ILIRIA, BASHKIMI YNË

0
239
Atdhe Geci - Shqipëria është ma e madhe

ILIRIA, BASHKIMI YNË

Të gjithë po pyesin kur do të jetë ajo ditë
ai çast i ëndërruar i rilindësve të kombit
cili do të jetë i ardhshmi ynë në kthimin
e emrit Iliri, cili i nderuar do jetë prijësi !…

Koha e tashme dhe e shkuar po pyesin
kur do ia kthejmë emrin Atdheut në Iliri
të gjithë po pyesin kur do të jetë ajo ditë
kthimi në emrin Iliri na i bashkon trojet

Kjo nismë e rëndësishme e shqiptarëve
i gëzon katër Mollat e gjakut të Atdheut
Atdheu ynë nuk mburret aq nga fuqia tij
por nga vendimi i fortë për çështjen Iliri!…

Të gjithë po pyesin kur do të jetë ajo ditë
ai çast i ëndërruar i rilindësve të kombit
kthimi i emrit të Atdheut në emrin Iliri
do të jetë Himni i flamurit, Himn në Iliri!…

Kjo nismë për kthim të emrit në Iliri, e
nderon Naimin, Gjergj Fishtën, Asdrenin
Pirron, Gjergj Kastriotin, Adem Jasharin
dhe katër Mollat e kuqe të Atdheut tonë!…

Atdhe Geci20 Nëntor 2023

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.