Arben Çokaj
Po nuk u rrëzua Rama tani, ai bën diktaturë! Kështu që Shqipëria kalon nga diktatura e Enverit te diktatura e Ramës! Kush e do diktaturën?! Unë jam kundër saj, se do më duhet ta lëshoj Shqipërinë….
Pra, mos e merrni me tifozllëk, do të izolohet Shqipëria prapë, e nuk na e ka kush fajin, vetëm ata që e mbështesin Ramën, se ai po vjedhë bukur e nuk i bëhet të ikë nga aty!
Nëse e lënë, Rama ka për t’i vjedhë e blerë edhe zgjjedhjet lokale, po ashtu prapë edhe ato qendrore, ka me shitë rrena, imazhe e iluzione. Ka me e lënë këtë popull pa bukë, më keq se deri tani. Ky popull ka për ta paguar…
Prandaj unë kam thënë se protestuesit e kësaj kohe, janë heronjtë e kohës sonë! Ata po protestojnë për më shumë liri e demokraci në Shqipëri! Po protestojnë për të ardhmen e tyre në këtë vend!
Qysh për zgjedhjet e fundit i thoja Gjelosh Kasës, mos i vidhni zgjedhjet se keni për ta çuar vendin në kaos si më 1997. Por atij i kishte mësuar Rama Latifin, e kënaqej me Latifin…
Ajo ditë erdhi, a tani po e shihni. Po nuk e ndalën Ramën, është e mundur se edhe kjo që po them tani do të vijë! Rama vjedhë bukur, e ka patologji. Do të shpëtojë sumën e tij, kuptohet. Këta që e mbështesin, pa ndonjë interes të caktuar, pse e bëjnë?! Cili është fitimi i tyre, që duan ta shohin Shqipërinë prapë të rrënuar?! A thua nuk dinë ndryshe?!











