“SHTETI I PËRBASHKËT” ME BORXHE NDAJ MEJE

0
251
Kalosh Çeliku - Burri Grave

NGA KALOSH ҪELIKU

(Poezia xheloze)

Barkas më hyri në dhomë
E, u struk në shtrat. Natën.
Tha: Sonte, flej me Miken!
Jo! Poezia është xheloze
Qeshi. Po, unë jam Poezia.

Atëherë, nuk ka problem
Zhvishu! Hiqi simbolet:
Alegorinë. Ironinë. Stilin.

Lakuriq e shtriva mbi tavolinë…

(Lufta vazhdon me Penë)

Po. Jeta vazhdon Miku im Poet
Edhe pse, patëm luftë të ashpër:
Me “armikun”. Koronavirusin.
Pandeminë, që na rrasi në burg
Edhe, atë shtëpiak. Bythekrye.

“Armikun”. Nuk ka poblerm.
Lufta vazhdon me Penë…

(Arma ime e Luftës
rakia e rrushit
)

I përdora të gjitha armët në Jetë
Në kohën komuniste. Neokomuniste:
“Nagëntin” e Babait. Penën me Dy tyta.
Librat. Edhe, “kashikarat” e serbit:
Përçudi, më shpëtoi rakia e rrushit
Ose, Engjëlli Grua: Lejdi Di?!

Dhe, ende jam gjallë në Shkup
Kryeqytetin me Koronavirus. Pandemi.
Lufta, ende vazhdon me Penë:
Edhe, Ditën e Nesërme, në Shqipëri.

Unë, nuk kam armë: Revole vdekjeprurëse
As “kashnikollov”. Bomba atomike:
Unë, e kam armë: Penën Kryengritëse…

(Shteti i “përbashkët”
me borxhe ndaj Meje
)

Nuk i kam borxhe shtetit “përbashkët”
“Vëllazërim – bashkimit”. Neokomunist.
E kemi ndihmuar me burra. Gra. Pasuri.
Ndoshta, si shqiptarë brez pas brezi
Edhe, me histori. Shekuj nëpër Vite.
Po, si Poet me disa borxhe. Mëkate partiake
Përndryshe, deri më Sot: do të më padisnin:
Në gjygj, si “armik” i shtetit të ”përbashkët”.
Ose, do më rrasnin në burg si “i rrezikshëm”
Shpallnin ”terroristë”. “Armik” i popullit.

Kutadi, Unë: Sot, edhe, do më dënonin me
Disa vite burg. “Liri”, si “terrorist” shqiptarë.
Shtetit Jugosllav, dhe i sotmi Neokomunist
Nëse, u kam borxhe. Le të dalin publikisht:
Mjeteteve publike. Dyertë, i kanë të hapura
Krah më krah si burra partiak Nate. Jo, Dite.
Shkaku, se: Unë, i kam disa borxhe partiake
Manifestime poetike. Edhe, Qeveritare.
Borxhe, që s’janë të miat, po të propagandës
Partive politike në pushtet me trutë në legen.
Gjithë jetën, nuk më kanë dhënë vende pune
Poste, të merituara sipas partive politike.
Po, sipas “argatit” të “vëllazërim – bashkimit”:
Kabinete qeveritare. Honorare partiake.
Aqmëpak, në ministri. Para. Jam hudhur
Vendeve shqiptare me poste “politike”:
Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut.
Po, jo në Shqipëri. Vendlindjen e Babait
Katund. Që, solli në jetë si shtet “demokratik”
Në ish Mbretërinë jugosllave Komuniste?!
Sot, Neokomuniste. E, Unë: i mbajta gjallë
Librave piblicistik me pasurinë e Babait:
Penë. Poezi “erotike”. Dhe, Takime poetike
Parashikime, Ditën e Nesërme Shqiptare.

Dorën në zemër, nuk do të shitem, Sot:
Për pak para (tollumba partiake), as poste
Politike ”vëllazërim – bashkimi” me këmbët
Dhe, trutë në Legen. Dje, dhe Sot. Nesër.
Mos e Them: as për diploma Universitare
Tituj shkencor. Universitet shtetëror. Privat.
Akademi “shkencore” tek shteti ish Jugosllav.
Që, Dje: më mbeti borxh një Poezi “Erotike”
Ditë Historike Shqiptare, në Shkup. Një Ibrik:
Me me dy çepa raki rrushi. Dhe, Dëllinje.
Dy Shtama verë Mike Di, pri para përkrahu
Rrugës, për “Baba Tomor”. “Parku i Grave”.

Edhe, një kusht: Nesër, mos më thuani, se:
Unë, Poeti nuk e dua shtetin e “përbashkët”
Po, thuani me trumbeta: ai, nuk e deshi Poetin,
Brez pas brezi historik si “Armik”. “Terrorist”.

Ehu, Nanën: fatkeqësi! Sot, kombëtare. Shqiptare…

(Kalosh Ҫeliku hipi
në “Baba Tomor”
)

Po. Kalosh Ҫeliku, pas “Parkut Grave”
Dëllinjave. Pishave, me Tri Gra në Luftë:
Përkrahu. Që, Njëra i printe para. Dy, Tjerat
I prinin dhiareve, në Shkupin Historik.
Me dudumët e pabesë, në “Bit – Pazar”
Edhe, Koronaviusin te “Parku i Grave”‘!

Sot, hipi me Tri Gra në malin “Baba Tomor”
Dy shtama verë. Dhe, një Ibrik raki rrushi.
I lëroi Arat e Babait. I kositi Livadhet me ferra
“Parkun e grave”. Rrapin, në “Bit-Pazar.”
Rrëzë Ҫukës Ilire. Që, nuk e pushtoi Krajli
As Mbreti. Po, i ringjalli me poezi Poeti.

E mbolli “Parkun e Grave” me Cuca azgane
Poezi. Dhe, raki të Dëllinjave Kryengritëse.
Parajsën e Bektashive. Dy shtamaverë.

Tri Cuca boheme me shami lidhur për brezi…

(Nga Libri: BURRI GRAVE, Shkup 2021).

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.