Ku mbetën prrockat, pacerkat dhe ata që vajtonin Kastriotizmin me lot krokodili?!

0
267
Nue Oroshi - në Vendlindje në Caparc të Prizrenit

Nue Oroshi

Kur e vendosëm monumentin e parë të Gjergj Kastriotit në Prizren gjashtë muaj më herët qarqet neotomane dhe ato pansllaviste ishin përgaditur për një kritikë të rreptë, për të mos lënë gjurmë të Kastriotizmit në Prizren, për shkak të fitorës për herë të parë të Shqiptarizmës në Prizren. Këtyre qarqeve neotomane dhe pansllaviste ju patën bashkangjitur atëherë edhe disa prrocka, pacerka apo të ashtuqujturë Kastriotistë të rrejshëm.

Ata nuk patën mbetë gjë mangu me sharje dhe fyrje madje kohë pasë kohe ja kalonin edhe atyre qarqëve pansllaviste dhe panaziatike. Tash që Neotomanët se bashku me pansllavistët e refuzuanë kërkesën e Shoqatës “Trojet e Arbrit” për Muranën e Gjergj Kastriotit në Prizren por që shqiptarët atdhetarë do ta vendosin gjithësesi, ka një heshtje të përgjithshme të prrockave, pacerkave apo të atyre që vajtonin Kastriotizmin me lot krokodili pa e dhënë asnjë kontribut. Ku jeni o burra që jeni fshefur? Lufta ka filluar në mes të forcave të Gjergj Kastriotit dhe atyre neotomanve të Sulltan Muratit e Sulltan Mehmet Pushtuesit.

Na tregoni se paku me kanë jeni me ne apo me arushën?! Kam dëshirë tash ta dëgjoj zërin tuaj se shumë lot krokodili të rrejshëm keni pas derdhur kur kishte fituar shqiptarizma mbi forcat neotomane dhe forcat pansllavste. Një gjë duhet të dihet se kurrën e kurrës prrockat edhe pse me rastin e ndonjë reshje do të rriten ata nuk do ti kalojnë lumenjët e rregullt dhe të shpejt që gjithmonë destincion e kanë arritjen e cakut, e as pacërkat sado që mund të rritën gjatë kohës sezonale nuk kanë mundësi ti kalojnë lisat shekullor që i bëjnë hije shqiptarizmës dhe i ruajnë ajrin për t´ia mbajtur të pastërta mushkëritë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.