DHELPRA VUÇIQ DHE RRUSHI I THARTË

0
343

Nga: Binak MAXHARRAJ

Policia e Kosovës sot për here te pas pas çlirimit filloi sot me patrullimin e rregullt në Veri përgjatë vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë si dhe patrolloj rreth gjithë hapesirës së Liqenit te Ujmanit.

Kjo është e natyrshme kur policia e vendit i patrollon kufijet e vetë ndërkombëtarisht të njohur. Këtu s’ka asgjë te keqe.
Por kjo nuk i pelqeu Presidentit te Serbisë A. Vuçiq cili reagoj ashpër duke theksuar se:

Shqiptarët heshturazi dhe fshehurazi po bëjnë përpjekje të “marri veriun e Kosovës”.
Kjo është e verteta se çka ai pretë nga dialogu të cilin e zvarritë qe 12 vite, atij nuk i interson pozita e serbeve te veriut por pikërishtë i intereson veriu i Kosovës.

Psë?!
Sepse pasuria e veriut të Kosovës ka vlerë te madhe është i praruar ne arë dhe minerale të çmueshme. Sipas vleresimeve ndërkombëtare veriu i Kosovës e ka vleren mbi 600 miliard dollar. Vetem veriu i Kosovës e ka vlerën 3 herë më te madhe se sa krejtë Serbia, kurse vlera e veriut te Kosovës është më e madhe se sa 10 Shqiperia.

Kurse Kosovës ia zgjatë jetën për me shumë se gjashtë shekuj.
Mu për këtë vlerë te veriut Vuçiq dhe krejtë Serbia janë te çmendur. Pra ata e done veriun e jo të drejtat e serbeve te cilat janë më te medha se çdo kund tjetrë.

Veriu është koka e Kosovës, a humbësh veriu do te thotë Kosova te mbetet pa kokë,a jetohet pa kokë jo. Këtë deshiron çetniku Vuçiq,por shqiptarët me asnjë çmim me as një kompromis te dhembshëm nuk bënë te bien ne grackë të fashizmit të Vuçiqit.

Në çdo rrethanë Kosova nuk guxon të tadheton, për veriun ia vlenë edhe te vdiset, sepse populli i Kosovës nuk ka jetë te rëhateshme pa veriun.

Kjo duhet te përfundoi si një anderr e keqe për Vuçiqin, atij duhet t’i bëhët me dije se Kosova për te është e humbur përgjithëmanë, ai vetem mund te andrroi por është i detyruar të zhgenjehet sepse veriu është i Kosovës dhe do te mbetet përjetesisht, ndonjë befasi mund ta bejnë vetem tadhetarët e kombit, por nuk ka birë nane qe guxon te shkelë në tradhëtin e vendit, kurse Vuçiq do te terhiqet sikuar ajo dhelpra e cila mundohëj ta arrijë kalaveshin e rrushit por se kapte dot ne fund e la duke thenë se rrushi është i tharbët dhe iku e turperuar. Edhe Vuçiq do te detyrohet të ikë nga veriu se është tëpër tharet për te,se është një kafshatë qe smund ta kapërdijë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.