Esad pashë Toptani ishte i vetmi shqiptar, që e donte e gjithë Serbia!

0
192
Popovic - Enveri - Mugosha

I dyti është Edi Rama, kryemistri aktual i Shqipërisë, që e don Aleksandar Vučić, Ivica Dačić, Војислав Шешељ, Milorad Dodik dhe Vladimir Vladimirovitj Putin (ryska: Влади́мир Влади́мирович Пу́тин). Po të ishte gjallë, Slobodan Milošević ([slɔˈbɔdan miˈlɔːʃɛvitɕ] uttal (info)) (serbiska: Слободан Милошевић) ish presidenti serb, dhe nga burgu, lakmi ia kanë Радован Караџић, Ратко Младић ish udhëheqësit politik e ushtarak të serbëve të Bosnjës.

Edi Ramë, krenohu se po rreshtohesh kraha tyre. Edhe ata kanë qenë burra të pushtetshëm

Korit të kukuvajkave me Edvin Kristaq Ramën në përkrahje të Aleksandar Vučić, president, Ivica Dačić, serb nga Kosova, lindur në Prizren (1966) iu bashkuan edhe opozita ogurzezë e Kosovës brenda jashtë parlamentit, Behgjet Pacolli e Fatmir Lima, Abdixhiku: ”Mbetëm edhe pa Shqipërinë”.

  • Jo Abdixhik, pa Shqipërinë por mbetshim pa Edi Ramën

Vazhdon nga numrat e kaluar me tituj:

“Për 10 qershorin e vitit 1979” dhe

“Pash gjinin që ta kam dhânë, martou me shqiptare të Kosovës!” të publikuara më 10, 11, 12 dhe 13 Qershor 2023

Nga Ditari im

Pjesa e tretë (3)

Ngjarjet e ditëve të fundit në Kosovë, përsëri më shtyn të bëjë një pushim të vogël për mos me thënë ta ndërprej fejtonin në disa vazhdime e ti këthehem pastaj, aty ku e kisha lënë “Kujtimeve të mia si student dhe ekskursionin në Shqipëri”, në qershorin e vitit 1979 e të publikuara më 10, 11 e 12 e 13 qershor 2023.

Është hera e parë që dola me u rrezit në pllazh e me u la në dett, edhe pse detin nuk e kam më larg se 30 metra.

Edhe në qershorin e vitit 1979, diku kah mesi i muajit jemi larë për herë të parë në detin shqiptar, në Durrës, Sarandë e Vlorë.

Por po i kthehem temës.

Në kujtimet e mia, si student, në ekskursionin në Shqipër, përmenda disa nga takimet që kam pasur me disa nga krerët, majat e letërsisë shqipe, Agollin, Kadarenë, Musarajin dhe natyrisht Sylejman Krasniqin, Sylejman podrimçakun, shkrimtarin e romanierin më të madh nga Kosova por që jetoi në Shqipëri, që shkruajti romane e drame me temë historike që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Sot në mëngjes i shkruajta Albanës, qikës së bacës Sylë dhe pata qef që të flas me te. Nuk vonoi shumë e ajo më shkruajti:

”Përshëndetj i nderuar, si jeni? Ju, a jeni nga Hoça e Vogël”? (Në Hoçë të Vogël ka familje të fisit Kastrat, shën. plot. Imi)

Nuk iu gjegja pyetjes por shkruajta:

”Albanë, a bën të marrë, nese je e lirë?

Dhe pa një, pa dy, ajo më thirrri. Kishte qenë në Prishtinë. Biseduam gjatë. I tregova kush jam dhe qysh e kur u njoha me bacën Sylë.

– Albanë, ti nuk ke pasur më shumë se 7 vjet kur baca Sylë erdhi me nënen tënde dhe me Sokolin në ”Arbëria” e më mori në banesë (Qershor 1979) Atëherë të mora për dore, ndërsa tash je bërë nënë …

– Po, jam martuar me Naim Malajn (ish ambasador i Kosovës në Zvicërr (shën. imi) dhe jam nënë e dy vajzave. Atëherë kam pasur 8 vjet.

Pasi i tregova se kemi bisedua, para 5 viteve, nuk e di a ju kujtua a jo por unë i tregova se për bacën Sylë kam folur e kam shkruajtur, disa herë.

Ajo u bë kurreshtare dhe fliste pse kishte shkua në Kosovë dhe më pyeste edhe mua, për ato që i tregoja për bacën Sylë, për motrën (Bahrijen) dhe shkrimet e mia për bacën Sylë.

Sinan Kastrati

Albana mu lut që t`ja dërgoj pjesët që kisha shkrua për bacën Sylë por para saj u arsyetova se nuk mund ti gjej dhe me të vërtetë e kam të vështirë se i kam bërë lesh e li, as vetë nuk mund ti gjej ku janë. Jam handikap në komjuter. Asaj i lexova fregmente nga kujtimet e mia, për ekskursionin në Shqipëri, në qershorin e largët, kur ajo ishte vetëm 8 vjeç (ajo më tha se më 1979, kam pasur 8 vjet), për amanetin e bacës Sylë për me e viztua motrën në Studençan, Bahrijen dhe porositë, që ia kam kryer. Nuk shkova vetë te motra e bacës Sylë, e mora edhe Fetah Berishën, që ajo e njihte dhe S. Gashin.

Albana më ndihmoi që ti përmirësoi disa pasaktësi rreth asaj që kam thënë për bacën Sylë, për çka edhe e falenderoj

Ajo më tha se asnjë pëllëmbë të tokës nuk e kanë shitur motrat e babës sa ishte baca Sylë në Shqipëri dhe nuk i kanë dërgua paratë e ”arës së shitur” nga toka siq e kam thënë unë … (lexo: ”Pash gjinin që ta kam dhânë martohu, me shqiptare të Kosovës!”).

Albana kishte qenë në Prishtinë. Biseda me Albabën ishte shumë e sinqertë dhe dashamirëse e do të thoja edhe familjare. Vëllai, i vogël i Albanës, pas Sokolit, Berandi po jetonte në Kosovë dhe po punonte në Prishtinë.

Bisedat për njerëzit që i ke njohur e nuk jetojnë më, nëse rastësisht i takon, një djalë a vajzë, siq u takuam ne me Albanën, janë kujtime malli për kohën e vendin, është sikur po e takon përsëri njeriun që e ke njohur, e kujton mallin e dashurinë që kishim për Shqipërinë dhe Kosovën, mall që e kishte djegur bacën Sylë.

Sa ishim në Shqipëri takuam edhe poetin e mirënjohur, gjenerata e dytë, pas treshes së madhe: Agolli-Arapi- Kadare, Xhevahir Spahiun *), me të cilin më kujtohet se kur përshëndeteshim, na shterngonte dorën si me dana*) e mengene*).

Po edhe ne e kishim Fuat Krasniqin nga Dajkovci i Metush Krasniqit, tash i ndjerë që kur përshëndeteshim i thonim:

– Fuat, dorën po ta jap, por mos ma shtrëngo!

Kur i erdhi radha që Fuati të përshëndetej me Xhevahirin, ne filluam të qeshim sepse e dinim se janë të dy mejdan (gji) *).

I shtrënguan tamam si heronjët e kreshikët e Veriut dhe u shikuan pa i ia lëshua dorën njëri tjetrit.

Për vizitat në Durrs, Gjirokastër, Berat, Sarandë, Vlorë, Krujë dhe Shkodër dhe takimet e mbresat, do të flas në vazhdimet tjera të ardhshme.

Tash dua edhe unë të solidarizohem të përkrah e të protesoj me sa fuqi kam për ato që po ndodhin në Kosovë.

Sherrin gjithonë Kosova ia ka pa Shqipnisë

Duket fjalë e rëndë por kështu na thonin pleqtë e mençur, për udhëheqësit shqiptarë që nga Enver Hoxha, Fatos Nano e deri te Edvin Kristaq Rama.

Dyshime për udhëheqjen shqiptare, ka pasur edhe më herët që nga Luftërat Ballkanike, Lufta e -I- dhe ajo e -II- Botërore por kjo nuk është dashur të ndodh më 1998, 1999 me ”fatosat” dhe tash me Edi Ramën, me ”Ballkanin e hapur” e Shqipërinë e shitur apo të falur dreqit, Serbisë.

Është për keqardhje por sa herë Kosova ka pasur nevojë për ndihmë dhe është vendosur për fatin e Kosvës dhe shqiptarëve në ish Jugosllavi, udhëheqja e Shqipërisë aty ku ne kemi pasur ymyd, ka mbajtur qëndrim “neutral” ose është bërë me armikun tonë, Serbinë.

Kjo po shihet sidomos tash kur udhëheqja e kalbur e dalë nga rregëzinat *) e ish PPSH-së, ndihmon Serbinë, e ajo na shtyp *) më lehtë.

A mos do ta arsyetoj Edi Rama pushtetin fashist serb edhe sot kidnapimin e tre policëve shqiptar nga bandave terroriste serbe? Ata hynë pabesisht brenda teritorit shqiptar, në brendësi të Kosovës dhe i kidnapuan?

Edi Rama, pleqëtë te ne në Kosovë kanë thënë:

– Kur vritet vëllai? (Ti vëlla e ke Vučić-in)  

Edhe nëse e gjen vëllain me grua (”fjetur” në shtrat) nuk duhët vrarë. Vëllai të gjindet kur ke më së shumti nevojë kundër hasmit (lexo: armikut),për mbrojtjen e fytyrës e atdheun.

-Lëshoje gruan (daju nga gruaja) e merre një grua tjetër, por mos e vraj vëllain!

-Atëherë, kur duhet vrarë vëllain pra?

– Vëllai vritet kur bâhet me hasmin *)

Edi Ramë, edhe vëllezërit serb, të kohës së babës tënd e të Enverit (Душан Мугоша për cilin thuhët se ka thënë ”Ku e kam shti këmbën, e kam shti edhe …in”(kështu si ti me Aleksandar Vučić, ata kanë qenë vëllezër me Душан Мугоша- en)

Pra nuk është larg mendësh që edhe ti e ju jeni vëllezër e nipa të serbëve e malazezëve.

O popull shqiptar, qysh pranoni e po mund ta duroni një poshtërsi të tillë, një njeri si Edi Rama që na fut thikën pas shpine, Kosovës, ta mbani për kryeministër?

Të ndarë nga veriu e deri sot, në Gjakovë

Lexoni e (mos) besoni)!

Nëntitujt që zgjodha janë vetëm disa nga ajo që ndodhi ditëve të fundit e sot në Kosovë

Gazeta serbe: Esad-pash Toptani ishte i vetmi shqiptar që e donte e gjithë Serbia,  January 23, 2022
https://ministrialajmeve.com/gazeta-serbe-esad-pash-toptani-ishte-i-ventmi-shqiptar-qe-e-donte-e-gjithe-serbia/

Rama propozon draft për asociacionin e komunave me shumicë serbe, VOA: E paqartë nëse dokumentin e ka hartuar qeveria shqiptare apo i është ofruar…”
http://gazetashqiptare.al/2023/06/08/rama-propozon-draft-per-asociacionin-e-komunave-shumice-serbe-voa-e-paqarte-nese-dokumentin-e-ka-hartuar-qeveria-shqiptare-apo-eshte-ofruar/

Vuçiq: Kam respekt për Ramën, por ai s’është i autorizuar ta bëjë statutin e Asociacionit“, Gazeta Express, 13/06/2023 10:32
https://www.gazetaexpress.com/vuciq-kam-respekt-per-ramen-por-ai-seshte-i-autorizuar-ta-beje-statutin-e-asociacionit/

Enver Hoxhaj i PDK-së: Draftstatuti i Asociacionit të Ramës duhet të ketë mbështetje në Kosovë”
https://reporteri.net/lajme/enver-hoxhaj-i-pdk-se-draftstatuti-i-asociacionit-te-rames-duhet-te-kete-mbeshtetje-ne-kosove/

Behgjet Pacolli merr në mbrojtje Ramën/ “Drafti i tij nuk e dëmton Kosovën”, 8 QERSHOR 2023, 22:51, KOSOVA & BOTA
https://www.cna.al/kosova-bota/behgjet-pacolli-merr-ne-mbrojtje-ramen-drafti-i-tij-nuk-e-demton-kos-i363924

Pacolli: Rama gjithmonë është interesuar për Kosovën, ka arsye të fortë për propozimin e Asociacionit”, 8 June 2023, 19:15
https://www.pacensure.com/pacolli-rama-gjithmone-eshte-interesuar-per-kosoven-ka-arsye-te-forte-per-propozimin-e-asociacionit/

Memli ”Krasniqi: Alarmuese, kemi nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë”
https://www.gazetaexpress.com/krasniqi-alarmuese-kemi-nevoje-per-shqiperine-me-shume-se-kurre-kur-te-gjithe-aleatet-jane-te-zhgenjyer-me-qeverine/

Kurti: Rama t’ia propozojë Vuçiqit draftin e asociacionit për shqiptarët në Serbi”, Arjana Berisha
https://kallxo.com/lajm/kurti-rama-tia-propozoje-vuciqit-draftin-e-asociacionit-per-shqiptaret-ne-serbi/

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti gaboi”, 02/06/2023, 22:55
https://lapsi.al/2023/06/02/rama-ne-bbc-shba-dhe-be-kane-te-drejte-kurti-gaboi/

LIVE: “Tre policë të Kosovës kidnapohen në veri nga forcat serbe”
https://www.koha.net/arberi/381604/live-tre-police-te-kosoves-kidnapohen-ne-veri-nga-forcat-serbe/

Kurti: Hyrja e forcave serbe në Kosovë, agresion dhe synim për destabilizim
https://www.koha.net/arberi/381601/kurti-hyrja-e-forcave-serbe-ne-kosove-agresion-dhe-synim-per-destabilizim/

“Kosova ndalon hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia”
https://www.koha.net/arberi/381602/kosova-ndalon-hyrjen-e-te-gjitha-mallrave-nga-serbia/

Albin Kurti i përgjigjet Ramës. E ironizon keq propozimin për asocacionin

Rama – Kurti asocacioni”

“Le t’ia propozojë Vuçiçit në mbledhjet e Ballkanit të Hapur, që ta zbatojë për shqiptarët e Preshevës”
https://lapsi.al/2023/06/13/albin-kurti-ironizon-keq-propozimin-e-rames-per-asocacionin/

Shqiptaria e jeton epokën e turpit të vet politik”, Nga Kim Mehmeti – 21:46, 13/06/2023
https://www.syri.net/op-ed/600422/shqiptaria-e-jeton-epoken-e-turpit-te-vet-politik/

Bushati: Kurti më mirë të takojë origjinalin, Vuçiçin sesa Ramën”, 09:22, 14/06/2023
https://www.syri.net/politike/600483/bushati-kurti-me-mire-te-takoje-origjinalin-vucicin-sesa-ramen/

Gazeta austriake: Rama, miku i Vuçiçit, anulon samitin me Kosovën”, 09:44, 14/06/2023
https://www.syri.net/politike/600496/gazeta-austriake-rama-miku-i-vucicit-anulon-samitin-me-kosoven/

Der Standard: Pavarësisht protestave masive, SHBA po përkrah Vuçiçin”, 10:12, 14/06/2023
https://www.syri.net/politike/600504/der-standard-pavaresisht-protestave-masive-shba-po-perkrah-vucicin/

BE përgatit pako sanksionesh ndaj Kosovës”, 20:47 – 13.06.23
http://gazetashqiptare.al/2023/06/13/be-pergatit-pako-sanksionesh-ndaj-kosoves/

Rama i shërben planit të ndarjes së Kosovës”- Vasili: Është kthyer në renegat të Vuçiçit! Anulimi i mbledhjes së dy qeverive dhe klithmat për sanksione janë pjesë e skenarit”, Jun 14, 2023 | 9:40
http://www.panorama.com.al/rama-i-sherben-planit-te-ndarjes-se-kosoves-vasili-eshte-kthyer-ne-renegat-te-vucicit-anulimi-i-mbledhjes-se-dy-qeverive-dhe-klithmat-per-sanksione-jane-pjese-e-skenarit/

Anulimi i mbledhjes Kosovë- Shqipëri/ Rama “ia hedh fajin” Kurtit: Për fat të keq duhet të them që…”, E MARTË 13 QERSHOR 2023, 19:43
https://www.gazeta-shqip.com/aktualitet/anulimi-i-mbledhjes-kosove-shqiperi-rama-ia-hedh-fajin-kurtiti-per-fa-i1219913

Të përbashkuar”/ Tapeti i kuq “pret” dy qeveritë, si duket sot Gjakova pas anulimit të mbledhjes Shqipëri-Kosovë”, E MËRKURË 14 QERSHOR 2023, 10:00 GAZETA SHQIP
https://www.gazeta-shqip.com/aktualitet/te-perbashkuar-tapeti-i-kuq-pret-dy-qeverite-si-duket-sot-gjakova-pas-i1219963

Mero Baze: Në Gjakovë nuk shkohet për suxhuk”

Përtej etikës së përdorur nga Edi Rama në konferencën për shtyp, mbledhja e përbashkët e dy qeverive duhej të anulohej. I vetmi takim që ka kuptim është takimi mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit për të provuar nëse mund të bien dakord për rolin e Shqipërisë në këtë konflikt. Nëse Albin Kurti nuk e duron dot në një takim vetëm për vetëm Edi Ramën, nuk ka pse krekoset në një mbledhje formale me një qeveri që e konsideron armike
https://shqiptarja.com/lajm/mero-baze-nje-gjakove-nuk-shkohet-per-suxhuk

Fatos Lubonja: Rama na ka treguar që ka aftësi të veçanta në intrigë”, 22:00 – 13.06.23
http://gazetashqiptare.al/2023/06/13/fatos-lubonja-rama-na-ka-treguar-qe-ka-aftesi-te-vecanta-ne-intrige/

Opozita: Mbetëm edhe pa Shqipërinë
https://www.epokaere.com/opozita-mbetem-edhe-pa-shqiperine/

Anulimi i mbledhjes së përbashkët, Peci: Nuk ka asnjë arsye që të na mbetet hatri pse Shqipëria nuk po dëshiron të mbytet me ne
https://telegrafi.com/anulimi-mbledhjes-se-perbashket-peci-nuk-ka-asnje-arsye-qe-te-na-mbetet-hatri-pse-shqiperia-nuk-po-deshiron-te-mbytet-ne/

Dështimi e mbledhjes “Të përbashkuar në Gjakovë”, krejt çka ndodhi pas një konference të jashtëzakonshme të kryeministrit Rama
https://www.gazetaexpress.com/deshtimi-e-mbledhjes-te-perbashkuar-ne-gjakove-krejt-cka-ndodhi-pas-nje-konference-te-jashtezakonshme-te-kryeministrit-rama/

“Të ndarë nga veriu” në Gjakovë”, 14 qershor 2023, 08:40
https://www.koha.net/arberi/381534/te-ndare-nga-veriu-ne-gjakove/

Politikani serb në gjuhën shqipe uron Kosovën për Ditën e Çlirimit dhe denoncon Millosheviqin e Vuçiqin
https://zeri.info/aktuale/494979/politikani-serb-ne-gjuhen-shqipe-uron-kosoven-per-diten-e-clirimit-dhe-denoncon-millosheviqin-e-vuciqin/

Biserko: Vuçiqi po e nxitë dhunën në Kosovë
https://gazetablic.com/biserko-vuciqi-po-e-nxite-dhunen-ne-kosove/

Grenell: “Albin Kurti ua tregoi gishtin e mesëm SHBA-së dhe BE-së”
https://gazetablic.com/grenell-albin-kurti-ua-tregoi-gishtin-e-mesem-shba-se-dhe-be-se/

Anulimi i mbledhjes ndërqeveritare, reagon Kosova: Vendimi i njëanshëm!” Publikuar më: 13/6/2023, ora 21:47
https://telegrafi.com/anulimi-mbledhjes-se-dy-qeverive-deklarata-e-rames-dhe-reagimi-qeverise-se-kosoves/

Edi Rama anulon mbledhjen mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë

“Anulimi i mbledhjes mes qeverive/ Berisha: Rama zbatoi urdhrin e Vuçiç, akt i neveritshëm ndaj Kosovës”, June 13, 2023

Berisha: Rama me urdhër të Vuçiqit anuloi takimin me Qeverinë e Kosovës”

Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, deklarata e Ramës dhe reagimi i Qeverisë së Kosovës

Sot në Gjakovë, për herë të dytë si nikoqir, e për herë të tretë në më pak se 2 vjet, ishte planifikuar të mbahet mbledhja e nëntë e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”

*) Xhevahir Spahiu

Xhevahir Spahiu (Malind, 1 mars 1945) është poet dhe gazetar i njohur shqiptar.

Studioi në fakultetin histori-filologji, dega gjuhë-letëresi shqipe.

Që nga viti 1968 ka punuar si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, redaktor në revistën “nëntori”, mësues dhe libretist në Teatrin e Operas e Baletit në Tiranë.

Është i nderuar me çmimin “Migjeni” dhe është fitues i çmimit të parë në konkursin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut.

Është autor isumë veprave letrare.

*) DARË f.

  1. Vegël e metaltë, e përbërë nga dy krahë me kokë të harkuar, që lëvizin si gërshërë dhe shërbejnë për të kapur e shtrënguar diçka a për të shkulur gozhdë, dhëmbë etj. Darë e vogël (e madhe). Darë marangozi. Darë kovaçi. Darë dhëmbësh. Kap (shtrëngon) me darë. Shkul (nxjerr, e heq) me darë. E këputi telin me darë.

*) MENGENE f.

* Vegël prej druri a prej metali, me një mbajtëse si darë e madhe, që përdoret për të shtrënguar diçka që të mos lëvizë kur e sharrojmë, e limojmë ose e punojmë. Mengene druri (hekuri). E shtrëngoi në mengene.

* E vuri në mengene dikë e shtrëngoi me forcë dhe e detyroi të tregojë, të flasë, të bëjë diçka etj.

*) MEJDAN m. vjet.

  1. Vend i hapur; shesh. Shtëpi në mejdan. Dolën në një mejdan. Në atë shesh, në atë mejdan. kr. pop.
  2. Vendi i luftës a i dyluftimit, shesh lufte; fig. luftim, ndeshje e hapur.

Armët e mejdanit. Në mejdan të luftës. Në fushën e mejdanit. Dilnin (ndesheshin) në mejdan.

* Del në mejdan (në shesh) shih te SHESH, ~I. E ndau mejdanin me dikë

  1. a) vjet. e caktoi ditën për dyluftim me dikë;
  2. b) i shkoqiti mirë punët me dikë, i ndau hesapet. Është i shejtanit e i mejdanit shih te SHEJTAN,~I.

*) RREGËZINË f.

Një copë leckë e trashë që vihet nën këmbë në opingë; rrip leshi i thurur për të mbështjellë këmbët në vend të çorapeve.

E bëri rregëzinë e qortoi shumë rëndë, s’i la gjë pa thënë, e bëri leckë.

*) Shtyp

fig. E mbaj të nënshtruar dikë, e mbaj nën zgjedhë; e shfrytëzoj. Shtypnin popullin (klasën punëtore, fshatarësinë).

  1. fig. E mposht, e dërrmoj, e asgjësoj a i jap fund me dhunë e me forcën e armëve. Shtypin kundërrevolucionin. Shtypëm komplotet e armiqve. E shtypën kryengritjen. E shtypën me zjarr e me hekur (pa mëshirë). Përpiqen të shtypin lëvizjet kombëtare.

*) Miladin Popović

Miladin Popović (Serbian Cyrillic: Миладин Поповић; 23 September 1910 – 13 March 1945)

*) Dushan Mugosha

Dushan Mugosha (serbisht dhe malazisht: Душан Мугоша Dušan Mugoša, Leskopole, 7 janar 1914 – Beograd, 8 gusht 1973) ishte komunist jugosllav, i dërguar në Shqipëri nga Partia Komuniste Jugosllave (PKJ) për të organizuar Partinë Komuniste në Shqipëri i njohur në ilegalitet si Sala.

Mugosha përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.

*) Svetozar Vukmanović Tempo

Svetozar Vukmanović Tempo (Podgor, kod Cetinja, 3. avgust 1912 — Reževići, kod Petrovca, 6. decembar 2000) bio je komunistički revolucionar, učesnik Narodnooslobodilačke borbe, društveno-politički radnik SFRJ i SR Crne Gore, junak socijalističkog rada i narodni heroj Jugoslavije.

*) HASM m.

Ai që është në gjak me dikë për shkak vrasjeje, ai që është në hasmëri me dikë (sipas zakonit të kohës së kaluar, kur kishte armiqësi ndërmjet dy familjesh a fisesh). Hasmi i vjetër. Në derë të hasmit. E kishte hasm.

bised. Armik i dikujt; armik i brendshëm ose i jashtëm. Hasmi i pabesë. M’u bë hasm. Lufta kundër hasmit. Na kishte pushtuar hasmi. Hasmin e kishim në derë. Ujët fle, hasmi s’fle. fj. u.

Për fund: lus redaksinë që mos të ia heq asnjë fjalë opinionit tim ose mos ta publikoj fare.

( Vazhdon )

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 14 qershor 2023
sinankastrati09@hotmail.com

 

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.