Profesori dhe ish-Presidenti Fatmir Sejdiu, me prirje edhe në poezi !

2
499
Fatmir Sejdiu - me nipin

Përgatiti Arif Ejupi

Z. Fatmir Sejdiu, përveç që ka qenë profesor i dalluar universitar dhe udhëheqës i suksesshëm i vendit, është shquar edhe për mirësjellje dhe afrimitet me prindërit, motrat, vëllezërit dhe gjithë farefisin.

Ai po ashtu ishte dhe mbetet prind dhe gjysh shembullor.
Me rastin e njëvjetorit të lindjes së nipit të tij Fatmirit (junior) ai nxjerr në pah edhe pasionin për poezinë.

Gëzimin dhe dashurinë e papërshkruar ndaj nipit të Tij, tani 5-vjeç e pati shprehur nëpërmjet këtyre vargjeve:

Ti një vjet unë gjashtëdhjetetetë,
Të njëjtën datë erdhëm në këtë jetë,
Unë në kohë të rënda – në robëri,
Ti në ditë gëzimesh – në Liri
Ti Fatmir e unë Fatmir,
Ec e shtyhemi cili më i mirë,
Që në fillim unë e humb këtë garë,
Kohë e jotja tash ka ardhë.
Shumë ditëlindje vijnë e shkojnë,
Shtatin tënd do ta burrërojnë,
Mendje kthjelltë e plotë gjallëri,
Kështu të do gjyshi ty!
Paç shumë gëzime Nipi im,
U rritsh pa brenga, burrë e trim,
Këso vargjesh për të gjithë Ju, gjithmonë radhita,
Me dashni gjyshi për mbesa e nipa !

Prishtinë, 23 tetor 2019

2 KOMENTE

  1. Pa meritueshem dhe tue lene nje boshllek te pa kompenzueshme ne diplomacine kosovare, larguan nga aty, ku gjithesesi do te duhej te ishte, ne kreun e shtetit dhe jo per Te por per te gjithe Ne.

    S’bashku me: Fehmi Aganin e Ibrahim Rugoven perben treshen me te pregaditur e me meritore qe pati ndonjehere politika kosovare.
    Fatmiri Sejdiu i mungon politikberjeses, por jo edhe te dashureve te vete.

  2. Presidenti Sejdiu, qe një president dhe burrshtetas i një niveli të lartë. Kështu është politika te ne shqiptarët, nuk i duam të mirët… E megjithatë, Sejdiu është vlerë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.