“Ti ma ke rregulluar jetën!”

0
411
Ilir Muharremi - Thyerja

Dani: Unë jam i divorcuar! Po presim ta shesim shtëpinë! Je mirë, zemër?
Niki: Të gjithë lakmojnë që të kenë një familje të mirë, një shtëpi të madhe, fëmijë, grua punëtore, para… Ti i ke të gjitha!
Dani: Përveç dashurisë! Atë nuk e kam! Të tjerat, i kam të gjitha!
Niki: Çfarë quan ti dashuri?
Dani: (ia merr dorën dhe e afron te zemra e tij) E vëren? Dëgjoje se si rreh! Sa më e shpejtë është në momentin kur trupi yt i afrohet. Dashuria për mua është përhumbje. Unë humbem në sytë e tu!
Niki: Po! Mirëpo, ju jetoni në të njëjtën shtëpi! Ndani të njëjtin shtrat!
Dani: Jo! Unë fle këtu, i vetëm në këtë divan! A do të gënjeja?
Niki: (qesh) Unë jam e tepërt në këtë mes.
Dani: Jo! Nuk je e tepërt! Ti ma ke rregulluar jetën! Ngjyrat po i shoh më kthjellët me ty!
Niki: Oh! Ndoshta dashuria jonë është e gabuar?!

Dialog nga tragjedia “Thyerja” e Ilir Muharremit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.