RAKIQ, E NJEH APO JO REPUBLIKËN E KOSOVËS?!

1

Gani I. Mehmeti Gani I. Mehmeti

Ato vende, fjala është për shtetet e KUINT-it, e njohin Pavarësinë e Kosovës. – informoi Vuçiqin në Beograd, që për bisedën e zhvilluar me KUINT-in, më 16 gusht 2022 në Prishtinë.

Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe, partia udhëheqëse e serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, tha më 16 gusht se ambasadorët e KUINT-it deklaruan në një takim me kryetarët e komunave në veri të Kosovës se mbështesin Pavarësinë e Kosovës dhe vendimet që merr Kosova.

Rakiq, i cili është edhe ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, u tha gazetarëve në Qeverinë e Serbisë se marrëveshja parimore ishte që takimi të ishte i mbyllur për publikun.

Sipas fjalëve të tij, ambasadorët e KUINT-it (SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia) theksuan se mbështesin vendimet e Kosovës për targa dhe futjen e një dokumenti hyrje/dalje që do t’u lëshohej serbëve kur hyjnë dhe dalin nga Kosova.

Sipas tij, ambasadorët kanë deklaruar se Kosova këtë e ka bërë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit:
Ata na thirrën që të pranojmë realitetin në terren, Pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

– Unë kurrë, kurrë nuk do ta pranoj Republikën e Kosovës dhe nuk ka serb që e pranon atë! – tha Goran Rakiq.

Mirëpo, deri sa Rakiq është zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës, deri sa ai është Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, deri sa ai punon me llogon e Republikës së Kosovës, deri sa ai është i emëruar ministër në Republikën e Kosovës, deri sa ai pranon rrogë nga Republika e Kosovës, si mundet ta thotë një gjë të tillë?

Vallë, si është e mundur që një njeri me kaq ndikim nga të tjerët, ta thotë një gjë të tillë, kur realiteti është ndryshe nga sa e thotë ai vetë.

Ne e dimë se në vitet e 90-ta të shekullit 20, nuk pranonim Republikën e Serbisë dhe e kemi lëshuar punën, me qëllimin e vetëm, që të refuzohej shteti që bënte gjenocid mbi shqiptarët.

Sikur sot, shqiptarët të bënin një gjenocid mbi serbët, ata vërtet do të kishin të drejtë ta refuzonin pavarësinë e Kosovës. Mirëpo, serbët e Kosovës janë më të privilegjuarit në botë si pakicë. Dhe, me kaq privilegje, ata nuk janë të kënaqur nën Republikën e Kosovës, sepse ata nuk duan të jetojnë bashkë me shqiptarët në një shtet. Ata ankohen, ftojnë për luftë, ngacmojnë që dikush të vritet e pastaj të “arsyetohen” në botë për “dhunën e viktimizimin” e serbëve në Kosovë!

Goran Rakiq na del kontradiktor: Ai edhe e ka pranuar Republikën e Kosovës deri sa punon në të, edhe nuk e pranon verbalisht, për t’i nxitur serbët e tjerë që të mos e pranojnë, por nuk iu shkon ndërmend serbëve në Kosovë, se pikërisht ky Rakiqi është në Qeveri të Kosovës, punon, merr rrogë, mban titullin e Ministrit dhe të zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës.

Sa qesharak! Nuk po e çoj më tutje…

1 KOMENT

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.