KOSOVARËT NGATËRRESTARË – MBAHEN PËR TË ZGJUAR, PËR T’I FUTUR TJERËT NË NGATËRRESË…

0
393
Forca policore në kufi me Serbinë

Forcat e policisë speciale në kufi me Serbinë nga trazirat e krijuara me dt. 31 korrik 2022.

Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Në kufirin Serbi-Kosovë kanë filluar tensionet. Është vendimi i Albin Kurtit për reciprocitet me Serbinë, që e ka krijuar këtë trazirë. Jo se vendimi nuk është i drejtë, por sa forcë ka Kosova ta imponojë atë?! Aq më tepër në kohën e një krize të madhe nga lufta Rusi-Ukrainë. Kjo do të shihet. Kosovarët (një pjesë) ka kohë që e sulmojnë Ramën, që me fillimin e Ballkanit të Hapur. Është e vështirë të flasësh me ta, se ata marrin iniciativa sikur janë SHBA, e jo shteti më i ri dhe më i pa-njohur në botë. Japin leksione lirie e drejtësie sipas mendjes së tyre. Por nuk e dinë se, që të vendosësh drejtësinë tënde, autostradën tënde, duhet more edhe me qenë i fortë. Kaq e madhe është padija e tyre, dhe protagonizmi gjithashtu, sa shpesh të shokon, nuk e përmban dot zemërimin dhe e lëshon gojën me ta.

Shqipëria e Kosova janë dy shtete shqiptare pa asnjë avion luftarak… dmth. nuk kanë ushtri që mund të ndeshen qoftë edhe me Serbinë!

“Pse nuk e sulmon Putinin?” – i thoshin Ramës. Duan me na futë në konflikt edhe me Rusinë. Kosovarët sikur i kanë bythët e mëdha e të forta si Amerika sillen në paqe, e sa ju vjen rreziku te dera, kujtohen për Ramën, e për Shqipërinë. Ku je Ramë? Ku je o anti-shqiptar…?! Pse Shqipëria nuk po na ndihmon?!

E shanin Ramën gjatë gjithë kohës, kur i kishin punët mirë, e tani kur rrezikohen nga Serbia, kujtohen për të. Unë u thoja ‘kujdes’, po kujt me i thanë? Ata sikur nuk vënë trurin në punë, por loqet. Loqe me Serbinë, loqe me Rusinë etj. Duhet more me i pasë bythët e forta Kosova me u kapë me të gjithë, a e kuptoni? Tregoni kujdes e ruani veten.

Me paqe e me diplomaci shkoni më larg. Me loqe, shkoni si Zelensky! U thoja unë disave se lufta Rusi-Ukrainë duhet të ndalet, e konflikti të zgjidhet me paqe, ata më sulmonin: je avokat rus, agjent rus, po mbështetë Rusinë… Loqevarët janë bërë ‘zogj kurvash’ – i ka ndikuar keq serbi… Fillojnë e të shajnë menjëherë sa nuk u pëlqen mendkimi i dikujt, sikur u ke gjë borxh. E kështu e shanin edhe Ramën. Por kjo mundet se i prishë me të gjithë dhe tjetri ua mbyllë derën kështu.

‘Qeni i keq’, thonë, ‘ta sjellë ujkun në torishtë’. Shani Ramën tani për marrëzitë tuaja… Me ndërkombëtarët keni ardhë duke u ftohur… Me Shqipërinë gjithashtu. Kujdes se mbeteni vetëm. Por si u kam thënë, do vijë koha e do ndeshni në veshë të shurdhër… Prandaj, tregoni kujdes! Se nuk mund të rrinë tjerët gjithë kohën duke u marrë me ju! Pa asnjë përfitim! A e kuptoni? Të gjithë kanë halle, kanë probleme, ju si duket ia krijoni vetes…

Një popull liridashës, që në histori ka qenë i pushtuar, dhe synon të vendosë drejtësi globale, absolute, romantike, se ka nja 20 vjet, që është i lirë, por nuk po din ta administrojë si duhet lirinë, që ka fituar. Vjen momenti e të tjerët të thonë: “A s’po na e sëmuni menderën fort!” Rrituni e tregohuni të kujdesshëm, se nuk jeni fëmijë të merremi gjithë kohës me ju, Drejtësia e Globit ju! Kosova nga padrejtësia e provuar kuptohet se synon të vendosë drejtësi globale, por a thua ka forcë, që ta bëjë këtë? Duhen matur forcat, para se të veprosh… se në botën reale, drejtësia është e të fortit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.