“Te shpati atje vëreja një njeri që dukej dhe zhdukej, bëhej më i zmadhuar pas çdo shfaqjeje.
Drita e Hënës bëri që muskujt e tij të ujshëm të shndrisnin hera-herës. Pas tij, si nga toka dolën edhe tre burra të tjerë e në errësirën e plotë nuk mund ta vëreja uniformën e tyre. Ishin si duket ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fytyrat e tyre qenë të mbuluara me maska të zeza vetëm ky burrë nuk e kishte maskën. Vëreja një ftohtësi në mimkën e tij, jeta dhe vdekja për të ishin e njëjta gjë, tani ftotësia e kishte kapluar. Dëshira ime ishte të mësohesha të vrisja shpejt e lehtë, gjithnjë duke i shërbyer kombit shqiptar për të cilin e jap çdo sekondë jetën time. Teksa burrat afroheshin ndieja një frikë, por edhe një gëzim në vete…”
Fragment nga romani “Ti” i Ilir Muharremit.