(Έργα του Γιώργος Μίχας)
Jorgo Miha eshte sot nje nga njerëzit më të përkushtuar që edhe në kushtet e presioneve të jashtëzakonshme kurrë nuk është tërhequr nga kauza Arvanite. Ndonjë mendimi nihilist do ti thosha, pse çfarë kërkoni të bëjë më tepër ky arbëror i Greqisë, kur shteti shqiptar as në aspektin kulturor nuk u hap derën studiuesve, punonjësve shkencor dhe artistëve nga bashkësia arvanite që janë miliona por të shtypur në pikpamje kulturore e gjuhësore.
Pse Akademia e Shkencave Tiranë, nuk i ka ftuar asnjëherë në kuvendet e saj studiuesit arvanitë. Pse Ministria teveqele e Kulturës nuk fton grupet kulturore arvanite, por duhet ti paguajmë miliona një Riki Martin? Sepse shtetaret shqiptar e bejne ne breke nga frika e Greqise. Paburrnia e tyre i çon në antikombtarizëm. Po drejtohemi nga ata që i shesin përditë interesat kombëtare.
Dhe duhet ta dimë mirë se të flasësh gjuhën shqipe në Greqi është akt kurajo e jo më të shkruash e botosh libra për shqiptarët e Greqisë.
Respekt e nderim per arvanitasin me gjak shqiptar, Jorgo Miha!
Gjaku ujë nuk bëhet – thone arvanitet.
Kolec P. Traboini