Mos e ktheni komunën e Preshevës në një kështjellë mesjetare

0
293
Ardita Sinani

Nga Ramiz LUSHAJ

Pas humbjes së 3 prillit, ende pa i pritë të “7-tat”(!) mësova lajmin absurd se somnabulizohet opozita në Këshillin Bashkiak Komunal të Preshevës, e cila po shterzon për shkarkimin e Kryetares së Komunës, Ardita Sinani.

Saktësisht nuk e di se kush është kjo opozita miope komunare e Preshevës, po me sa kuptoj janë ata, pikërisht ata, që votuan me thirrje elektorale e me bindje politike per integrim teksa e votuan për President të Serbisë Vuçiçin, ish ministrin ditiramb të Millosheveçit, kaluçin e përultë të Putinit (!) Vuçiçi, si dem politik, i ka kap për brirësh, i ka marrë për vete, i ka kryetarët e tij të komunave në pothuaj në të gjitha qaret/distriktet e Serbisë Juglindore, si 100 për qind në Toplica ( 3 komunat), Nisava (6 komunat), Podunavlje (3 komunat), Zajeças (4 komunat), në Broniçevo (nga 8 komuna i ka 5 prej tyre), në Jabllanicë (nga 6 komuna të pakten 4 prej tyre), në Bor (nga 3 dy prej tyre), në Pçinjë (nga 7 dy prej tyre). Ajo çka duhet cek, edhe komunën e Medvegjës, e ka partia SNS e Vuçiçit, e cila ka shkaktuar pasivizim të adresave të shqiptarëve, fshirje të tyre për votime, spastrim etnik zyrtar modern.

Sigurisht është për të ardhë keq nga ky krahasim rasti, po kjo opozita komunale e Preshevës me drejtuesit e tyre partiakë, nuk i ngjajnë as Vuçiçit kundërshqiptar, i cili e ka zgjedh për kryeministër një femër, ashtu siç është, ajo që është, etj.

Kjo opozita komunale e Preshevës nuk i përngjan kësi rasti as Daçiçit kundërshqiptar, partia e të cilit, në Qarkun/Distriktin e Pçinjës (ku përfshihen edhe Presheva e Bujanoci) e kanë të zgjedhur për kryetare të komunës së Surdulicës, një femër, Aleksandra Popoviç, (mbiemri i të cilës të kujton edhe Mark Milanin e Malit të Zi). Ajo vazhdon detyrën e saj shtetërore, se Daçiçi që i sulmon Shqiptarët e Kosovës Lindore, asnjëherë nuk e shantazhuar apo turravrapnue për shkarkim nga funksioni i saj, e zgjedhur nga populli, nga votuesit e saj, nga shumica, sikurse veprojnë opozitarët komunal të Preshevës.

Opozita komunale e Preshevës po me duket tejet mesjetare në sulmet e saj për shkarkimin e saj, që duan ta kthejnë selinë e bukur të komunës moderne në një kështjellë mesjetare, me “luftë fisesh politike’ për pa aspak fisnikëri, me sulme si principatat e dikurshme pa asnjë princip politik kombëtar e shoqëror.

Në krejt Serbinë Jug-Lindore, me 9 Qarqe/Distrikte e 43 komuna gjithsej, me mbi 1.5 milionë banorë (sipas rregjistrimit të vitit 2011, ku nuk figurojnë saktësisht Shqiptarët e Kosovës Lindore), janë vetëm dy femra/shoqe të zgjedhura kryetare të komunave: Ardita Sinani e Preshevës në Qarkun e Pçinjës dhe Aleksandra Popoviq e Surdulicës në Qarkun e Pçinjës. Në të gjithë Serbinë femrat kryetare janë të pakta, kurse për opoziten komunale të Preshevës, poi u del e tepërt kryetarja e tyre femër, një zonjë e nderuar.

Opozita komunale e Preshevës, me ideatorët miopikë të sulmit dhe kamikazët politikë të shkarkimit, duhet ta dijnë dhe duhet t’ua mësojnë se asnjëherë kreu i komunës së Preshevës e të Bujanocit, nuk mund të kthehen në një shilarëse (kolovajzë) politike, e cila më kujton një nga ato kangët e fëmijërisë time të kahershme:Opla-la ulem ngjitem/ tek litari kolovitem/si piloti zemër trim/fluturoj gjithë gëzim/…trá lá lá, trá lá lá/ të mirë se unë nuk ká…/. Po, duhet thanë se ky litari nuk është si te lojërat e fëmijërisë, po është pikërisht ai litar ku politika e mbrapsht e opozitës komunale “e vetvarë vetveten”, ia ban gjamin edhe politikës shqiptarë në krejt Kosovën Lindore (Luginën e Preshevës).

Unë nuk e njoh kryekomunaren e Preshevës, Ardita Sinani, veçse si foto e nga disa veprimtari të saj zyrtare publike, po mendoj se ajo është “Një nga Zonjat që mundet ta bëjnë Shqipërinë dhe Preshevën tonë edhe ma të mirë, edhe ma të bukur, edhe ma të lumtur”.

Opozitë e “politikës ditëzezë” sa merreni me Arditën e Preshevës, merruni ma shumë e ma mirë me “Kobzinjtë e Beogradit”, me Vuçiçët e Daçiçët e Serbisë, që e kanë lanë Kosovën Lindore me tre komunat më të pazhvilluaren e ma të varfëren në krejt Republikën e Serbisë, që ua shkelin përditë të Drejtat e Liritë Themelore të jetës, të votës, të votues; që ua sollën humbjen elektorale të 3 prillit 2022, që ju kanë katandisur në një betejë politike mesjetare, deri aty sa të luani me litarin e “vdekjes politike e etnike”.

11 prill 2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.