Nga Zeniti

0
335
Milazim S. Maliqi

Nga Zeniti

Milazim S. Maliqi

Nga thermi rëre bëra qelqin si graniti
që shishes me raki t’i lë afër gotën
vet të qëndroj në lartësi zeniti
nga atje të vështroj botën,
në lëmshin e vorbullës ku puthen urrejtje dhe lakmi.

Dikush mashtron vetën me suksesin; tjetri me lot lanë dëshpërimin,
dikur një historian padjallëzi do thotë: “ ka qenë një shtet Shqipni,
që “vdiq” pa u munduar kurrë për shpëtim.

Një shtet lëmoshe, dhuratë si pjatë e qelbur,
lamë për lojë derri nga shiu baltosur.
Mbetje nga sofra e ujkut; hise për hiena
me shqiptarë të “mallkuar”, me një tru të sosur.

Tjetri i fut thikën, i biri nënën shan,
temena të huajit; e të vetin mallkon
i heshtur ushunjëz, si miu nën sanë
Kur tjetri i sjell të keqen, të vetin qorton.

Po kthehem nga zeniti; gotën po e mbushi
cakërrim e saj uron për vendim,
se ai popull dikur etni si askush-i
pas nënshtrimit do vetëm mërgim!

Gjenevë, 2.07. 2023

Dërgoi për publikim, Arif Ejupi, gazetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.