Kastë e çmendur nga epshi politik!?

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Koment

Njeriu i ri do të hedhë poshtë sjelljet shekullore të stilit të skllavopronarëve dhe modelet e sjelljes shoqërore, duke menduar për identitetin e tij, dhe duke jetuar të tashmen dhe të ardhmen e tij. Në thelb, bëhet fjalë për krijimin e një sistemi të ri të të kuptuarit të lirisë, lirisë së zgjedhjes dhe për rrjedhojë asaj që zgjidhet. Kushti për këtë është përgjegjësia si një plotësim i pashmangshëm historik …

Skënder MULLIQI

Gjërat kan shkuar largë,aq shumë sa e gjithë kjo krizë nuk mund të zgjidhet më me këtë lloj demokracie.Pompimi hosterik i fushtës së linçmit public po merr përmasat e epidemive mesjetare.Kjo sëmundje politike shpallet normale, histeria është virtyt dhe çrregullimi bëhët kusht për një karrierë politike. Pra, në vend që të trajtohen ose të karantinohen plangprishësit e politikës, ata shpallen normalë dhe të shëndetshëm, u jepet pushtet, para dhe pozicione, dhe bëhen përpjekje për të infektuar pjesën tjetër të të painfektuarve ose për t’i larguar ata nga jeta publike. Pra në Kosovë politikanët shkrujanë ligje, administrojnë drejtësinë sipas kutit të tyre, kontaminojnë të gjithë hapësirën publike si kastë e priveligjuar që janë, ndërsa pjesa tjetër shumicë po shfrytëzohen në pa kufi deri sa të thahën, apo të largohen përgjithmonë.Maskat e tyre gjithnjë e më shumë po bien.

Janë qmenduar nga epshi politik.Po rënkojnë në valët publike me retorikë fallso në ritmin e përqarjës, urrejtes dhe çmendurisë. Nuk ka dyshim. Kjo tendosje e nervave të kombit po gatuhet qëllimisht. Ata po provokojnë, sepse janë të bindur për plotfuqishmërinë e tyre dhe dobësinë e qytetarwve. Por gabohen. Ata në mënyrë të pashmangshme do të korrin frytet e punës së tyre të ndyrë. Ata e kanë njollosur veten. Ata e kanë dënuar veten. Vala e zemërimit, urrejtjes dhe dënimit që kanë ndërtuar përfundimisht do t’i përpijë ata.

Koha nuk ndalët , ajo gjithmonë sjellë diçka të re. Vendit i duhet një zgjim i ri për të përmbysur mentalitetin e vjetër politikë, duke ndërtuar mentalitetin e ri të njeriut të lirë. Njeriu i ri do të hedhë poshtë sjelljet shekullore të stilit të skllavopronarëve dhe modelet e sjelljes shoqërore, duke menduar për identitetin e tij dhe duke jetuar të tashmen dhe të ardhmen e tij. Në thelb, bëhet fjalë për krijimin e një sistemi të ri të të kuptuarit të lirisë, lirisë së zgjedhjes dhe për rrjedhojë asaj që zgjidhet. Kushti për këtë është përgjegjësia si një plotësim i pashmangshëm historik …

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit