MUNGESA E BABAIT

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

FERDINAND LAHOLLI
(poezi shqip-gjermanisht)

MUNGESA E BABAIT

Mungesa e babait që s’e njoha kurrë
merr trajtën e një trupi
asnjëherë të pranishëm.

Nëna flet me boshllëkun,
si me një të gjallë të padukshëm.

Dhe unë mësoj se boshësia,
është një prani
që nuk ikën.

DIE ABWESENHEIT DES VATERS

Die Abwesenheit des Vaters, den ich niemals kannte,
nimmt die Gestalt eines Körpers an,
der nie wirklich da war.

Die Mutter spricht mit der Leere,
wie mit einem unsichtbaren Lebenden.

Und ich lerne,
dass die Leere eine Gegenwart ist,
die nicht vergeht.


NËNA

Koha në Savër nuk ikën,
ajo rëndon
mbi supet e brishta të nënës

Nëna tkurret
nën peshën e viteve të internimit,
ngjasuar një guri që mendon.

Në heshtjen e saj
bëhet lutje,
që nuk gjen dot qiell.

DIE MUTTER

Die Zeit in Savër vergeht nicht,
sie lastet
auf den zerbrechlichen Schultern der Mutter.

Unter dem Gewicht der Jahre der Verbannung
schrumpft sie zusammen,
einem denkenden Stein gleich.

In ihrem Schweigen
wird sie zum Gebet,
das keinen Himmel findet.


ZOTI ËSHTË PËRGJIGJJA

Unë jam kuptimi i humbur që endet në një pyetje pa formë,
dhe Zoti është përgjigjja që nuk pranon të bëhet fjalë.

Një distancë pamatësie midis atij dhe meje,
ku zbuloj thellësinë e mungesës sime.

Çdo përpjekje për ta arritur më kthen në vetvete,
një rreth pamundësie në Savrën zotbtaktisur.

Dhe mbetem në këtë qarkullim të pafund,
si një kërkim që ushqehet nga mungesa e vet.

GOTT IST DIE ANTWORT

Ich bin der verlorene Sinn, der in einer formlosen Frage umherirrt,
und Gott ist die Antwort, die sich weigert, Wort zu werden.

Eine unermessliche Ferne liegt zwischen ihm und mir,
in der ich die Tiefe meines Mangels erkenne.

Jeder Versuch, ihn zu erreichen, führt mich zu mir selbst zurück,
ein Kreis der Unmöglichkeit im gottverlassenen Savra.

Und so bleibe ich in diesem endlosen Kreis,
wie eine Suche, die sich von ihrer eigenen Leere nährt.


POPULLI PËRTYP URINË E TIJ

Në furrën politike
piqet tym përçarës,
jo bukë mirëkuptimi.

Bloza e frikës
mbush dhomat
e të lodhurve.

E thithim atë
si të ishte shpresë,
në dimrin e gjatë të pritjes.

Pastaj përtypim urinë tonë,
si kafshatë
të mbrame.

DAS VOLK KAUT SEINEN HUNGER

Im politischen Ofen
wird spaltender Rauch gebacken,
kein Brot der Eintracht.

Der Ruß der Angst
füllt die Zimmer
der Erschöpften.

Wir atmen ihn ein,
als wäre er Hoffnung,
im langen Winter des Wartens.

Dann kauen wir unseren Hunger,
wie den letzten
Bissen.

Artikulli përpara
Artikulli tjetër
Romani “Çekani i vdekjes” i autorit Xhavit Çitaku arrin të shndërrojë historinë në letërsi dhe dhimbjen në kujtesë kolektive. Nga Prof. OSMAN AHMETGJEKAJ Romani “Çekani i vdekjes” i Xhavit Çitakut paraqet një nga përpjekjet më të fuqishme në prozën bashkëkohore shqiptare për të ndërthurur historinë me letërsinë. I ndërtuar mbi ngjarje reale dhe përjetime të drejtpërdrejta, ky roman shpalos një tablo të gjerë të vuajtjeve dhe qëndresës së popullit shqiptar në Drenicë gjatë periudhës 1944–1999. Përmes një strukture të fragmentarizuar, por organikisht të lidhur, autori krijon një rrëfim që është njëkohësisht dëshmi historike dhe vepër artistike. Në qendër të tij qëndron njeriu përballë dhunës, por edhe përballë nevojës për të ruajtur dinjitetin dhe kujtesën. Në qendër të tregimit janë Elezi dhe Meta, dy figura që simbolizojnë errësirën morale dhe dhunën ekstreme, përgjegjës për vrasje makabre të bashkëqytetarëve të tyre. Krimet e tyre, të cilat mbetën të pandëshkuara, përbëjnë një metaforë të përjetshme për mungesën e drejtësisë dhe rëndësinë e të kujtuarit si akt moral dhe historik. Nëpërmjet tyre, romani shpalos një pyetje të thellë mbi përgjegjësinë dhe trashëgiminë e dhunës, si edhe sesi ajo ndikon në brezat pasardhës. Trashëgimia e tyre, përmes djemve që bashkëpunuan me ushtrinë dhe policinë serbe në luftën e fundit në Kosovë, tregon sesi errësira kalon në brezat pasardhës dhe se si bashkëpunimi me pushtuesin shkatërron themelet e komunitetit dhe besimit midis njerëzve. Në kontrast të fuqishëm me dhunën e Elezit dhe Metës, romani sjell portretet prekëse të nënës Gjylë dhe gruas Hava — dy gra që përfaqësojnë humbjen, vuajtjen dhe shpresën e përjetshme të një komuniteti të plagosur. Nëna Gjylë, që pret kthimin e djalit të saj të vetëm, Hamdiun, dhe gruaja Hava, që humbi burrin në fushën e punës dhe nuk e pa më kurrë, përmbajnë intensitetin emocional të historive të humbjeve personale që lufta shkaktoi. Këto rrëfime i japin romanit një dimension human dhe emocional, duke e bërë lexuesin pjesëmarrës në dhimbjen dhe reflektimin mbi pasojat e konfliktit. Përfshirja e figurave historike si Shaban Polluzha dhe Aziz Zhilivoda e lidh romanin me realitetin më të gjerë historik dhe politik. Këta persona përfaqësojnë përpjekjet e komunitetit për rezistencë dhe liri, por edhe sfidat e vazhdueshme për të ruajtur dinjitetin dhe identitetin në një kohë kur padrejtësia dhe dhuna duket se dominojnë. Ky shtresim historik i jep romanit peshë dhe kontekst, duke shkuar përtej dramës personale në një reflektim të shoqërisë në tërësi. Ndërthurje e dimensionit artistik me atë etik dhe historik “Çekani i vdekjes” i Xhavit Çitakut mund të vlerësohet si një roman i rëndësishëm që ndërthur dimensionin artistik me atë historik dhe etik. Ai nuk është vetëm një rrëfim për të kaluarën, por një thirrje për ndërgjegjësim dhe reflektim. Përmes paraqitjes së dhunës dhe qëndresës, autori arrin të theksojë rëndësinë e kujtesës dhe të vërtetës si themel i identitetit dhe i së ardhmes. Romani eksploron tema universale si dhuna, padrejtësia, përgjegjësia, humbja dhe shpresa. Ai sfidon lexuesin të reflektojë mbi natyrën e së keqes dhe rolin e saj në jetët e njerëzve, si dhe mbi nevojën për të kërkuar drejtësi dhe për të mos harruar. Nëpërmjet rrëfimeve të familjeve dhe dialogjeve dramatike, tregohet se si traumat e luftës nuk janë vetëm histori të së kaluarës, por plagë që vazhdojnë të ndikojnë në shoqëri dhe breza të rinj. Mesazhi që përcillet është i qartë: liria nuk është vetëm një arritje politike, por një gjendje shpirtërore që kërkon guxim, sakrificë dhe mbi të gjitha, kujtesë. Në këtë kuptim, romani mbetet një dëshmi e fuqishme letrare dhe historike për një periudhë të rëndësishme të historisë shqiptare., duke arritur të shndërrojë historinë në letërsi dhe dhimbjen në kujtesë kolektive.. Denoncim i një mekanizmi të tërë shtypjeje Stili narrativ i romanit është i fuqishëm dhe intim, duke kombinuar rrëfime personale me dialogje familjare dhe përshkrime dramatike. Kjo ndërthurje e bën narrativën të gjallë dhe prekëse, duke krijuar një lidhje të fortë emocionale me lexuesin. Dialogjet intensive dhe rrëfimet e të mbijetuarve japin një dimension autentik, që e çon lexuesin brenda botës së personazheve dhe i lejon të përjetojë vuajtjet dhe shpresat e tyre në mënyrë direkte. Një nga tiparet themelore të romanit është struktura e tij si një mozaik tregimesh, që bashkëformojnë një kronikë të plotë historike të Drenicës. Kjo mënyrë rrëfimi i lejon autorit të kapë një gamë të gjerë përvojash njerëzore, duke kaluar nga tragjeditë individuale te përjetimet kolektive. Ngjarjet e paraqitura nuk janë të izoluara, por pjesë e një sistemi të organizuar dhune që ushtrohet ndaj popullsisë shqiptare, sidomos gjatë dhe pas Lufta e Dytë Botërore. Përmes figurave si oficerët e strukturave shtetërore represive, romani denoncon një mekanizëm të tërë shtypjeje, ku individi shpesh mbetet i pambrojtur përballë pushtetit. Romani përdor një sërë simbolesh dhe metaforash që theksojnë dhe përforcojnë mesazhet dhe emocionet e ngjarjeve të përshkruara: Çekani – Simbolika e titullit është një ndër elementet më të fuqishme artistike të veprës. “Çekani” shndërrohet nga një mjet pune në një instrument vdekjeje, duke përfaqësuar kështu deformimin e vlerave njerëzore në kushte terrori. Ai nuk është vetëm një objekt fizik, por metaforë e një sistemi që godet pa mëshirë dhe pa dallim. Figura të tilla si Meta dhe Elezi mishërojnë këtë brutalitet të zhveshur nga çdo ndjenjë njerëzore, duke u kthyer në simbole të së keqes absolute. Në kontrast me ta, autori vendos personazhe që përfaqësojnë ndërgjegjen dhe humanizmin, si Milena , duke treguar se edhe në rrethana ekstreme ekziston mundësia e zgjedhjes morale. Syri i pëlcitur i Metës i Metës – Ky episod përshkruhet jo vetëm si një ngjarje fizike, por edhe si një simbol i drejtësisë hyjnore apo i ndëshkimit që vjen nga një fuqi më e lartë, e cila dënon krimin dhe padrejtësinë. Për qytetarët e Drenicës, kjo përfaqëson një paralajmërim dhe një kujtesë se çdo veprim i errët ka pasojat e veta. Nëna Gjylë dhe shpresa e humbur – Nëna Gjylë që pret kthimin e djalit të saj të vrarë është një metaforë për dhimbjen dhe pritjen e pafund të shumë familjeve të thyer nga lufta. Ajo përfaqëson amvisërinë e shpresës dhe dëshirën për paqe, megjithë dhimbjen e thellë që i ka mbetur. Humbja dhe toka – Në roman, toka ku ndodhin shumë ngjarje tragjike është një simbol i rrënjëve, i lidhjes me vendin dhe identitetin. Humbja e njerëzve të dashur në atë tokë nënkupton një zhgënjim të thellë dhe një thyerje të lidhjes me origjinën, që shumë herë ka rëndësi thelbësore për rikthimin dhe rindërtimin e jetës. Një mozaik i pasur emocional dhe historik Ky roman është një thirrje për të mos harruar dhe për të kërkuar drejtësi, por edhe një reflektim i thellë mbi natyrën njerëzore dhe fuqinë e faljes. Ai na kujton se pas çdo konflikti fshihen histori njerëzore, që kërkojnë dëgjim, mirëkuptim dhe shërim. Përmes portretizimit të personazheve si Elezi, Meta, nëna Gjylë, gruaja Hava,familja e Fikrijes dhe figurave historike, romani krijon një mozaik të pasur emocional dhe historik që bën të domosdoshëm reflektimin mbi të kaluarën dhe përpjekjen për një të ardhme më të mirë. Ky libër nuk është vetëm një dëshmi e krimeve, e padrejtësive dhe e luftës. Ai është një thirrje për kujtim, për drejtësi dhe për reflektim. Ai na fton të mendojmë mbi atë se çfarë lirie është ajo që vjen kur ka ende plagë të hapura dhe kur zërat e viktimave nuk dëgjohen. Në qendër të këtij rrëfimi qëndron edhe një parim i thjeshtë: Pa drejtësi nuk ka paqe; pa kujtim nuk ka të ardhme. Dhe për këtë arsye, rrëfimet e Gjyles, Haves, familjes së Fikrijes, Shabanit dhe Aziziit, por edhe rrëfimet e dhimbshme për Elezin dhe Metën, duhet të jenë përherë pjesë e historisë së njerëzimit, si kujtesa e gjallë e një bote që kërkon të përmirësohet. Në mes të këtyre dy botëve, rrinë gratë – Gjylë dhe Hava – motra e Fikrijes, Mirëlinda, të cilat përfaqësojnë mishërimin e dhimbjes së përjetshme, por edhe të shpresës. Ato janë zëri i heshtur që dëshiron të thotë: “Kjo nuk duhet të përsëritet. Ky është çmimi i humbjes sonë, por edhe mësimi ynë i dhimbshëm.” Liria e vërtetë nuk është thjesht mungesa e zinxhirit, por përmbushja e drejtësisë dhe ringjallja e besimit në një të ardhme më të mirë, ku njeriu të jetë më shumë se një histori dhimbjeje, dhe ku shpresa të mos vdesë kurrë. Në errësirën që ndihet pas çdo beteje dhe pas çdo humbjeje, rri një pyetje që ngjitet si hije mbi çdo zemër të thyer: Si është e mundur që njerëzit të bëjnë kaq shumë dëm ndaj njëri-tjetrit? Si mund të mbijetohet, të falet, apo edhe të harrohet? Dialogu dhe monologu e bëjnë rrëfimin më dinamik dhe e afron lexuesin në botën e brendshme të personazheve Roli i gruas në këtë roman është veçanërisht i theksuar. Personazhe si Hyka, Fikrija apo Nëna Shukrije nuk janë vetëm viktima të dhunës, por edhe bartëse të forcës morale dhe shpresës. Ato përfaqësojnë një dimension të ri të qëndresës, ku sakrifica, kujdesi për familjen dhe guximi për të thënë të vërtetën bëhen forma të fuqishme rezistence. Në këtë mënyrë, romani kontribuon edhe në afirmimin e rolit të gruas në historinë dhe shoqërinë shqiptare. Nga ana stilistike, vepra karakterizohet nga një gjuhë e pasur dhe e drejtpërdrejtë, e cila t arrin të transmetojë intensitetin emocional të ngjarjeve. Përdorimi i figurave letrare, si metafora, krahasimi dhe personifikimi, e pasuron tekstin dhe i jep atij një dimension poetik, edhe pse trajton tema të rënda dhe shpesh tronditëse. Dialogu dhe monologu e bëjnë rrëfimin më dinamik dhe më të besueshëm, duke e afruar lexuesin me botën e brendshme të personazheve. Përshkrimet e dhunës janë të drejtpërdrejta dhe pa zbukurime, çka e forcon efektin e tyre dhe e bën romanin një dëshmi të fuqishme kundër harresës. Kujtesa historike dhe përfaqësimi i dhunës në romanin “Çekani i vdekjes” në krahasim me veprat e letërsisë shqiptare Letërsia shqiptare ka trajtuar në mënyra të ndryshme raportin midis individit dhe historisë, sidomos në kontekste të dhunës, pushtimit dhe traumës kolektive. Në këtë kuadër, romani “Çekani i vdekjes” i Xhavit Çitakut paraqet një kontribut të rëndësishëm si një vepër që ndërthur dëshminë historike me rrëfimin artistik. Për ta kuptuar më mirë vlerën dhe veçantinë e tij, është e nevojshme të krahasohet me disa prej veprave më përfaqësuese të letërsisë shqiptare, si “Kronikë në gur” dhe “Vdekja më vjen prej syve të tillë”. Ky krahasim ndihmon në evidentimin e mënyrave të ndryshme të trajtimit të historisë, dhunës dhe kujtesës në prozën shqiptare. Një nga elementet kryesore që bashkon këto vepra është prania e historisë si sfond dhe si forcë përcaktuese e fatit të individit. Në “Kronikë në gur” të Ismail Kadare, historia e Luftës së Dytë Botërore paraqitet përmes syrit të një fëmije, duke krijuar një distancë estetike dhe një dimension simbolik. Në të kundërt, “Çekani i vdekjes” e trajton historinë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të zhveshur nga metaforzmi i tepruar, duke e paraqitur dhunën në gjithë brutalitetin e saj. Kjo e bën romanin e Çitakut më afër një kronike dokumentare, ku ngjarjet dhe personazhet janë të lidhura ngushtë me realitetin historik të Drenicës gjatë periudhës 1944–1999. Ndërkaq, në romanin “Vdekja më vjen prej syve të tillë” të Rexhep Qosja, vëmendja zhvendoset nga ngjarjet e jashtme drejt botës së brendshme të individit. Qosja fokusohet në përjetimin psikologjik të frikës, ankthit dhe pasigurisë, duke krijuar një atmosferë të rënduar ekzistenciale. Në këtë drejtim, romani i Çitakut dallon për faktin se nuk ndalet gjatë në analizën introspektive, por e vendos theksin në rrëfimin e ngjarjeve dhe në dokumentimin e traumës kolektive. Kështu, ndërsa Qosja eksploron dimensionin e brendshëm të traumës, Çitaku e shpalos atë në planin historik dhe shoqëror. Një tjetër aspekt i rëndësishëm krahasues është mënyra e përfaqësimit të dhunës. Në veprat e Kadaresë, dhuna shpesh filtrohet përmes simbolikës dhe alegorisë, duke krijuar një distancë estetike që e bën atë më të pranueshme në planin artistik. Përkundrazi, në “Çekani i vdekjes”, dhuna paraqitet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe tronditëse, pa ndërmjetësim të fortë simbolik. Figura e “çekanit” si instrument vrasjeje është një metaforë e fuqishme, por njëkohësisht mbetet e lidhur ngushtë me realitetin konkret të krimeve të përshkruara. Kjo qasje e afron romanin me një estetikë të realizmit brutal, ku qëllimi kryesor nuk është vetëm efekti artistik, por edhe dëshmia dhe ndërgjegjësimi. Në aspektin e strukturës narrative, dallimet janë po ashtu të dukshme. “Çekani i vdekjes” është ndërtuar si një seri tregimesh të ndërlidhura, duke krijuar një strukturë mozaike që pasqyron kompleksitetin e historisë. Në të kundërt, romanet e Kadaresë dhe Qosjes kanë një strukturë më të unifikuar dhe një vijë narrative më të qëndrueshme. Kjo formë e fragmentarizuar te Çitaku i jep mundësi autorit të përfshijë një numër të madh personazhesh dhe ngjarjesh, duke krijuar një panoramë të gjerë të përvojës kolektive. Një pikë tjetër e rëndësishme është roli i kujtesës. Në të tre veprat, kujtesa është një element qendror, por funksioni i saj ndryshon. Te Kadareja, kujtesa është e lidhur me nostalgjinë dhe rikrijimin artistik të së kaluarës. Te Qosja, ajo është burim ankthi dhe tensioni psikologjik. Ndërsa te Çitaku, kujtesa shndërrohet në një detyrim moral dhe historik, një mjet për të ruajtur të vërtetën dhe për të parandaluar harresën. Motoja e nënkuptuar “mos harro” përshkon gjithë romanin dhe e vendos atë në funksion të ndërgjegjësimit kolektiv. Dhe krejt në fund : Nga kjo analizë krahasuese del se “Çekani i vdekjes” i Xhavit Çitakut zë një vend të veçantë në letërsinë shqiptare bashkëkohore. Në dallim nga qasjet më simbolike të Ismail Kadare dhe ato më introspektive të Rexhep Qosja, ky roman karakterizohet nga një realizëm i drejtpërdrejtë dhe një funksion i theksuar dokumentar. Ai nuk synon vetëm të krijojë art, por edhe të ruajë kujtesën historike dhe të dëshmojë për vuajtjet dhe qëndresën e një populli. Në këtë kuptim, vepra e Çitakut përfaqëson një formë të veçantë të prozës shqiptare, ku letërsia bëhet njëkohësisht akt estetik dhe akt moral. Dhe krejt në fund: “Në këtë botë ku rrëfimet e dhimbjes shpesh mbahen në heshtje, ky roman është dritarja që na lejon të shohim brenda shpirtit të një komuniteti të lënduar. Është një kujtesë se, pavarësisht errësirës që mund të ketë mbuluar të kaluarën, drita e shpresës mund të ndizet përsëri, nëse kemi guximin të përballemi me të vërtetën dhe të ndërtojmë të ardhmen me dashuri dhe drejtësi.” Kjo përmbyllje e këtij vështrimi sjell thelbin filozofik të romanit: dhimbjen e pashlyeshme të luftës, padrejtësinë që mbetet në heshtje, dhe nevojën e patjetërsueshme për të kujtuar dhe për të kërkuar drejtësi, në mënyrë që shpresa dhe liria të jenë më shumë se vetëm ëndërr

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit