëhet realitet.

Andaj, pikërisht më 17 dhjetor të këtij viti, strukturat udhëheqëse të Universitetit Shtetëror të Tetovës do ta shënojnë  28- vjetorin e themelimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Së kendejmi, në këtë  drejtim duhet veçuar themelimin e Organizatave atdhetare shqiptare, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, me në krye atdhetarët më të devotshëm të popullit brenda dhe jashtë atdheut tonë të dashur.  Pra,  populli i Iliridës,  pavarësisht rrethanave shumë të pavolitshme për të,  asnjëherë nuk u gjunjëzua nga terrori politik, ushtarak, policor dhe ideologjik i shtetit jugosllav, përkatësisht i Maqedonisë.

Mbi këtë qëndrim heroik e të pamposhtur të popullit tonë, nga beteja kombëtare e udhëhequr nga intelektualët e  sipërcekur  me  shokë dhe nga ilegalja shqiptare, u ngritën themelet e USHT-së dhe të arsimit kombëtar  shqiptar  në  Maqedoni.

Në të vërtetë sllavët të kuptojnë vetëm kur ju flet me grykën e pushkës. Mirëpo, libri i siguron që krisma e saj të ndihet shumë larg.  Këtë aksiomë themeluesit e USHT-së e kishin mësuar nga përvoja e tyre  shkencore dhe kombëtare.

Gjithsesi demonstratat e para 28 viteve  i dhanë kurajo, i dhanë moral, i dhanë shpirt secilit pjesëtar të popullit tonë që me vendosmëri të ecnin kah liria, andaj i madh e i vogël u rreshtuan përkrah idealit të lirisë, përkrah ardhmërisë sonë kombëtare dhe guximit skenderbegian që kulmuan me hapjen e UTSH-së.

Sikur e plotësuan amanetin e Skënderbeut se vetëm me luftë arrihet te liria, e i cili pesë shekuj më parë me bashkëluftëtarët e vet fitoi në 12 beteja që u zhvilluan kundër turqve osmanë në territorin e shqiptarëve të Iliridës.

Së këndejmi, jehona e hapjes  së  USHT-së  ishte  e  madhe  edhe  në diasporën tonë kombëtare, e cila fitoi frymëzime të reja, pra edhe nga veprimtaria  e  Lëvizjes Ilegale Shqiptare  në  Evropë dhe Amerikë. Ndaj,  pas hapjes së USHT-së  qëndresa  jonë  kombëtare  në  IIiridë u fuqizua dhe falë shpirtit liridashës të atyre gjeneratave që dolën nga USHT-ja u ngrit nivel i ri i ndërgjegjësimit kombëtar tek secili pjesëtar i kombit tonë.

Prandaj, edhe në këtë 28-vjetor të themelimit të USHT-së dhe të aspiratave të mëdha të popullit shqiptar në Maqedoni, themi se historia e luftës për liri, për emancipim kombëtar dhe për fuqizimin e rezistencës sonë ndaj pushtimit,  nuk ka pasur ndërprerje,  nuk ka pasur shkëputje,  por  ishte kontinuitet i luftës për çlirim  që kulmoi me  luftën e UÇK-së dhe pëfundoi me Marrëveshjen e Ohrit.

Mirëpo, vendimet e Marrëveshjes së Ohrit po realizohen shumë ngadalë, edhe pse janë nënshkruar me garancat e faktorit  ndërkombëtar, të cilët premtuan atëherë se vendimet e Marrëveshjes në fjalë do të realizohen shpejt dhe qind për qind.

Tani shqiptarëve në Maqedoni u takon të jenë syçelë dhe të mos bien pre e provokimeve shtetërore, si në rastin e Kumanovës?!

Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, mësues

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.