Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla pati takim frytdhënës me Mërgatën shqiptare të Gjermanisë në Shtuttgart

0
283
Donika Gërvalla - bashkëbisedim

Luan - Asllan Dibrani Shkruan Asllan Dibrani

Dje me daten 17.03.2024 në ora 14:00 në adresën Liederhalle (Silcher Saal), Berliner PL, 70174 në Shtuttgart, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla, zhvillojë një bashkëbisedim me mërgatën në Gjermani.

Takimit i paraprinë këto pika të rendit të ditës ishin situata aktuale në Kosovë, regjistrimi i mërgatës, mësimi plotësues në gjuhën shqipe, votimi në Ambasada dhe Konsullata, rikthimi i nënshtetësisë së Republikës së Kosovës dhe tema të tjera te lira qe u debatuan nga pjesëmarrësit.

Mirëpo mos ta harrojmë ta përmendim aktivitetin dhe e radhës se këtij organizimi ishte nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Stuttgart, me kërkesën e veprimtarëve të Shoqatave, klubeve dhe shoqërive të Republikës së Baden-Württenberg-ut të Gjermanisë.

Nga Kosova kishin ardhur pos Zëvendës-kryeministreshës, njëherësh edhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zonja Donika Gërvalla-Schwarz, pjesëmarrës të këtij delegacioni ishin edhe Këshilltari i zonjës Donika Gërvalla, Prof.Dr. Rexhep Gjergji dhe, Zonja Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Deputete e Parlamentit të Kosovës.

Kryekonsulli Z.Hamdi Bërbatovci, e hapi tubimin duke i përshëndetur të pranishmit nga e cila propozoj edhe me një minutë heshtje të përcillet himni i Kosovës dhe të rënët për liri!

Më pas folën, Zonja Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Prof.Dr. Rexhep Gjergji dhe Zonja Donika Gërvalla. Zoti Hamdi Berbatovci beri edhe një përshkrim te gjendjes aktuale te Mërgatës sonë ne raport me Kosovën dhe interesat tona shoqërore.

Stafi drejtues i Konsullatës, Konulli Z. Gramoz S. Berisha, Konsullja Zonja Nurije Lule Gajtani dhe, Zonja Hanife Statovci ,Sekretareshë i dhanë takimin një përshtypje të mirë dhe mbresëlënëse shumë e domosdoshme për Mërgatën tonë shqiptare. Ata publikuan të arriturat e Kosovës dhe dashurinë e Mërgatës ndaj atdheut me një kronologjie të shkurtër përmes një video rekorderi.

Pastaj zonja Donika Gërvalla theksoj se “Mërgata jonë është pjesë e barabartë e shoqërisë, atyre iu obligohemi që t’i trajtojmë me kujdes dhe nga ta të marrim mendimet, propozimet dhe idetë si e shohin ata zhvillimin e Republikës sonë”.

Pamje e zëvendëskryeministres dhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla me Asllan Dibranin dhe Xhafer Lecin.

Pas fjalës se te lartpërmendurve u shtruan shumë pyetje të ndryshme nga veprimtarët e Mërgatës, të cilave ju përgjigj zonja Donika Gërvalla, por edhe duke i dhënë një shpjegim të gjerë edhe gjendjes aktuale politike në shkalle ndërkombëtare.

Zonja Gërvalla me këtë tubim na rikujtoj tubimet qe “Mërgata jonë” bëri shume vite aktivitete për tre pishtarët e lirisë së Kosovës dhe të trojeve tona etnike n’ish Jogosllavi, babait të Donika Gërvallesh, Jusufit, xhaxhait, Bardhosh Gërvalla dhe luftëtarit të pa ndashëm Kadri Zeka qe u vranë nga dora gjakatare e udbës jugosllave.

Sot Mërgata e Kosovës ka ndryshuar shumë ne avancimin dhe zhvillimin e saj si në arsim, kulturë dhe afarizëm ,prandaj gjithmonë ne duhet qe t‘ja shtojmë vlerat e saj dhe të mbetet promotor për Kosovën ashtu siç ishte gjatë luftës, por edhe tash pas luftës le te mbetet promotor i zhvillimit dhe financimit të saj në Kosovë duke u mbështetur se kjo qeveri është duke e bërë maksimumin e sigurisë. Ata po i sjellin ligj dhe rregull përmes luftës kundër parregullsive dhe korrupsionit qe ishte ne ish qeveritë e Kosovës.

Para tredhjet vitesh u numëronin ne gishtërinjtë e dorës, ato pak firma apo ndonjë qe kishte ndonjë banesë, apo shtëpi në emrin e vet, sot është e kundërta qe në shtetet e Evropës mund ti numrash ne gishtërinjtë e dorës ata shqiptarë qe nuk kanë krijuar kapital ,banese, shtëpi apo biznese afariste.

E njëjta gjë është edhe në SHBA, prandaj Qeveria e tanishme dhe ato qe vijnë me pas duhet te bashkëpunojnë më shumë me Mërgatën tonë shumë të fuqishme për interesat tona kombëtare qe Kombi i ynë tani gjendet në një faze tranzitore drejt Evropës dhe ndryshimeve te pozicioneve te veta strategjike edhe ne arenën ndërkombëtare. Ketë ma së miri e pasqyron vendosja e Bazave amerikane dhe te NATO-s në Shqipëri dhe bazave amerikane ne Bonstill te Kosovës. Prandaj ftojmë qe këso tubimesh te mbahen ne te gjitha shtetet e Botës siç veproj zonja Donika Gërvalla.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.